Connect with us

Lajme nga vendi

DPHM: Në Kodrën e Diellit shtresa e borës arrin 90 centimetra, në Mavrovë 21

Published

on

Në Kodër të Diellit ka shtresë të borës prej 90 centimetra, në Mavrovë 21, ndërsa 11 në Krushevë, njoftoi DPHM.

Më së shumti shi, gjatë 24 orëve të kaluara ka rënë në Demir Kapi 54 litra në metër katror, në Kumanovë 43, Tetovë 37, Manastir 31, Shkup 24 litra.

Temperaturë më të ulët prej -2 gradë sot në mëngjes është matur në Kodër të Diellit, -1 në Hanet e Mavrovës, në Shkup 7, ndërsa më ngrohtë është në Gjevgjeli dhe Demir Kapi me 8 gradë.

Moti sot paradite do të jetë i vranët me reshje të shiut, veçanërisht në pjesët lindore. Në male dhe në disa vende më të larta reshjet do të jenë të borës. Pasdite reshjet do të ndalen, ndërsa në pjesët perëndimore do të ketë ulje të pjesshme të vranësirave. Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga drejtimi lindor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 4 deri 9 gradë.

Në Shkup mot i vranët, në orët e mëngjesit me reshje të shiut. Temperatura maksimale do të mbërrijë deri 8 gradë.

Advertisement

 

Advertisement

Lajme nga vendi

SHKËNDIJA ME FITORE NISI CIKLIN E NDESHJEVE KONTROLLUESE  

Published

on

Në ndeshjen e parë kontrolluese që zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore Shkëndija mundi AP Brerën me rezultatin  3-0

 Shkëndija e Tetovës në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit,  krahas seancave intensive stërvitore, sot zhvilluan edhe kontrolluesen e parë me ekipin  AP Brera nga Strumca. Në ndeshjen  e parë kontrolluese që  sot u zhvillua në terrenin e kompleksit sportiv të FFM-së në Shkup,  pas  90 minutave  lojë  ku  trajneri Jeton Beqiri në  lojë inkuadroi  pjesën më të madhe  të  lojtarëve  që ka  në  disponim  ndeshja  përfundoi  me  rezultatin 3-0

Autor  të golave për ekipin kuqezi ishin Atdhe Mazari në pjesën e parë , ndërsa Besart Ibraimi realizoi dy gola në pjesën e  dytë

  Shkëndija  pas  kësaj ndeshje të  shtunën do të zhvendoset në  Antalia  të Turqisë ku  do të vazhdoj fazën kryesore të përgatitjeve deri më 1 shkurt  ku  parashihen edhe  katër ndeshje kontrolluese  ndërsa e  para  është më 20  janar  kundër  ekipit ukrainas Oleksandrya.

 Shaban Sinani – TV KOHA

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

ASH (Sela): Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Published

on

Politikani i njohur për vasalitet, ndryshim qëndrimesh dhe kontradikta edhe me veten e tij, Arben Taravari, mbrëmë paska akuzuar kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, se gjoja rin pas derës së Qeverisë duke pritur të bëhet pjesë e saj.
Përgjigjen më të mirë atij ia kishin dhënë qytetarët të cilët në komente dhe forma të tjera ia kanë rikujtuar të gjitha veprimet dhe deklaratat kontraverze e qensharake. I tillë ishte edhe dje, pasi vetë qëndrimet e koalicionit të tij në takimin e liderëve dhe kërkesa për takim të ri mes Ahmetit (i cili përfaqësonte edhe Taravarin në takim) dhe kryeministrit Mickoski nuk është asgjë më pak se qëndrim pas dyerve të Qeverisë.
Se rin pas derës së Qeverisë, Taravari e ka dëshmuar disa herë. Një herë pati dështuar me 61-shin tragji-komik kur kërkonte Qeveri me Mockoskin dhe Apasievin, ndërsa më pas shkoi dhe hyri në Qeverinë jolegjitime si pjesë e VLEN-it, ku personalisht ai ishte kumbar i atij koalicioni dhe publikoi fotografinë e vasalit me padronin e tij Hristian Mickoski.
Tanimë të gjithë e dijnë se kush është Arben Taravari, tradhëtari që të tjerët akuzon për tradhëti, vasali që të tjerët akuzon për vasalitet, përçarësi që të tjerët akuzon për përçarje.
Por, nga veprimet dhe deklarimet e tij ka vetëm një të “mirë”, me sukses po e argëton opinionin publik, por jo rrallë herë ai prodhon edhe humor të zi për shqiptarët.
Aleanca për Shqiptarët
Ziadin Sela, Kryetar
Continue Reading

Lajme nga vendi

Taravari: Sela dhe Thaçi po presin para derës së Qeverisë

Published

on

Kryetari i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se ish-bashkëpartiaku i tij, Ziadin Sela, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, po qëndrojnë “para derës së Qeverisë”, duke pritur të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar.

“E shihni, Sela dhe Menduh po qëndrojnë para derës së Qeverisë, ndërsa unë në vitin 2024 e lashë Qeverinë për të sjellë ndryshim. E lashë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të përgjegjësisë. Po ashtu, mendova se ishte e arsyeshme të zhvilloja partinë. Brenda VLEN-it ka sa të duash thika pas shpine, shqiptarët nuk po avancojnë, ndërsa eurointegrimi nuk shihet askund. Dy herë e lashë Qeverinë dhe sakrifikova shumë, por nuk e dija se ka njerëz që japin gjithçka vetëm për poste,” tha Taravari, ndër të tjera, në emisionin “Klik Plus”.(INA)

Continue Reading

Më të lexuarat