Lajme nga rajoni
The New York Times rendit lumin Vjosa mes vendeve për t’u vizituar në 2023, Rama: Në pranverë e shpallim Park Kombëtar
Lumi i Vjosës është renditur si një nga vendet më të bukura për t’u vizituar përgjatë vitit 2023 në një artikull të publikuar nga The New York Times.
Media prestigjioze amerikane e renditur Vjosën në vendin e 8-të nga 52 vende në botë që rekomandon për tu vizituar, si një bukuri e rrallë e Evropës me ekositem unik.
Artikullin e ka përshëndetur edhe kryeministri Edi Rama, i cili e ka cilësuar Vjosën si mbretëreshën e lumenjve të Europës ku në pranverë pritet të shpallet si Parku I parë Kombëtar i një lumi të egër në Evropë duke e bërë 2023 vitin e Vjosës.
“Mirëmëngjes dhe me mbretëreshën e lumenjve të Evropës në gazetën më të madhe amerikane The New York Times, që sugjeron Vjosën ndër të parat në listën e vendeve për t’u vizituar me patjetër për vitin 2023, duke e cilësuar si bukuri e rrallë, ekosistem unik dhe me vendimin që do të marrim këtë pranverë e shpallim Parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër në Evropë, për ta bërë vitin 2023, vitin e Vjosës, ju uroj një ditë mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
Në shkrimin e saj, The New York Times fton turistët që të shijojnë bukuritë e Vjosës duke ecur me biçikletë nëpër kanionet dhe luginat e një prej rrugëve ujore të fundit të pazbutura të Evropës.
Artikulli i The New York Times
Mbrojtja e Vjosës , një nga lumenjtë e fundit të Evropës, nuk ka qenë e lehtë. Pas një dekade projektesh të propozuara që kërcënonin të ndryshonin rrjedhën e egër të rrugës ujore, ekosistemet e saj të panumërta dhe luginat e saj të mbushura me komunitete të lashta, qeveria shqiptare nënshkroi një angazhim qershorin e kaluar për të krijuar Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa .
Realizimi i këtij zotimi, i planifikuar të bëhet realitet në vitin 2023, do të krijojë një model global ruajtjeje duke ruajtur shtrirjen e vendit me kanione prej 120 milje të rrugës ujore nga 169 milje e cila shkon nga malet Pindus në Greqi deri në detin Adriatik si dhe duke përfshirë rreth 60 milje nga degët e lumit.
Për udhëtarët në shtigje si rruga e re e çiklizmit të UNESCO-s në Shqipëri (hapja në janar 2023), e cila kalon përgjatë lumit dhe viziton vendet e Trashëgimisë Botërore si qyteti i Gjirokastrës, Vjosën dhe sistemin e saj lumor, me mbi 1 100 lloje kafshësh, inkurajon zbulimin e tyre, të vendbanimeve alpine, ku vendasit mirëpresin aventurierët për kafe, raki (raki frutash vendase) dhe një shans për të ngrënë ushqimin ballkanik. /Telegrafi/
Lajme nga rajoni
Kaos në Novi Sad – policia hyn me forcë në Fakultetin e Filozofisë, përdorën forcë për të nxjerrë jashtë të gjithë ata që ishin brenda
Studentët e Fakultetit të Filozofisë në Novi Sad kanë bllokuar të mërkurën ndërtesën e institucionit pasi profesoreshës Jelena Kleut iu dorëzua një urdhër shkarkimi.
Megjithatë, pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme Serbe përdorën forcë për të nxjerrë jashtë të gjithë ata që ishin brenda ndërtesës, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas mediave serbe, Policia e Emergjencave dhe Xhandarmëria, të pajisura plotësisht për të shpërndarë demonstratat, ngritën një kordon përpara fakultetit.
Një gazetar i N1 Serbia raportoi se u përdor forcë e madhe për të nxjerrë jashtë studentët nga ndërtesa e Fakultetit të Filozofisë dhe se një studenti iu thye hunda.
Policia thuhet se më parë i kishte paralajmëruar studentët të largoheshin nga ndërtesa.
“Mendoj se të gjithë studentët dhe profesorët u nxorën jashtë nga Fakulteti i Filozofisë, vetëm administrata dhe policia mbetën”, citohet të ketë thënë një student.
Siç kujtojnë mediat, më 17 janar, studentët mbajtën një protestë të titulluar “Çfarë do të thotë fitorja?” në Sheshin e Lirisë në Novi Sad, qëllimi i së cilës ishte përgatitja për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe fushatën zgjedhore.
Studentët njoftuan se kjo protestë do të shënonte fillimin e një faze të re në zhvillimin e të gjithë lëvizjes studentore.
Lajme nga rajoni
Edi Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes, Shqipëria anëtare themeluese
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dërguar Presidentit amerikan Donald J. Trump përgjigjen për ftesën për të marrë pjesë në Bordin e Paqes për Gazën. Rama shprehet i gatshëm të kontribuojë në këtë nismë ndërkombëtare që synon promovimin e paqes dhe stabilitetit global. Ftesa përfshin edhe Shqipërinë si anëtare themeluese, dhe së shpejti do t’i paraqitet Kuvendit për miratim. Rama vlerëson partneritetin e palëkundur mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
https://www.facebook.com/ediramaal/posts/1439541327541524?ref=embed_post
Lajme nga rajoni
Arrestohen dhjetë persona në Greqi! Instaluan softuer në pika karburanti që tregonte më shumë karburant sesa mbushej nëpër automjete
Nga mëngjesi i sotëm, në Greqi po zhvillohet një aksion policor në më shumë rajone të vendit për shkatërrimin e një organizate kriminale që kishte instaluar një softuer të veçantë në pikat e karburantit për të dhënë sasi më të vogla karburanti se ato të shfaqura.
Policia greke njoftoi se deri tani janë arrestuar dhjetë persona, ndërsa aksioni po zhvillohet në rajonin e Atikës (përreth Athinës), në Selanik, Tesali, si dhe në Greqinë qendrore, veriore dhe verilindore.
“Anëtarët e organizatës, me softuer të paligjshëm të instaluar në pikat e karburantit, mashtronin qytetarët duke u dhënë sasi më të vogla karburanti se ato të shfaqura”, informoi policia.
Aksione të ngjashme për zbulimin e organizatave kriminale që, përmes softuerit të veçantë, në thelb “vidhnin” karburant nga qytetarët, janë zhvilluar edhe gjatë vitit të kaluar.
Në mars u arrestuan mbi 55 persona, anëtarë të dy organizatave kriminale, dhe u zbulua se softueri ishte instaluar në mbi 50 pika karburanti në gjithë Greqinë, ndërsa dy muaj më vonë u mbyllën pesë pika karburanti në Selanik dhe Athinë.

