Connect with us

Lajme nga vendi

Prokuroria Publike ngritë aktakuzë ndaj Zhan Mitrevit, rrezikon burg deri në 10 vite

Published

on

Prokuroria Publike ka ngritur aktakuzë kundër kardiokirurgut Zhan Mitrev si person fizik, si dhe kundër spitalit të tij gjithashtu me emrin “Zhan Mitrev”, informon Zhurnal.

Sipas aktakuzës, bëhet fjalë për vepër penale “mashtrim” për çka parashihet burg prej 1 deri në 10 vite.

Siaps sqarimit të prokurores Iksra Haxhi Vasileva, janë fshehur fakte kyçe dhe në këtë mënyrë është shkaktuar huti te pacientët të cilët janë mjekuar në spital.

Qëllimi i Prokurorisë është dëshmia se i akuzuari, në këtë rast Zhan Mitrev ka tentuar t’i hutojë pacientët me qëllim përfitime ilegale./Zhurnal.mk

Advertisement

Lajme nga vendi

Mullirit në Shkup i shkon fatura 260 mijë euro, në vend të miellit “bluante” Bitcoina

Published

on

EVN Elektrodistribuimi njoftoi se përmes gjetjes së një eksperti dhe kontrollit të ushtruar në një objekt biznesi, është vërtetuar një vjedhje e rëndë e energjisë elektrike direkt nga trafo-stacioni. Nga atje informojnë se ekipi për zbulimin e përdorimit të paautorizuar të energjisë elektrike ka kërkuar asistencën e MPB-së dhe përfshirjen e një eksperti, për shkak të dyshimeve për vjedhje të energjisë në një objekt biznesi në rrugën “Butelska” në Shkup.

​Bëhet fjalë për një objekt biznesi, ish-mulli, i cili përdorej për furnizimin e paautorizuar të sistemeve me karta grafike për “gërmimin” e bitkoineve.

​”Është përpiluar procesverbali për përdorim të paautorizuar, është përgatitur gjetja dhe opinioni nga eksperti i autorizuar dhe është dorëzuar kallëzim në MPB për marrjen e paautorizuar të energjisë elektrike sipas nenit 235-a të Kodit Penal. Gjithashtu, është përgatitur fatura për dëmshpërblim në vlerë prej 16 milionë denarësh”, thuhet në njoftimin e Elektrodistribuimit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN NË NJË PARTI? DO TË NDODH SË SHPEJTI…

Published

on

Koalicioni VLEN po hapëron shpejtë drejt shndërrimit në një parti të vetme. Kështu thotë kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, i cili bën të ditur se nuk diskutohet vetëm çështja e kryetarit të partisë, por fokusi është në strukturimin sa më të mirë të këtij subjekti politik.

Takime të shpeshta, së paku dy herë në javë, po bëhën për shndërrimin e koalicionit VLEN në një parti politike. Kështu thotë kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami i cili potencon se nuk është çështje vetëm e kryetarit të partisë po edhe e strukturimit të përgjithshëm të partisë.

Kasami tha se nuk janë vetëm 4 partitë kryesore por se VLEN mendon se strukturimi duhet të bëhet edhe me konsulta të tjera, si partitë e reja dhe individë tjerë që dëshirojnë që t’i bashkohen VLEN-it.

VLEN lindi si koalicion para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024, arriti të konsolidohet në një koalicion mes Lëvizjes Besa, Lëvizjes Demokratike, Alternativës dhe ASH-së së Taravarit aso kohe. Pavarësisht rezultatit jo shumë të  favorshëm në zgjedhjet parlamentare, në zgjedhjet e fundit lokale VLEN doli fitues në shumicën e komunave me shumicë shqiptare.

Continue Reading

Lajme nga vendi

SAFE CITY: NUK KA GJOBA PËR HYRJE NË SEMAFOR TË GJELBËR

Published

on

Qytetarët që hyjnë në udhëkryq me dritë të gjelbër, por mbesin të bllokuar për shkak të ngarkesës në komunikacion dhe më pas u ndizet drita e kuqe, nuk do të gjobiten nga sistemi Safe City. Kështu bëri të ditur policia e Tetovës, duke sqaruar se çdo gjobë e shqiptuar gabimisht mund të ankimohet në SPB Tetovë, ndërsa Komuna paralajmëron vendosjen e semaforëve të rinj për lehtësimin e qarkullimit.Transmeton Tv Koha

Qytetarët që futen në të të gjelbërt por mbesi në udhëkryq për shkak të ngërçit në komunikacion dhe më pas ndizet drita e kuqe, nuk do të gjobiten nga Safe City.  Kështu thotë Muhamet Ademi nga policia e Tetovës kur u pyet për udhëkryqin te shkolla e mesme e mjekësisë, i cili bëri apel që edhe nëse dikush gjobitet për kalim në semafor të kuq, por në të vërtetë ka hyrë në gjelbërt, mund të drejtohet te SPB TETOVË për ta ankimuar atë vendim.

Nga ana tjetër kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami thotë se në Tetovë do të vendosen semaforë të rinj më bashkëkohor që do të mundësojnë qarkullim më të lehtë për qytetarët.]

Profesori i komunikacionit Agim Neziri thotë se në Tetovë akoma nuk janë pjekur kushtet për të funksionuar ky sistem, pasi që ka mangësi në shenja dhe mosfunksionim adekuat në semaforë.

Për ndryshe në Tetovë ka radar të Safe City në 3 lokacione, një në hyrje të Tetovës nga Shkupi, një në rrugën industriale afër Ecolog dhe një në bulevardin e Ilindenit, tek shkolla e mesme e mjekësisë që përveç shpejtësisë, kontrollon edhe shkeljet e rregullave të sinjalizimit ndriçues.

Advertisement

Ndwrkaq sa i përket paralajmërimeve për radar që janë vetëm në gjuhën maqedonase përgjat autostradës në zonën dhe rrethinën e Tetovës, Kasami tha se do të parashtrojnë kërkesë zyrtare në institucionet qëndrore që të njëjtat të bëhen edhe në gjuhën shqipe. Transmeton Tv Koha

Continue Reading

Më të lexuarat