Connect with us

Lajme nga vendi

Vit I begatshëm në aspektin kulturor në Tetovë

Published

on

Komuna e Tetovës ka ndarë mbi 4 milion denarë në fushën e kulturës për vitin 2023. Me këtë rast, aktivitetet e komunës këtë vit do të jenë të orientuara në drejtikm të inicimit, nxitjes për  një qytet të begatuar në aspektin e kulturës. Kësisoji, planifikohet themelimi I manifestimeve të reja kulturore artistike që në të ardhmen ata të jenë edhe tradicionale.Ndër manifestimet më të veçanta do të jenë, dita e komunës së Tetovës, kultura inkluzive, java e trashëgimisë kulturore, ndërsa në prill pritet të zhvillihet evenimenti Tetova lexon dhe kështu me rradhë.Pritet që të ketë edhe organmizime tjera për nder të mërgimtarëve.

Krahas kësaj, poashtu  nga komuna e Tetovës bëjnë të ditur se do të ketë edhe manifestime gjatë muajit nëntor dhe dhjetor sidomos për festat e nëntorit.Programa për kulturë është miratuar gjatë seancës së fundit të këshillit të komunës së Tetovës.TV KOHA

 

Advertisement

Lajme nga vendi

KUSH QËNDRON PAS ALARMEVE PËR “BOMBA” – AUTORITETET PA PËRGJIGJE!

Published

on

Sektori, Ministria e Punëve të Brendshme edhe më tej pa përgjigje se kush qëndron pas alarmeve për bomba nëpër shkollat e mesme të Tetovës.

Udhëheqësi i Arsimit në Komunën e Tetovës, është shprehur se kanë dërguar shkresa vazhdimisht për alarmet, si në policinë e Tetovës po ashtu edhe në MPB, por pa përgjigje.

Ndryshe nga Gjimnazi “7 Marsi”, “Kiril Peçinoviq” dhe Mjekësia, në shkollën e mesme Ekonomike alarmet e rreme për bomba kanë mbërritur edhe në e-mailat privat të disa të punësuarve.

Përgatiten për të hartuar program për zëvendësim të orëve të humbura nga nxënësit.

“Ditëve të fundit kemi qenë cak i kanosjeve të dërguara në formë elektronike përmes emailave të shkollës por edhe emailat privat të anëtarëve të menaxhmentit. Këto veprime i cilësojmë si të papranueshme shqetësuese dhe me qëllim prishjen e harmonisë dhe krjuimin e ndjenjës së frikës. Tetë apo nëntë herë jemi kërcënuar përmes emailave zyrtar dhe tre herë përmes emailave privat”.

Advertisement

 U drejtuam edhe në MPB, sektori i Tetovës, nga ku vazhdojnë të deklarohen se hetimet vazhdojnë, ndërsa pranojnë se nuk ka ende asnjë pistë dyshimi se kush mund të jetë dërguesi i emailave.

Nxënësit e shkollave të mesme të Tetovës, madje edhe kanë protestuar para SPB së Tetovës muaj më parë, për të shprehur revoltën e tyre kundër humbjeve të orëve dhe kundër kontrolleve në shkolla nga policia e zakonshme, dhe jo nga skuadra kundër bombave.

Continue Reading

Lajme nga vendi

REAL – CITY, PSG – BARCA MUND TË PËRBALLEN NË 1/8 E FINALES?!

Published

on

Sistemi i ri në Ligën e Kampionëve duket se nuk njeh favoritë.

Shumë prej gjigantëve evropianë u detyruan të luanin në fazën “play-off”, ku disa prej tyre  e përfunduan aventurën. I tillë është rasti me klubet italiane Interi dhe Juventusi, të cilët nuk do t’i shohim në fazën e 1/8 së finales.

Një vend mes 16 skuadrave më të mira, përmes raundit të parë eliminator, siguruan edhe rekordmeni i trofeve Real Madrid si dhe kampioni në fuqi Paris Saint-Germain.

Tashmë rruga e këtyre dy ekipeve drejt trofeut do të jetë edhe më e vështirë.

Kundërshtarë të mundshëm për “mbretërit” mund të jenë futbollistët e Manchester City të drejtuar nga Pep Guardiola, ose një udhëtim i vështirë në Lisbonë ndaj Sporting.

Advertisement

Ndërkohë, parizienët mund të përballen me spanjollët e FC Barcelona ose me anglezët e Chelsea FC.

Shorti për fazën e 1/8 së finales do të hidhet në Nyon të premten në orën 12:00.

Çiftet e mundshme të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve:

·         Paris Saint-Germain – Barcelona ose Chelsea

·         Real Madrid – Manchester City ose Sporting Lisbonë

Advertisement

·         Galatasaray – Liverpool FC ose Tottenham Hotspur

·         Atalanta BC – Arsenal FC ose Bayern Munich

·         Neëcastle United – Chelsea ose Barcelona

·         Atlético Madrid – Tottenham ose Liverpool

·         FK Bodø/Glimt – Manchester City ose Sporting Lisbonë

Advertisement

·         Bayer Leverkusen – Bayern Munich ose Arsenal

Ndeshjet e para të 1/8 së finales janë planifikuar për 10 dhe 11 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit një javë më vonë.

Çerekfinalet do të zhvillohen më 7 dhe 8 prill, si dhe më 14 dhe 15 prill.

Gjysmëfinalet e para do të luhen dy javë më pas, ndërsa ndeshjet e kthimit më 5 dhe 6 maj.

Finalja e madhe do të zhvillohet në Budapest më 30 maj.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

MICKOSKI: S`KA “PAZARE” POLITIKE ME NJERËZ SI GRUBI!

Published

on

Në seancën e sotme parlamentare kushtuar pyetjeve të deputetëve, Deputeti I VMRO-DPMNE-së, Lupço Prenxhov, ka pyetur Kryeministrin Mickoski nëse ka patur marrëveshje për kthimin dhe lirimin e Artan Grubit.

Në përgjigjen e tij, Kryeministri Mickoski potencoi se nuk mund të ketë marrëveshje me njerëz, sic tha, që kishin dëshiruar fundin e tij duke shtuar se Grubi është I siguruar, kurse tani fillon, sic tha, agonia për disa individë.

“Nuk kam asgjë kundër që dikush ta akuzojë Qeverinë se ka ndonjë marrëveshje, por të logjikojmë. Unë si njeri isha më I sulmuari nga I njëjti person. Në festën e “Faljes” u ngritën drone në pronën e motrës sime dhe ajo pronë prezantohej si e imja. Dhe, tani sipas një logjike të cuditshme, unë si Kryeministër arrijë marrëveshje me këta që donin fundin tim politik. Kjo s`ka asnjë logjikë”

Edhe sot nuk kanë munguar përplasjet politike lidhur me rastin “Grubi”. Socialdemokratët vazhdojnë të insistojnë se bëhet fjalë për “pazare” politike.

“Zbulohet secila pjesë e skenarit të dakorduar dhe pazareve politike me të cilët u rrënua shteti juridik. Shfaqje me regji në kufi, mungonte vetëm tapeti i kuq për Grubin. Një skenar i mirëmenduar me mbështetje mediale të 40% të mediave nën kontrollin e VMRO-së përmes Orbanit”

Advertisement

Asgjë nuk është më si më pare – thuhet në reagimin e sotëm të koalicionit VLEN. Sipas tyre, ka filluar përplasja e brendshme në BDI.

A është frika nga momenti kur hija e Ali Ahmetit do të nisë të flasë dhe kur të dalin në dritë emra, skema dhe role, ajo që e shtyn dikë të përdorë metoda mafioze frikësimi? Kush nga BDI po i kërcënohet Artan Grubit? Kush brenda BDI-së i kërkon Grubit ta respektojë kodin mafioz të omertës, heshtjen dhe mosbashkëpunimin me institucionet?

Ndërkohë pas thirrjeve të Ministrit për Drejtësi, Igor Filkov, lidhur me vendimin që Grubi të shkojë në arrest shtëpiak, Këshilli I Prokurorëve Publik përmes një komunikatë reagoi se në këtë fazë të procedurës nuk ka kompetenca të kryejë mbikqyrje ndaj veprimit ligjor të prokurorëve publik.

Prokuroria Publike të martën njoftoi se për vendimin që Grubi të shkojë në arrest shtëpiak ishin plotësuar kushte specifike, respektivisht MPB-ja dhe Agjencia për Siguri Kombëtare kishin vlerësuar se në Burgun e Shutkës, Grubit nuk mund t`i garantohet siguria.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat