Lajme nga rajoni
Parlamenti Evropian në rend dite liberalizimin e vizave për Kosovën
Në Komitetin e Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, të enjten (sot) do të jetë temë e diskutimit edhe liberalizimi i vizave për Kosovën, marrëveshja trepalëshe, ku do të votohet.
“Votime: Propozimi i Parlamentit për rregullat për votimin e evropianëve dhe qëndrimin në zgjedhjet komunale në shtetet tjera të BE-së (rapor. Joachim Brudzinski). Liberalizimi i vizave me Kosovën – marrëveshja trepalëshe (rapor. Thijs Reuten)”, është njoftuar në faqen në Twitter të Komitetit.
Për votimin ka njoftuar edhe eurodeputeti holandez Thijs Reuten.
“Pas marrëveshjes shumë gjatë të pritur, që u arrit mes shteteve anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën, ne do ta mbajmë ritmin në Parlamentin Evropian. Votim në Komitetin këtë të enjten”, ka shkruar në Twitter.
Deri më tash nga Parlamenti Evropian ka pasur mbështetje të fuqishme për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Parlamenti kishte bërë edhe presion ndaj vendeve të Bashkimit Evropian që sa më parë të miratojnë vendimin për t’i hequr vizat për qytetarët e Kosovës, të cilët janë të vetmit në rajon që nuk mund të udhëtojnë në BE pa viza./alsat/
Lajme nga rajoni
VUÇIQ: ARMATIM TË RI KUNDËR ALEANCËS ZAGREB – TIRANË – PRISHTINË!
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se vendi i tij po përballet me presione të ndryshme politike nga rajoni, duke përmendur në mënyrë direkte Prishtinën, Tiranën dhe Zagrebin, dhe paralajmëroi blerje të reja ushtarake.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar armatim të ri duke propozuar miratimin e një strategjie për robotizimin e forcave të armatosura serbe.
Sipas tij, plani përfshin krijimin e njësive ushtarake të pajisura me platforma robotike dhe dronë sulmues me rreze të gjatë veprimi, si dhe përdorimin e municioneve “fluturuese”.
Me paralajmërimin e armatimit të ri, Vuçiqi duket se i referohet aleancës ushtarake midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.
“Situata e sigurisë është disi më komplekse sesa në janar, kur e trajtuam atë, kryesisht për shkak të veprimeve dhe aktiviteteve të mëtejshme të aleancës ushtarake të Prishtines, Tiranës dhe Zagrebit. Angazhimi ynë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit nuk ka ndryshuar, dhe ne mund ta ruajmë atë vetëm nëse jemi mjaftueshëm të fuqishëm”
Vitin e kaluar, Kosova dhe dy shtete të rajonit të Ballkanit Perëndimor që janë pjesë e NATO-s, Shqipëria dhe Kroacia, nënshkruan marrëveshje për thellim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.
Përfaqësuesit e tri vendeve thanë atëkohë se do të rrisin ndërveprueshmërinë e ushtrive përmes edukimit, trajnimit dhe stërvitjeve të përbashkëta, si dhe do të angazhohen në luftimin e kërcënimeve hibride.
Ata theksuan se aleanca mes tyre nuk është e drejtuar kundër askujt, por Vuçiq, në disa raste, e përshkroi atë si kërcënim për Serbinë.
Lajme nga rajoni
Një pjesë e kompleksit te “5 maj” u shkrumbua ditën e sotme, inxhinieri nxjerr dokumentin: Ngjarja u paralajmërua por s’na dëgjoi njeri
Inxhineri gjeodet, Romeo Nazarko ka publikuar disa dokumente përmes së cilave tregon se ngjarja që alarmoi ditën e sotme zonën e “5 majit” ka qenë e paralajmëruar.
Në postimin e bërë në Facebook-un e tij Nazarko shkruan se kohë më parë, nëpërmjet një shkrese drejtuar Kuvendit në vitin 2024, u kërkua informacion për djegien e të njëjtës ndërtesë te “5 maj”, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.

Në kërkesën drejtuar Kuvendit me qëllim për të marrë informacion për djegien e kompleksit, shkruhet se ndërtesa është përfshirë nga flakët për shkak të materialeve që janë përdorur jashtë standarteve.
Nga ana tjetër, prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari ka konfirmuar shguarjen totale të zjarrit pranë QSUT-së.
Lajme nga rajoni
Nga Skënderbeu te Nënë Tereza dhe Ismail Qemali, Kryeministri Rama promovon Samitin e Diasporës me videon e realizuar me IA
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në rrjetin social Facebook një video të realizuar me Inteligjencë Artificiale, përmes së cilës promovon Samitin e IV të Diasporës.Në videon e shpërndarë, shfaqen disa prej figurave më të njohura të historisë shqiptare, të rikrijuara me teknologji moderne, si Gjon Buzuku, Ismail Qemali, Skënderbeu, Nënë Tereza, Fan Noli, vëllezërit Frashëri, Faik Konica, Jeronim De Rada dhe figura të rëndërishme që kanë kontribuuar në formimin e Shtetit shqiptar.
Përmes këtij materiali vizual, kreu i qeverisë njofton zhvillimin e Samitit të IV të Diasporës, i cili do të mbahet më 13, 14 dhe 15 prill. Videoja synon të sjellë një ndërthurje mes historisë dhe teknologjisë, duke i dhënë një dimension modern promovimit të një prej eventeve më të rëndësishme për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.Top Channel
-
Lajme nga bota3 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni3 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Sport3 weeks agoBARDHI: NËNVLERËSIMI VETËM SE NA MOTIVON KUNDËR DANIMARKËS!

