Lajme nga vendi
Më së ftohti sot në mëngjes ishte në Kodër të Diellit minus shtatë
Më së ftohti sot në mëngjes ishte në Kodër të Diellit ku janë matur -7 gradë, në Mavrovë ishte-4, Krushevë, Dibër dhe Ohër -2, në Tetovë -1.
Në vendet e tjera temperatura është mbi zero, në Shkup 4, ndërsa më ngrohtë është në Gjevgjeli 6 gradë.
Shtresë të borës ka vetëm në Kodër të Diellit me lartësi prej 10 centimetra.
Gjatë natës mbizotëroi mot i ndryshueshëm me vranësira me më shumë vranësira në pjesët lindore.
Gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me erë të dobët nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 4 deri në 12 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite me periudha më të mëdha dielli. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë në 8 gradë.
Lajme nga vendi
Në Kodrën e Diellit shtresa e borës është 30 centimetra
Më së shumti reshje shiu në 24 orët e fundit ka pasur në Demir Kapi dhe Shtip, ndërsa temperatura minimale më e ulët mëngjesin e sotëm është shënuar në Berovë, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Në Demir Kapi dhe Shtip kanë rënë 6 litra për metër katror, 4 – Radovish – Pozhar, Kavadar, Vinicë, 3 – Strumicë, 2 – Prilep, Berovë, 1 – Kriva Pallankë, Krushevë, Manastir, Topolçan, Veles, Kodra e Diellit.
Mëngjesin e sotëm janë regjistruar -5 gradë celsius në Berovë, -4 – Kodra e Diellit, -3 – Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë, Veles, Tetovë, Strumicë, Manastir, -2 – Shtip, Prilep, Demir Kapi, -1 – Shkup-Zajçev Rid, Kavardarci, Krushevë, Mavrovë, Gjurishte, Pozharan, Vinicë, Gjevgjeli, Pretor, 0 – Topolcani, Ohër.
Deri në orën shtatë të mëngjesit të sotëm shtresa e borës në Kodrën e Diellit ishte tridhjetë centimetra.
Lajme nga vendi
Aksion i madh policor në rajonin e Tetovës, bastisje dhe arrestime në Bërvenicë
Një aksion i gjerë policor është zhvilluar sot në orët e mëngjesit në fshatin Bërvenicë nga zyrtarët e SPB Tetovë. Sipas burimeve jozyrtare nga vendngjarja, policia ka kryer kontrolle në disa shtëpi dhe objekte, duke vepruar me urdhër gjykate.
Gjatë bastisjeve në disa lokacione brenda fshatit janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, municion, si dhe sasi e konsiderueshme e lëndëve narkotike, të cilat dyshohet se kanë qenë të destinuara për përdorim dhe shpërndarje.
Burimet bëjnë të ditur se disa persona janë privuar nga liria dhe janë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejshme dhe dokumentimin e plotë të rastit. Prona e sekuestruar përfshin armë pa dokumentacion përkatës dhe substanca të dyshimta narkotike.
Nga SPB Tetovë ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me aksionin, ndërsa pritet që detaje shtesë të bëhen publike gjatë orëve në vijim.
Lajme nga vendi
Mickoski nuk leshon pe për “Safe City”: Nëse duhet edhe Qeveria të bie, jam i përgatitur për këtë rrezik
Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski, në emisionin Click Plus në TV21, duke folur për projektin “Safe City”, theksoi se është i përgatitur të marrë rrezik politik, madje edhe nëse kjo çon në rënien e Qeverisë.
Mes tjerash, kryeministri potencoi se qëllimi nuk janë gjobat, por veprimi edukativ dhe parandalues.
“Qëllimi nuk është të arkëtohen gjoba. Së pari, ekziston tolerancë – nëse vozitet deri në 5 kilometra mbi kufirin e lejuar, nuk do të ketë gjobë. Nëse tejkalohet shpejtësia për më shumë se 10 kilometra, atëherë do të ketë sanksione. Por, sërish po e theksoj: qëllimi nuk janë gjobat, por veprimi edukativ dhe parandalues”.
“Nëse kjo Qeveri duhet të bjerë për shkak të ‘Safe City’, e më pas të vijë një Qeveri tjetër që ta shfuqizojë projektin dhe secili të vozisë si të dojë, atëherë në rregull – jam i gatshëm ta marr këtë rrezik”, deklaroi Mickoski./TV21/

