Lajme nga vendi
Autobusi i linjës Beograd – Shkup, përfshihet nga flakët (Video)
Një autobus i “Nish Express” ka marrë flakë në hyrje të Nishit. Goma e autobusit ka shpërthyer, pas së cilës e gjithë gjëja është djegur në pak minuta. Autobusi udhëtonte në drejtimin Shkup-Beograd me Nishin si ndalesë.
Në autobus kishte vetëm tetë pasagjerë, të gjithë u evakuuan dhe askush nuk u lëndua.
Më shumë informacion priten gjatë mbrëmjes.
Lajme nga vendi
VMRO-DPMNE thotë se nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, ata do të fitonin mbi 60 deputetë

VMRO-DPMNE thotë se nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, ata do të fitonin mbi 60 deputetë. Nga kjo parti thonë se “qytetarët zgjodhën rrugën e zhvillimit dhe rritjes”.
“VMRO-DPMNE me 550 këshilltarë nëpër gjithë Maqedoninë dhe qytetin e Shkupit, si dhe me mbi 300 mijë vota, është fituese absolute e zgjedhjeve lokale. Sipas modelit të D’Hondt-it, nëse nesër do të mbaheshin zgjedhje parlamentare, me këto vota VMRO-DPMNE do të kishte mbi 60 deputetë, ndërsa LSDM në disa njësi zgjedhore do të ishte parti e tretë”.
“Populli e ndëshkoi LSDM-në, e cila në disa vende të shtetit, përfshirë edhe qytetin e Shkupit, doli e treta, e katërta, madje edhe e pesta sipas numrit të votave të fituara. Koha e punës, përgjegjësisë dhe rezultateve vazhdon – falënderim për të gjithë ata që bënë zgjedhjen e duhur”.
“Në këto zgjedhje,VMRO-DPMNE fitoi 12.000 vota më shumë se në vitin 2021, ndërsa LSDM pësoi një humbje prej 111.000 votash. Kjo humbje, sipas partisë, e pasqyron më së miri mosbesimin e qytetarëve ndaj politikave të gabuara, qeverisjes së paaftë dhe kuadrove joprofesionale të LSDM-së”, thonë nga VMRO-DPMNE .
Lajme nga vendi
LAMM: Nuk ka vonesa në pikat kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në rrugë të lagështa.
LAMM gjithashtu rekomandon të respektohen sinjalet e vendosura të trafikut dhe të vozitet me kujdes, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.
Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Lajme nga vendi
Rikthehen ‘ethet’ – aktivitetet zgjedhore për Raundin e dytë

Kandidatët e partive dhe koalicioneve tjera të cilët kanë kaluar në rrethin e dytë, akoma nuk janë kthyer në aktivitetet zgjedhore në Maqedoni të Veriut.
Sipas informacioneve nga shtabet zgjedhore, aktivitetet pritet t’i fillojnë nga dita e mërkurë duke u kthyer në terren me qytetarët dhe takimet më të mëdha për prezantimin e platformave të tyre.