Lajme nga vendi
Kovaçevski: Me partnerët e koalicionit kemi diskutuar për hapat për të siguruar të ardhmen evropiane
Reformat për rrugën evropiane dhe hapat për sigurimin e një të ardhme evropiane të vendit, janë pjesë e temave për të cilat kryeministri Dimitar Kovaçevski i diskutoi në darkën e punës në Klubin e deputetëve me kryetarët dhe përfaqësues të tjerë të lartë të partive parlamentare, me të cilët LSDM-ja mori pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe të cilat janë pjesë e koalicionit qeveritar.
Deklarata pas takimit nuk pati, ndërsa për atë që është biseduar informoi kryeministri Kovaçevski në “Fejsbuk”.
“Në një atmosferë të këndshme u diskutua për aktivitetet në vitin e ardhshëm 2023, për masat dhe politikat e Qeverisë për përballjen me krizën globale energjetike, zhvillimin ekonomik dhe tranzicionin energjetik, për zbatimin e programit të qeverisë, reformat për rrugën evropiane, dhe hapat për të siguruar të ardhmen evropiane të shtetit”, ka shkruar Kovaçevski në Fejsbuk.
Më herët, në selinë e LSDM-së, sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Mile Zeçeviq, ka mbajtur takim me partnerët e koalicionit.
Lajme nga vendi
Sot BDI mbledh këshillin e përgjithshëm, një nga pikat edhe takimi i liderëve!
Bashkimi Demokratik për Integrim pritet që sot pasëdite të mbledhë këshillin e përgjithshëm të partisë për të diskutuar rreth shumë problematikave për situatën aktuale politike në vend. Në këtë takim pritet të diskutohet edhe për ftesën e dërguar nga kryeministri Mickovski për takim të liderëve që pritet të mbahet më 14 janar në Shkup e ku një nga pikat e këtij takimi të liderëve është edhe shfuqizimi i marrëveshjes së “Përzhinos” ose ndryshe shfuqizimi i qeverisë tektnike, shkruan Top24
Në këtë takim liderësh LSDM ka paralajmëruar se nuk do të merr pjesë në këtë takim pasi sipas tyre qeveria teknike dhe marrëveshja e përzhinos është garancë për zgjedhje fer dhe demokratike.
Lajme nga vendi
Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë
Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon se ka përplasje mes katër liderëve të koalicionit VLEN, përcjell TV21. Qoku thotë se deputetët e çojnë mirë me njëri-tjetrin dhe e kanë vështirë që ta zgjedhin më të mirin për lider të VLEN, në rast se koalicioni shndërrohet në subjekt politik.
“Nuk ka përplasje, dhe do e them disi në formë pak a shumë ironie, do të them shpesh që në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë, sepse ndonjëherë duhet të kesh ndonjë përplasje, për të dalë diçka, por liderët e VLEN-it aktualisht kanë një harmoni të plotë dhe kanë një komunikim jashtëzakonisht pozitiv dhe në frymën e konstruktivitetit. Mbase kjo, edhe njëherë…mund të jetë një shpjegim, që kalojnë më, kalojnë aq mirë katër liderët, sa që shpesh nuk e shohin të arsyeshme për të gjetur më të mirin prej tyre dhe kjo është e vështirë”, tha Qoku./tv21.tv
Lajme nga vendi
Moti i keq, mbyllen disa prej aeroporteve në Europë
Aeroportet në Budapest të Hungarisë, Bratislavë të Sllovakisë dhe Vjenë të Austrisë u detyruan të mbyllen përkohësisht të martën në mëngjes (13 janar) për shkak të kushteve të rënda të motit të akullt, duke shkaktuar anulime dhe vonesa të shumta fluturimesh në të gjithë rajonin.
“Në Aeroportin e Vjenës, një shtresë e trashë akulli u formua në pistat e fluturimit dhe vazhdonte të ngrinte sërish pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për pastrimin e saj”, bëri të ditur një zëdhënës i aeroportit. Si pasojë, disa fluturime u devijuan drejt aeroporteve të tjera.
Ndërkohë, shiu i ngrirë detyroi Aeroportin e Pragës të operonte në një “modalitet shumë të kufizuar”, sipas një njoftimi të publikuar në rrjetin social X. Autoritetet paralajmëruan për vonesa gjatë gjithë ditës, ndërsa mbërritjet u kufizuan për të mundësuar shkrirjen e akullit në pistën kryesore.
Sipas njoftimeve zyrtare, aeroportet e Vjenës dhe Bratislavës pritej të rihapeshin gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa pasagjerët u këshilluan të kontrollonin vazhdimisht statusin e fluturimeve të tyre.

