Lajme nga vendi
Gjatë vitit 2022 në Maqedoni u importuan 24,944 vetura, shumica të përdorura
Pas shumë viteve, në Maqedoni vitin e kaluar në mënyrë drastike është ulur numri i veturave të importuara nga jashtë vendit. Të dhënat e Drejtorisë Doganore për vitin 2022 tregojnë se vitin e kaluar janë importuar gjithsej 24,944 vetura me çka 18,042 prej tyre janë importuar si të vjetra apo të përdorura, ndërsa sallonet e veturave kanë importuar 6902 vetura, informon Zhurnal.
Edhe përskaj asaj që në këto shifra nuk bën pjesë dhjetori, sepse shifrat janë deri në fund të nëntorit, prej kësaj mund të shihet se është rritur interesi i qytetarëve për blerje të veturave të reja. Për krahasim prej vitit 2021 kur ishin importuar 5815 vetura të reja, tani në vitin 2022 janë importuar 1100 vetura të reja më tepër. Në vitin 2010 kjo shifër ishte më i elartë kur ishin importuar 71832 vetura të reja.
Gjithsesi, që nga viti 2009 e deri më sot, çdo vit veturat e përdorura gjithmonë janë shitur më tepër se ato të rejat. Në vijim keni tabelën ku me të kuqe janë veturat e përdorura ndërsa me të kaltërt veturat e reja. 
Lajme nga vendi
Nga e enjtja pritet borë në viset malore
Për shkak të depërtimit të ajrit dukshëm të ftohtë nga veriu, në Maqedoninë e Veriut të enjten (8 janar), temperaturat do të ulen ndjeshëm, dhe përsëri do të kthehet moti i ftohtë i shoqëruara me erëra të forta. Pikërisht për këtë arsye, reshjet e shiut nëpër viset malore, do të shndërrohen në reshje bore.
Të enjten, sipas meteorologëve, borë pritet të ketë në viset e larta mbi 1 mijë metra.
Lajme nga vendi
Digjet një veturë në Tetovë, nuk ka persona të lënduar
SPB Tetovë njofton se një veturë është prëfshirë nga zjari Tetovë, nga ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Më datë 04.01.2026 në ora 08:45, në SPB Tetovë është raportuar se në fshatin Gajre të Tetovës ka rënë zjarr gjatë lëvizjes në automjetin “Mercedes” me targa gjermane, i drejtuar nga A.I. (27) nga fshati Gajre.
Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë.
Lajme nga vendi
Një 38-vjeçar nga Kërçova është plagosur rëndë me thikë në afërsi të fshatit Trapçin Doll, arrestohen 2 persona
Një 38-vjeçar nga Kërçova është plagosur rëndë me thikë në afërsi të fshatit Trapçin Doll. Nga Sektori për Punë të Brendshme në Kërçovë bëjnë të ditur se për rastin në fjalë, si të dyshuar, janë arrestuar dy persona.
“Më 04.01.2026, në orën 14:45, në Kërçovë, punonjës policie nga Stacioni Policor i Kërçovës arrestuan A.A. (45 vjeç) dhe J.D. (36 vjeç), të dy nga Kërçova. Ata dyshohen se rreth orës 13:30, në vendin e quajtur “Bunari i Seferit”, afër fshatit Trapçin Doll, Kërçovë, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, e kanë sulmuar me thikë dhe i kanë shkaktuar plagë B.A.(38 vjeç) nga Kërçova. Pas dhënies së ndihmës në spitalin e Kërçovës, për shkak të plagëve të rënda, ai u transferua në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup. Gjatë kontrollit të shtëpive të tyre, të kryer me urdhër gjyqësor, punonjësit e policisë kriminale gjetën thika, ndërsa tek J.D. u gjet një shiringë e mbushur me një lëng kafe të errët dhe sende me mbetje pluhuri të bardhë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e SPB-Ohër.

