Connect with us

Lajme nga vendi

Projekt gjermano-maqedonas për rritje të ndërgjegjësimit për ndotjen

Published

on

Projekti CleanBREATHE, hulumtim për ndotjen e ajrit me ndihmën e zgjidhjeve teknike dhe edukative, synon ta bëjë të dukshëm ajrin e ndotur dhe të inicojë ndryshime afatgjata në sjelljen e aktorëve shoqërorë, informojnë nga Iniciativa O2, një shoqatë që mbron rritjen e ndërgjegjësimit për ndotjen e ajrit dhe reduktimin e saj nëpërmjet një qasjeje sistematike.

Projekti zhvillohet ndërmjet Universitetit gjerman Magdeburg-Stendahl dhe FINKI-t maqedonas në UKIM, ku janë të përfshirë krijuesit e platformave për vizualizimin e ndotjes së ajrit, Pulse. Iniciativa Eco1 dhe AirCare2 dhe O2.

Qëllimet e projektit janë: krijimi i vetëdijes qytetare dhe përshtatja e qëndrueshme e sjelljes në dy vende (Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Gjermania) si model për të gjithë Evropën, përmes një qasjeje të shkencës për dizajn kritik, më pas dizajnimi dhe planifikimi i rrjeteve të sensorëve, qasje të reja për sensorë për pajisjet mobile dhe algoritme për parashikimin e inteligjencës artificiale.

Përveç kësaj, projekti synon të zhvillojë modele të reja biznesi që duhet të ndihmojnë bizneset me sjellje të ndërgjegjshme për mjedisin.

“CleanBREATHE do të organizojë punëtori për qytetarët dhe studentët për të rritur ndërgjegjësimin për temën dhe për të rritur pjesëmarrjen në procesin e mbledhjes së të dhënave, njoftojnë nga Iniciativa O2.

Advertisement

Nga Shoqata kumtojnë se dhjetorin e kaluar është mbajtur një punëtori e përbashkët me 16 studentë nga Gjermania dhe Maqedonia e Veriut, e cila ka krijuar ide për një instalim publik që mund të përdoret për të rritur ndërgjegjësimin për ndotjen e ajrit në qytetet gjermane Magdeburg dhe Shkup.

Advertisement

Lajme nga vendi

Qytetarët çojnë “Safe City” në Kushtetuese

Published

on

Disa qytetarët përmes një nisme i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e sistemit Safe City. Sipas tyre, përmes dërgimit të sms porosive bëhet shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdoren të dhënat personale dhe cenon sigurinë në trafik.

Përveç nismës në kushtetuese, grupi iniciues ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare, punë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim i të dhënave personale. Në nismë është potencuar edhe drejtësia selektive dhe diskriminimi gjeografik.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Strasburgu e obligon Maqedoninë: Brenda 3 muajve duhet të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike

Published

on

Maqedonia humbi rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – shteti është i detyruar brenda tre muajve të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike ndaj kompanive private, sepse nuk janë respektuar vendimet e gjykatave që kanë marrë fuqi ligjore, përcjell TV21. Vendimi konstaton se me të ashtuquajturat “korniza” nga Ligji për Ekzekutimin, është shkelur Neni 6 i Konventës Evropiane – e drejta për një proces të drejtë dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Avokati Viktor Bozhinovski paralajmëron se ndërmarrjet publike nuk mund të fshihen më pas “mjeteve të nevojshme për punë” dhe do të jenë të detyruara të shlyejnë borxhet. Sipas analizave, kompanitë shtetërore detyrohen mbi 358 milionë euro, ndërsa borxhi i përgjithshëm “i brendshëm” i institucioneve në fund të marsit ka arritur 651 milionë euro.

Borxhlinjtë më të mëdhenj janë “Nomagas”, Hekurudhat – Transport dhe Infrastrukturë dhe EMV. Gjykata Evropiane thekson se mungesa e buxhetit ose e burimeve nuk mund të shërbejë si justifikim për mos-ekzekutimin e vendimeve gjyqësore./tv21.tv

Continue Reading

Lajme nga vendi

Nga 1 janari ulen shpenzimet për rrymën, KRRE i ul tarifat e rrjetit

Published

on

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë kostot e energjisë elektrike, përcjell TV21. Nga 1 janari, tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucioni ulet me 3.64%, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO ulet me 2.67%. Ulje ka edhe në çmimin e MEMO, me 3.40%.

Me vendimin e sotëm, të gjitha elementet që e përbëjnë çmimin final të rrymës tashmë janë të qarta – çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit si dhe blerjet për humbjet në sistem. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Home, nën mbikëqyrjen e KRRE-së, të bëjë përllogaritjen dhe të publikojë çmimet finale sipas blloqeve.

“Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36%”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.

Continue Reading

Më të lexuarat