Lajme nga vendi
ASH; Nëse kemi garanci se mund të arrihet numri prej 80 votash, atëherë mund të fillojmë me negociata
Aleanca për Shqiptarët (ASh) është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme në qershor ose shtator të këtij viti, por vetëm nëse merr garanci prej subjekteve politike, duke e përfshirë edhe VMRO-DPMNE-në, se do të fillojë procesi për ndryshime kushtetuese dhe në këtë rast nuk do të hyjë në Qeveri, raportoi AIM. Nëse, i merr garancitë se mund të arrihet numri prej 80 votash, atëherë do të fillojë negociatat për të hyrë në Qeveri.
Siç tha ditë më parë kryetari i ASH-së, Arben Taravari, Aleanca për Shqiptarët akoma është parti opozitare dhe akoma është në lojë. Në parti ka qëndrime pro dhe kontra. Të premten, kryesia qendrore do të vendosë nëse do të bëhen pjesë e Qeverisë.
Sipas Taravarit, të qarta janë mesazhet nga përfaqësuesit ndërkombëtarë – se ndryshimet kushtetuese duhet të sillen që vendi të shkojë përpara.
“Të hysh në Qeveri me skandale është e vështirë dhe kjo mund të na reflektohet në rejting, por ndonjëherë qytetarët dhe shoqëria janë më të rëndësishme se partia. Nëse kemi garanci se mund të arrihet numri prej 80 votash, atëherë mund të fillojmë me negociata, nëse jo, do të mendojmë edhe ne. Nuk dëshirojmë ta rrezikojmë rejtingun tonë. Por, i shikoni mesazhet e të gjithë aktorëve relevantë – të gjithë thonë është mirë që vendi së bashku me Shqipërinë t’i vazhdojë negociatat”.
Nëse Qeveria e konfirmon se mund t’i sigurojë 80 vota, ky është kusht. Le të bëjmë konsensus se jemi duke e hapur Kushtetutën dhe atëherë po të shkojmë në zgjedhje të parakohshme në qershor ose shtator, në këtë rast nuk hyjmë në Qeveri. Do të thotë, nuk do të bënim hapa rrezikues nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese. Nëse kemi garanci nga VMRO-DPMNE se do t’i fillojmë ndryshimet kushtetuese, t’i kalojmë të dyja fazat dhe në qershor apo shtator të shkojmë në zgjedhor. Së bashku të gjejmë zgjidhje, t’i gjejmë 80 vota dhe t’i fillojmë negociatat”, tha Taravari në pjesëmarrjen e mbrëmshme në TV Sitell.
Nëse situata shihet vetëm në aspektin partiak, ASH, potencoi Taravari, është kritikuesja më e madhe e Qeverisë.
“Jemi të përballur me tri kriza – pushtimi i Ukrainës, kriza energjetike dhe ekonomike, si dhe dy kriza shtetërore: korrupsioni dhe krimi i organizuar në institucione, si dhe ndryshimet kushtetuese që janë të nevojshme për fillimin e negociatave. Ne e dimë se ku jemi dhe në çfarë situate jemi. Ndonjëherë ju duhet të dini se ku doni të shkoni.
E them vazhdimisht dhe do ta përsëris edhe një herë, pavarësisht nëse do të jemi pjesë e koalicionit qeveritar apo do të mbetemi në opozitë, ne do t’i votojmë ndryshimet kushtetuese. Ky do të jetë kushti ynë për luftën kundër korrupsionit dhe për një shtet ligjor”, nënvizoi lideri i ASH-së.
Taravari e konfirmoi se gjatë hyrjes eventuale të partisë së tij në Qeveri, nuk do të largohet nga funksioni kryetar i Gostivarit.
Kam marrë mbështetje nga qytetarët për ta çuar mandatin deri në fund. Mendoj se është joserioze të tërhiqem dhe të jem ministër, ndërsa në ASH ka shumë mjekë cilësorë”, tha lideri i Aleancës për Shqiptarët, duke shtuar se ende nuk është rënë dakord asgjë konkrete me koalicionin qeveritar për ndonjë ndarje të posteve apo ministrive.
Taravari përmendi se pret edhe problematizim të funksionimit të komunave nga VMRO-DPMNE në qoftë se ASH bëhet pjesë e koalicionit qeveritar.
Rreth vendimit për formim të ekipit negociues dhe nëse zyrtarisht do të fillojnë negociata për hyrje në Qeveri, lideri i ASH-së, tha se për të premten ka caktuar takim me kryesinë qendrore të partisë.
“Atje do t’i sjellim vendimet përfundimtare, sepse e dini se Kuvendi qendror i caktoi Kryesisë qendrore ta sjellë vendimin përfundimtar dhe eventualisht nëse ka nevojë të formojë edhe ekip negociues. Për atë do t’ju informojmë me kohë”, nënvizoi Taravari.tetova1
Lajme nga vendi
Edhe LD e Mexhitit së shpejti shkrin strukturat, Alternativa ende e “ngrirë”!
“Këto ditë po përgatitetet edhe Lëvizja Demokratike që të thërret kuvendin themelues për tu shkri dhe për ta bërë VLEN-in një. Besoj që në këtë mënyrë të gjithë flasin në një zë dhe ky zë është drejt shkrirjes së VLEN-it në një subjekt politik”, u shpreh Izet Mexhiti, VLEN.
Ndërkohë ka pasur reagime edhe nga pjesa e ASH-së që nuk është në pushtet, raporton Alsat.
Remzi Mehmedi nga ASH-ja e Selës thotë se kur flitet për zhvillimet në ASH duhet të merren parasysh dy momente.
1. Zgjedhjet lokale të vitit 2017 në Strugë dhe Gostivar.
2. Zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, veçanërisht në zonën 5.
Në të 2 këto momente ka pasur tradhti dhe tregti mes aktorësh nga kampe të ndryshme e që koha i zbuloi e i zbulon për çdo ditë. Gjithçka tjetër është pasojë dhe nuk duhet parë si ndodhi në vetvete.
Për formimin e partisë VLEN nuk ka një marrëveshje finale mirëpo qëndrimin përfundimtar për modelin e mundshëm të strukturimit, nuk e ka dhënë as Alternativa. Jozyrtarisht, sipas Alsat, edhe Alternativa është kundër modelit me vetëm dy kryetarë, Kasamin e Mexhitin.
Lajme nga vendi
Blerim Sejdiu zgjidhet kryetar i Rajonit Planor të Pollogut për vitin 2026
Në hapësirat e Komunës së Zhelinës është mbajtur mbledhja konstituive e Këshillit për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut, ku kryetarët e komunave të këtij rajoni kanë diskutuar dhe miratuar pikat kyçe për vitin 2026.
Në këtë mbledhje është shqyrtuar dhe miratuar Plani Financiar për vitin 2026, si dhe janë diskutuar propozim-projektet me të cilat Rajoni i Pollogut do të aplikojë për fonde dhe mbështetje institucionale.
Gjithashtu, janë trajtuar edhe çështje të tjera me rëndësi strategjike, që kanë të bëjnë me zhvillimin e qëndrueshëm dhe të balancuar të rajonit.
Sipas parimit të rotacionit, nga sonte drejtimin e Rajonit Planor të Pollogut për vitin 2026 e merr Komuna e Zhelinës. Me këtë rast, Blerim Sejdiu është përzgjedhur Kryetar i Rajonit të Pollogut për një mandat njëvjeçar.
Sejdiu theksoi se ky është një besim dhe përgjegjësi e madhe, të cilën do ta ushtrojë me përkushtim të plotë dhe në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha komunat e rajonit, me synim realizimin e projekteve konkrete dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Rajoni i Pollogut pritet të vazhdojë me realizimin e projekteve në vazhdim dhe me hartimin e iniciativave të reja zhvillimore, në funksion të ndërtimit të një Pollogu më të zhvilluar dhe me perspektivë më të qartë ekonomike dhe infrastrukturore.
Lajme nga vendi
Begaj të shtunën në Tetovë, ja rrugët që do të bllokohen
Komuna e Tetovës informon se të shtunën, më 28 shkurt, me rastin e vizitës zyrtare të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në qytet do të ketë masa të përkohshme sigurie dhe ndalim parkimi në disa rrugë.
Komuna e Tetovës rekomandon që automjetet të mos parkohen në bulevardet dhe rrugët në vijim:
Bulevardi “Marshall Tito” nga fillimi deri te rrethrrotullimi te tregu, në kryqëzim me bulevardin “Blagoja Toska”
Bulevardi “Blagoja Toska” nga rrethrrotullimi me bulevardin “Marshall Tito” deri te ndërtesa e Komunës së Tetovës
Rruga “JNA” (“Dervish Cara”) në tërësi, deri te semaforët
Rruga “Ilindenska” nga Gjykata Themelore deri te Universiteti i Evropës Juglindore
Rruga “Kiro Ristoski-Drnc” deri te Arabati Baba Teqe
Rruga VonVardarska
Rruga “172”
Automjetet e parkuara në kundërshtim me njoftimin do të largohen nga shërbimet kompetente, bëjnë të ditur nga Komuna e Tetovës.
-
Lajme nga vendi2 months agoMoti sot në Maqedoninë e Veriut
-
Sport1 month agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi3 weeks agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë

