Connect with us

Lajme nga vendi

Temperaturat zbresin deri në -6°C në zonat malore

Published

on

Masat e ftohta me origjinë verilindore do të kushtëzojnë në vendin tonë, mot të kthjellët por të ftohtë, situatë cila do të jetë prezent, gjate orëve të paradites dhe mesditës në të gjithë territorin

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira si fillim në zonat malore dhe gradualisht vranësirat do të përfshijnë të gjithë vendin duke gjeneruar reshje të pakta. Më të dukshme reshjet do të jenë në zonat jugore dhe juglindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes, por mesdita sjelle një rritje të lehtë të tyre duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Peshkopisë -6°C, Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës 15°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzimi 2 balle.

Përsa i përket, Republikës së kosovës; do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë prezente gjatë paradites POR orët e pasdites do të sjellin vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin mbeten sërisht problematike ngricat për shkak të temperaturave disa gradë nën zero në të gjithë kosovën. Orët e vona të natës do të shpeshtojnë vranësirat duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore.

Advertisement

Lajme nga vendi

Paga minimale prej 600 eurosh nuk kaloi në komisione! Deputetët do të vendosin në seancë plenare

Published

on

Ndryshimet ligjore për rritjen e pagës minimale në 600 euro, të propozuara nga LSDM-ja, nuk kaluan në Komisionin për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, as në atë ligjvënës-juridik. Nuk kaloi as propozimi për dialog trepalësh, përkatësisht debat publik para deputetëve në Kuvend mes punëdhënësve, sindikatave dhe Qeverisë.

-Ju lutem të votojmë. Kush është për?

Tre.

-Kush është kundër?

Asnjë.

Advertisement

-A ka ndonjë të përmbajtur?

Nuk ka.

-Konstatoj se propozimi nuk pranohet.

Edhe pse propozimi nuk kaloi në komisione, megjithatë për të deputetët do të vendosin në seancë plenare.

Debati kaloi me përpjekjet për bindje dhe argumente nga ana e opozitës pse duhet të rritet paga minimale. Propozimi i LSDM-së është që minimalja nga marsi i këtij viti deri në marsin e vitit të ardhshëm të rritet në 36.960 denarë, ndërsa me rritjen e minimaljes të harmonizohen edhe të gjitha pagat e tjera.

Advertisement

“Së bashku ta dërgojmë atë mesazh se kur bëhet fjalë për qytetarët, kur bëhet fjalë për punëtorët, nuk do të ketë ideologji politike që mund të na ndajë, sepse nëse për shumë çështje të tjera që janë në interes të partive politike mund të gjejmë zgjidhje ligjore që do të ishin konsensus, do ta përmend Kodin Zgjedhor, atëherë pse të mos mund të kemi ndonjë konsensus rreth ligjit për pagën minimale”, pohoi Oliver Spasovski, deputet LSDM.

Deputetët e pushtetit nuk debatuan në shqyrtimet komisionale. Vetëm deputeti nga ZNAM, Mile Cekov, shprehu qëndrim personal se paga minimale duhet të rritet.

“Paga jonë minimale sot është më e ulëta në rajon, edhe pse produktiviteti për orë pune, që është 34 dollarë, ndoshta është një nga më të lartët në rajon. Për shembull në Serbi, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi kanë pagë minimale më të lartë se Maqedonia, ndërsa produktivitet më të ulët për orë pune krahasuar me punëtorin tonë”, Mile Cekov, deputet Lëvizja ZNAM.

Ndërkaq, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë i la afat Qeverisë dhe punëdhënësve deri në fund të shkurtit që të bien dakord për rritjen e pagës minimale në 600 euro. Në të kundërtën, për mars paralajmërojnë edhe një protestë tjetër, por edhe grevë të përgjithshme në sektorin publik dhe privat.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

ZV/KRYEMINISTRI SALI NË KIEV NDERON VIKTIMAT E LUFTËS!

Published

on

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane Bekim Sali ka njoftuar se në Ukrainë, së bashku me kryeministren e Ukrainës, Yuliya Svyrydenko ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në Kiev për mbrojtësit e rënë të Ukrainës

Bashkë me Kryeministren e Ukrainës, Yuliya Svyrydenko, morëm pjesë në ceremoninë përkujtimore në Kiev për mbrojtësit e rënë të Ukrainës, ka shkrtuar në Facebook, Zv/Kryeministri I Parë, Bekim Sali, teksa ka shpërndarë edhe një video-material të qëndrimit në Ukrainë.

Si Zëvendëskryeministër i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut , shpreha ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjet e jetëve dhe dënova agresionin rus që vazhdon të kërcënojë paqen dhe sigurinë në rajon.

Tregova mbështetjen tonë të palëkundur ndaj Ukrainës dhe për të dëshmuar angazhimin tonë si anëtare e NATO, që së bashku të qëndrojmë në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe vlerave demokratike – thotë nëpër rrjetet sociale, Zv/Kryeministri Bekim Sali.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Çmimi i arit po rritet përsëri, mbi 141 euro për gram

Published

on

Çmimi i arit mbetet i qëndrueshëm, por i rritur sot, pasi arriti një nivel rekord tre-ditor dje. Sipas të dhënave të fundit, një gram ar i pastër (24 karat) shitet për rreth 141.6 euro, ndërsa çmimi spot është rreth 4,404 euro për ons (rreth 31.1 gramë).

Krahasuar me seancën e mëparshme, ka një rritje të lehtë të euros, duke treguar se tregu nuk tregon shenja të një tërheqjeje të ndjeshme pas rritjes së djeshme.

Rritja e djeshme u nxit nga rreziqet e shtuara gjeopolitike dhe reagimi i investitorëve, të cilët tradicionalisht e përdorin arin si një “strehë të sigurt” në kohë paqëndrueshmërie. Stabiliteti i sotëm, në vend të një korrigjimi në rënie, tregon se kërkesa mbetet e fortë.

Analistët theksojnë se pasiguria financiare globale, luhatjet e tregut të aksioneve dhe lëvizjet e valutave, veçanërisht raporti euro-dollar, kanë një ndikim të rëndësishëm në çmim. Një faktor shtesë është kërkesa në rritje nga investitorët institucionalë, të cilët rrisin ekspozimin e tyre ndaj arit në kohë rreziku.

Edhe pse rritja e ndjeshme e djeshme është stabilizuar pjesërisht, vlera aktuale tregon se investitorët vazhdojnë ta shohin metalin e çmuar si një alternativë të sigurt në kushtet e pasigurisë ekonomike dhe politike.

Advertisement

Nëse tensionet gjeopolitike dhe paqëndrueshmëria e tregut financiar vazhdojnë, analistët presin që ari të mbetet në një nivel të lartë ose të shohë rritje të re në periudhën e ardhshme.

Continue Reading

Më të lexuarat