Connect with us

Lajme nga vendi

Këndi Amerikan në Tetovë shënon 15 vjetorin

Published

on

Këndi Amerikan në Tetovë me një ceremoni solemne, ka shënuar 15 vjetorin e themelimit të tij.Për të shënuar këtë përvjetor, në Këndin Amerikan mysafirë ishin shumë përfaqësues të instituicioneve lokale me të cilët këndi amerikan tashmë ka një bashkëpunim ndërinstuticional.Ndërkaq, të pranishmit i përshëndeti Eric Meyer  zëvendësambasador i SHBA-ve në Shkup.Me këtë rast, ai tha se Këndi Amerikan është  bërë shtyllë e komunitetit duke i shërbyer jo vetëm Tetovës por edhe komuniteteve përreth.Gjatë fjalimit të tij, zëvendësambasadori Meyer, tha se këndi amerikan është gjithashtu dhe një qendër e testimit të TOEFL dhe pasi të përfundojmë këtu do hapim një tjetër qendër të testimit TOEFL në universitetin e Tetoves duke vazhduar të sigurojmë mundësi për njerëzit që duan të studiojnë anglishten dhe të testohen për anglishten gjithashtu”, tha zëvendësambasadori i SHBA-ve, raporton Tv Koha-Tetovë.

“Ne vërtet e shohim këtë kënd  si degë  të zgjatur  të ambasadës prandaj puna që bëhet këtu është shume e ëendesishme. Shumë gjera kanë ndryshuar në 15 vite. 15 vite me parë SHBA dhe Republika e Maqedonisë ishin ishin partnere tani SHBA dhe Maqedonia e veriut janë aleate, jemi aleatë në Nato.Ne punojmë ngushtë me njëri-tjetrin për disa çështje. Une e di se në kendin amerikan ka disa klube, klubi EU, klubi Nato, që do të thotë se ju të gjithë jeni duke diskutuar për çështje që janë shumë të rëndësishme për Shba por edhe për vendin tuaj. Ne vërtet e vlerësojme punën që ju bëni dhe shpresojmë edhe për shumë vite të tjera punë së bashku. E di se tani numri i anëtarve është pesë fishuar dhe sot numëroni mijëra anëtar  ne alumnin e këndit amerikan këtu në Tetovë. Disa prej tyre jane bërë politikan, sipërmarrës, biznesmen dhe është me të vërtete inspiruese”, tha Eric Meyer  zëvendësambasador i SHBA-ve në Shkup.

Ndërkaq, tashmë këndi amerikan do të ketë zyrë edhe në Universitetin e Tetovës.Rektori i Universitetit të Tetovës Kushtrim Ahmeti, tha se është nënshkruar marrëveshje që brenda këtij universiteti të ketë hapësirë amerikane, ku do të mbahet edhe testimi TOEFL.

Gjatë shënimit të përvjetorit të 15 të këndit amerikan, nga ana e zëvendësambasadorit Eric Meyer, janë ndarë mirënjohje për disa anëtarë, instuticione dhe media, në mesin e tyre edhe për Televizionin Koha. (Urim HASIPI/Tv Koha).

Advertisement

Lajme nga vendi

Qytetarët çojnë “Safe City” në Kushtetuese

Published

on

Disa qytetarët përmes një nisme i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e sistemit Safe City. Sipas tyre, përmes dërgimit të sms porosive bëhet shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdoren të dhënat personale dhe cenon sigurinë në trafik.

Përveç nismës në kushtetuese, grupi iniciues ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare, punë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim i të dhënave personale. Në nismë është potencuar edhe drejtësia selektive dhe diskriminimi gjeografik.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Strasburgu e obligon Maqedoninë: Brenda 3 muajve duhet të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike

Published

on

Maqedonia humbi rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – shteti është i detyruar brenda tre muajve të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike ndaj kompanive private, sepse nuk janë respektuar vendimet e gjykatave që kanë marrë fuqi ligjore, përcjell TV21. Vendimi konstaton se me të ashtuquajturat “korniza” nga Ligji për Ekzekutimin, është shkelur Neni 6 i Konventës Evropiane – e drejta për një proces të drejtë dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Avokati Viktor Bozhinovski paralajmëron se ndërmarrjet publike nuk mund të fshihen më pas “mjeteve të nevojshme për punë” dhe do të jenë të detyruara të shlyejnë borxhet. Sipas analizave, kompanitë shtetërore detyrohen mbi 358 milionë euro, ndërsa borxhi i përgjithshëm “i brendshëm” i institucioneve në fund të marsit ka arritur 651 milionë euro.

Borxhlinjtë më të mëdhenj janë “Nomagas”, Hekurudhat – Transport dhe Infrastrukturë dhe EMV. Gjykata Evropiane thekson se mungesa e buxhetit ose e burimeve nuk mund të shërbejë si justifikim për mos-ekzekutimin e vendimeve gjyqësore./tv21.tv

Continue Reading

Lajme nga vendi

Nga 1 janari ulen shpenzimet për rrymën, KRRE i ul tarifat e rrjetit

Published

on

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë kostot e energjisë elektrike, përcjell TV21. Nga 1 janari, tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucioni ulet me 3.64%, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO ulet me 2.67%. Ulje ka edhe në çmimin e MEMO, me 3.40%.

Me vendimin e sotëm, të gjitha elementet që e përbëjnë çmimin final të rrymës tashmë janë të qarta – çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit si dhe blerjet për humbjet në sistem. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Home, nën mbikëqyrjen e KRRE-së, të bëjë përllogaritjen dhe të publikojë çmimet finale sipas blloqeve.

“Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36%”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.

Continue Reading

Më të lexuarat