Connect with us

Lajme nga vendi

Ndryshimet e Ligjit për Marrëdhënie Pune, sindikalistët me vërejtje dhe propozime konkrete

Published

on

Çdo i dyti i punësuar në Maqedoni është me kontratë në afat të shkurt kohor. Shumicës së të punësuarve nuk iu paguhet shtesa sipas përvojës dhe stazhit. Disa punëtorë madje detyrohen që k-15 ta kthejnë në kompaninë ku punojnë. Jo pak të tjerëve u paguhet çereku i mëditjes që ju takon kur punojnë të dielave. Iu mohohet e drejta e shfrytëzimit të 22 ditëve pune të pushimit vjetor. Këto janë vetëm disa nga gjetjet, për të cilat Lidhja e sindikatave ka tërhequr vërejtjet që të pamundësohen në praktikë me prurjen e Ligjit për marrëdhënie pune. Kritika të shumta ndaj Ministrisë për PPS ka nga LSM-ja, në debatin publik për propozim ligjin për marrëdhënie pune.

“Ajo çfarë na shqetëson më tepër është qëndrimi i MPPS që do të jetë në dëm të rreth 700 mijë të punësuarëve në sektorin publik dhe privat, heqja e marrëveshjeve kolektive. Përkatësisht, ato ujdi të aplikohen në kohëzgjatje të caktuar, pastaj dispozitat të zbatohen maksimumi 1 vit. Kjo dmth që punëtorët në sektorin publik dhe privat do ti humbasin të gjitha të drejtat që tu paguhet shtesa sipas përvojës dhe stazhit, mëditjet që ju takojnë kur punojnë të dielave dhe festave apo puna pas orarit. Duan që ta minojnë sindikatën dhe ti shkelin të drejtat e punëtorëve dhe ti ngritin punëdhënësit në pozita”, tha Slobodan Trendafilov, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Kërkesa e Sindikalistëve është që marrëveshjet në afat të caktuar mos të rilidhen pas çdo muaji për mos t’i mbajtur punëtorët në situata të pasigurta, por të jetë më së shumti 3 herë për periudhën që do caktohet. Sindikatat kërkojnë një vit, punëdhënësit kërkojnë 3 vjet, kurse MPPS kërkon të gjej një mes që të jetë maksimumi dy vjet.

“Vlerësojmë që ndryshimet do të pengojnë punëdhënësit ta keqpërdorin të punësuarin në bazë të arsyetimit si tepricë teknologjike që ti nxjerrin nga puna ata në moshë.. Në fakt tu bëjmë që këto përjashtime tu kushtojnë më shtrenjtë se sa ti mbajnë në punë. 40 vërejtje tjera jetike janë dorëzuar te MPPS, presim prej tyre shqyrtim të arsyeshëm në detaje, ne do të marrim pjesë në të gjitha debatet publike dhe me ekipet tona do të alarmojmë opinionin. Deri më tani ujdia ishte që të diskutojmë në nivel të grupeve të punës, diku më zëshëm e diku më pak”, u shpreh Sllobodan Trendafilov, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Sipas pritjeve, këto ndryshime ligjore procedurat parlamentare duhet t’i kalojnë në pranverë, për të hyrë në fuqi para hapjes se kapitullit përkatës në maj në negociatat e anëtarësimit me BE-në. Nga Ministria mbeten në qëndrimin që do të unifikojnë të gjitha kërkesat e sindikalistëve dhe të punëdhënësve për të gjetur një kompromis të qëndrueshëm që do të jetë i plotfuqishëm me ligj. /Alsat.mk

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

VLEN NË NJË PARTI? DO TË NDODH SË SHPEJTI…

Published

on

Koalicioni VLEN po hapëron shpejtë drejt shndërrimit në një parti të vetme. Kështu thotë kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, i cili bën të ditur se nuk diskutohet vetëm çështja e kryetarit të partisë, por fokusi është në strukturimin sa më të mirë të këtij subjekti politik.

Takime të shpeshta, së paku dy herë në javë, po bëhën për shndërrimin e koalicionit VLEN në një parti politike. Kështu thotë kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami i cili potencon se nuk është çështje vetëm e kryetarit të partisë po edhe e strukturimit të përgjithshëm të partisë.

Kasami tha se nuk janë vetëm 4 partitë kryesore por se VLEN mendon se strukturimi duhet të bëhet edhe me konsulta të tjera, si partitë e reja dhe individë tjerë që dëshirojnë që t’i bashkohen VLEN-it.

VLEN lindi si koalicion para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024, arriti të konsolidohet në një koalicion mes Lëvizjes Besa, Lëvizjes Demokratike, Alternativës dhe ASH-së së Taravarit aso kohe. Pavarësisht rezultatit jo shumë të  favorshëm në zgjedhjet parlamentare, në zgjedhjet e fundit lokale VLEN doli fitues në shumicën e komunave me shumicë shqiptare.

Continue Reading

Lajme nga vendi

SAFE CITY: NUK KA GJOBA PËR HYRJE NË SEMAFOR TË GJELBËR

Published

on

Qytetarët që hyjnë në udhëkryq me dritë të gjelbër, por mbesin të bllokuar për shkak të ngarkesës në komunikacion dhe më pas u ndizet drita e kuqe, nuk do të gjobiten nga sistemi Safe City. Kështu bëri të ditur policia e Tetovës, duke sqaruar se çdo gjobë e shqiptuar gabimisht mund të ankimohet në SPB Tetovë, ndërsa Komuna paralajmëron vendosjen e semaforëve të rinj për lehtësimin e qarkullimit.Transmeton Tv Koha

Qytetarët që futen në të të gjelbërt por mbesi në udhëkryq për shkak të ngërçit në komunikacion dhe më pas ndizet drita e kuqe, nuk do të gjobiten nga Safe City.  Kështu thotë Muhamet Ademi nga policia e Tetovës kur u pyet për udhëkryqin te shkolla e mesme e mjekësisë, i cili bëri apel që edhe nëse dikush gjobitet për kalim në semafor të kuq, por në të vërtetë ka hyrë në gjelbërt, mund të drejtohet te SPB TETOVË për ta ankimuar atë vendim.

Nga ana tjetër kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami thotë se në Tetovë do të vendosen semaforë të rinj më bashkëkohor që do të mundësojnë qarkullim më të lehtë për qytetarët.]

Profesori i komunikacionit Agim Neziri thotë se në Tetovë akoma nuk janë pjekur kushtet për të funksionuar ky sistem, pasi që ka mangësi në shenja dhe mosfunksionim adekuat në semaforë.

Për ndryshe në Tetovë ka radar të Safe City në 3 lokacione, një në hyrje të Tetovës nga Shkupi, një në rrugën industriale afër Ecolog dhe një në bulevardin e Ilindenit, tek shkolla e mesme e mjekësisë që përveç shpejtësisë, kontrollon edhe shkeljet e rregullave të sinjalizimit ndriçues.

Advertisement

Ndwrkaq sa i përket paralajmërimeve për radar që janë vetëm në gjuhën maqedonase përgjat autostradës në zonën dhe rrethinën e Tetovës, Kasami tha se do të parashtrojnë kërkesë zyrtare në institucionet qëndrore që të njëjtat të bëhen edhe në gjuhën shqipe. Transmeton Tv Koha

Continue Reading

Lajme nga vendi

DAKORDOHEN ADMINISTRATA DHE QEVERIA – 8% RRITJE TË PAGËS?!

Published

on

Ka përfunduar takimi në Qeveri midis Kryeministrit Mickoski dhe Sindikatës së punonjësve të administratës, organeve të jurisprudencës dhe shoqatave qytetare. Takimi vjen pasi Kryeministri prezantoi ofertën për rritjen e pagave për të cilën kjo Sindikatë konfirmoi se është e pranueshme dhe se në mënyrë plotësuese do të bisedohet në kuadër të organizatave sindikalale.

Sindikata e punonjësve të administratës, organeve të jurisprudencës dhe shoqatave qytetare ka njoftuar se në takimin e sotëm në Qeveri është pranuar kërkesa e tyre për rritjen etapore tëp agave përmes marrëveshjeve kolektive veç e veç. Vendimi vjen pas protesës së punëtorëve të mbajtur më 28 janar.

TRPE DEANOSKI – KRYETAR I SINDIKATËS

“Siç paralajmëruam vitin e kaluar, do të jetë për disa vite, do të thotë në tri këste nga 8%, fatkeqësisht jo për 10%. Sërish do ta përsëris , nuk I morëm vitin e kaluar, megjithatë ja tani qeveria pajtohet t`I paguajë bshkërisht nga fillimi I marsit, në mënyrën ku të gjitha institucionet në administratën shtetërore dhge jurisprudencë do të duhet të nënshkruajnë marrëveshje kolektive dhe individuale për ta fituar këtë të drejtë”

Që të ndodh kjo, sindikatra duhet ta jep “dritën jeshile” pasi të përgatitet teksti I marrëveshjeve kolektive. Nëse prod të bëhet nënshgkrimi I marrëveshjeve trë reja kolektive.

Advertisement

Ndërkohë krahas protestës së LSM-së, punonjësit në sektorin private ne janë në pritje të zgjidhjes ligjore me të cilën do të rritej paga minimale.Transmeton Tv Koha

Continue Reading

Më të lexuarat