Lajme nga vendi
Spasovski: Po thyhen stereotipt në njësitin “Tigrat”
Kur shkojmë në shtëpi jemi nëna dhe bashkëshorte, kur shkojmë në punë jemi ato që jemi. I thyejmë stereotipat se është profesion tipik i meshkujve. Pa dallim të gjinisë, NJSA Tigrat dhe NJSSH janë sinonim i profesionalizimit, për guxim maksimal dhe i gatshëm të kundërshtojë çfarëdo lloj sfide, pa dallim të gjinisë, me çka është vënë në pikëpyetje siguria e vendit dhe qytetarëve.
Këtë e publikoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.
“Vajza, nëna, bashkëshorte dhe profesioniste ka edhe në Njësitin për Sistemim të Shpejtë – motoja Gjithmonë dhe Kudo vlen për të gjithë njëjtë! I formuar në vitin 2001, NJSSH nuk njeh përkatësi gjinore, por vetëm përkatësi profesionale”, shkroi Spasovski.
Sot, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, njësitet speciale janë sinonim për trajnim sipas standardeve më të larta të cilat i kërkon lufta kundër terrorizmit dhe krimit.
Njësiti Special Antiterrorist Tigrat është formuar në kuadër të MPB-së në vitin 1981. Para 15 viteve e kishte pjesëtaren e parë. Kushtet për qëndrim dhe punë të pjesëtareve, shkruan në Fejsbuk Spasovski, janë përshtatur me nevojat e tyre dhe deri më tani nuk ka pasur raste të diskriminimit.
Ndryshe, në këtë njësit ende nuk ka asnjë shqiptar.
Lajme nga vendi
SHKËNDIJA ME FITORE NISI CIKLIN E NDESHJEVE KONTROLLUESE
Në ndeshjen e parë kontrolluese që zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore Shkëndija mundi AP Brerën me rezultatin 3-0
Shkëndija e Tetovës në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit, krahas seancave intensive stërvitore, sot zhvilluan edhe kontrolluesen e parë me ekipin AP Brera nga Strumca. Në ndeshjen e parë kontrolluese që sot u zhvillua në terrenin e kompleksit sportiv të FFM-së në Shkup, pas 90 minutave lojë ku trajneri Jeton Beqiri në lojë inkuadroi pjesën më të madhe të lojtarëve që ka në disponim ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0
Autor të golave për ekipin kuqezi ishin Atdhe Mazari në pjesën e parë , ndërsa Besart Ibraimi realizoi dy gola në pjesën e dytë
Shkëndija pas kësaj ndeshje të shtunën do të zhvendoset në Antalia të Turqisë ku do të vazhdoj fazën kryesore të përgatitjeve deri më 1 shkurt ku parashihen edhe katër ndeshje kontrolluese ndërsa e para është më 20 janar kundër ekipit ukrainas Oleksandrya.
Shaban Sinani – TV KOHA
Lajme nga vendi
ASH (Sela): Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë
Lajme nga vendi
Taravari: Sela dhe Thaçi po presin para derës së Qeverisë
Kryetari i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se ish-bashkëpartiaku i tij, Ziadin Sela, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, po qëndrojnë “para derës së Qeverisë”, duke pritur të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar.
“E shihni, Sela dhe Menduh po qëndrojnë para derës së Qeverisë, ndërsa unë në vitin 2024 e lashë Qeverinë për të sjellë ndryshim. E lashë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të përgjegjësisë. Po ashtu, mendova se ishte e arsyeshme të zhvilloja partinë. Brenda VLEN-it ka sa të duash thika pas shpine, shqiptarët nuk po avancojnë, ndërsa eurointegrimi nuk shihet askund. Dy herë e lashë Qeverinë dhe sakrifikova shumë, por nuk e dija se ka njerëz që japin gjithçka vetëm për poste,” tha Taravari, ndër të tjera, në emisionin “Klik Plus”.(INA)

