Connect with us

Lajme nga vendi

Ahmeti: 20 vite kemi qenë çelës kyç në faktorizimin e çështjeve shtetëtore

Published

on

Bashkimi Demokratik për Integrim me në krye Ali Ahmetin dhe zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi e ministrant kanë vazhduar takimin me qytetarët.
Në vigjilje të takimeve informative ata sonte kanë takuar banorët e Komunës së Bogovinës.
Kreu i integristëve para banorëve ka thënë se punët e shekullit të ri, duhet ti trajtojnë brezat e shekullit të ri
Ai shtoi se politikanët e brezit të ri të marrin përgjgjësi për punët që duhet të realizohen
“Presim cilësi në arsim, shëndetësi, insfrastrukturë, në mënyrën e jetës sa më kualitative, Ky është shekull i ri me shumë ndryshime të reja, përfshirë edhe klimën, ndaj duhet të dedikohemi në një jetesë të shëndetshme. Kur unë flas për ruajtjen e ambientin, për lumenjtë tanë që janë mbushur me mbeturina, që ndikojnë në zhdukjen e bimësisë dhe pasurisë së natyrës, Këto janë përgjëgjësi për ministrin e planifikimit hapësinor, por edhe për qytetarët që duhet të jenë më të vetëdijshëm. Sot kemi universitete, shkolla të mesmë e fillore, kemi spitale, nuk jemi më si ishim para 20 viteve. Dikur kishim pak specialist shqiptar nëpër spitale, sot kemi plot mjek specialist, por tashmë duhet një mjekësi kualitative dhe moderne, sepse vëtëm kështu plotësojmë standard që na afrojnë me Europën. Të mirat nuk vinë me uratë por më pushkë të gjatë, ne lirinë e fituam ndërsa sot vendin tonë duhet ta duam! Në 20 vite kemi qenë çelës kyç në faktorizimin e çështjeve shtetëtore, kemi krijuar politika zero probleme me fqinjët, mund të përmendi çështjen me Greqinë apo Bullgarinë. Sot është hapur skriningu, ndaj duhet të shohim përpara në këto momente historike që të bëhemi bashkë shqiptare e maqedon, sepse ky qiell është I përbashkët ashtu siç e kemi të përbashkët edhe këtë tokë. Ne jemi krahas bashkëqytetarëve tanë maqedonas, ne jemi pro që problemi Kosovë-Serbi të gjej një zgjidhje reciproke sepse Kosova u la me lumenjë gjaku, ndonëse nuk është proces I lehtë por nuk shtyhet me hasmëri shekullore sepse nuk zgjedhim probleme. Projekte të këtij shekulli të ri janë Korridori 8, Mali Sharr tashmë është Park Nacional. Fillon së shpejti puna në korridorin 8, poashtu Rruga e Arbërit, është në proces edhe hekurudha që përforcon korridorin 8. Të gjithë kemi investuar për një paqe të qendrueshme, lufta Rusi-Ukrainë është e padrejtë dhe e pandershme, ndaj mendojmë dhe vlerësojmë që Ukraina do fitoj por ka pasoja të jashtëzakonshme për të gjithë Europën, por ministrat tanë edhe në këtë kohë krize e kanë menaxhuar në mënyrë superiore të gjithë situatën shtetërore. Jaemi këtu për të ju dëgjuar ju, ndaj rrofshi e qofshi”, deklaroi Ahmeti./indeks.mk/.

Advertisement

Lajme nga vendi

Edhe LD e Mexhitit së shpejti shkrin strukturat, Alternativa ende e “ngrirë”!

Published

on

“Këto ditë po përgatitetet edhe Lëvizja Demokratike që të thërret kuvendin themelues për tu shkri dhe për ta bërë VLEN-in një. Besoj që në këtë mënyrë të gjithë flasin në një zë dhe ky zë është drejt shkrirjes së VLEN-it në një subjekt politik”, u shpreh Izet Mexhiti, VLEN.

Ndërkohë ka pasur reagime edhe nga pjesa e ASH-së që nuk është në pushtet, raporton Alsat.
Remzi Mehmedi nga ASH-ja e Selës thotë se kur flitet për zhvillimet në ASH duhet të merren parasysh dy momente.

1. Zgjedhjet lokale të vitit 2017 në Strugë dhe Gostivar.

2. Zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, veçanërisht në zonën 5.

Në të 2 këto momente ka pasur tradhti dhe tregti mes aktorësh nga kampe të ndryshme e që koha i zbuloi e i zbulon për çdo ditë. Gjithçka tjetër është pasojë dhe nuk duhet parë si ndodhi në vetvete.

Advertisement

Për formimin e partisë VLEN nuk ka një marrëveshje finale mirëpo qëndrimin përfundimtar për modelin e mundshëm të strukturimit, nuk e ka dhënë as Alternativa. Jozyrtarisht, sipas Alsat, edhe Alternativa është kundër modelit me vetëm dy kryetarë, Kasamin e Mexhitin.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Blerim Sejdiu zgjidhet kryetar i Rajonit Planor të Pollogut për vitin 2026

Published

on

Në hapësirat e Komunës së Zhelinës është mbajtur mbledhja konstituive e Këshillit për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut, ku kryetarët e komunave të këtij rajoni kanë diskutuar dhe miratuar pikat kyçe për vitin 2026.

Në këtë mbledhje është shqyrtuar dhe miratuar Plani Financiar për vitin 2026, si dhe janë diskutuar propozim-projektet me të cilat Rajoni i Pollogut do të aplikojë për fonde dhe mbështetje institucionale.

Gjithashtu, janë trajtuar edhe çështje të tjera me rëndësi strategjike, që kanë të bëjnë me zhvillimin e qëndrueshëm dhe të balancuar të rajonit.

Sipas parimit të rotacionit, nga sonte drejtimin e Rajonit Planor të Pollogut për vitin 2026 e merr Komuna e Zhelinës. Me këtë rast, Blerim Sejdiu është përzgjedhur Kryetar i Rajonit të Pollogut për një mandat njëvjeçar.

Sejdiu theksoi se ky është një besim dhe përgjegjësi e madhe, të cilën do ta ushtrojë me përkushtim të plotë dhe në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha komunat e rajonit, me synim realizimin e projekteve konkrete dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Rajoni i Pollogut pritet të vazhdojë me realizimin e projekteve në vazhdim dhe me hartimin e iniciativave të reja zhvillimore, në funksion të ndërtimit të një Pollogu më të zhvilluar dhe me perspektivë më të qartë ekonomike dhe infrastrukturore.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Begaj të shtunën në Tetovë, ja rrugët që do të bllokohen

Published

on

Komuna e Tetovës informon se të shtunën, më 28 shkurt, me rastin e vizitës zyrtare të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në qytet do të ketë masa të përkohshme sigurie dhe ndalim parkimi në disa rrugë.

Komuna e Tetovës rekomandon që automjetet të mos parkohen në bulevardet dhe rrugët në vijim:

Bulevardi “Marshall Tito” nga fillimi deri te rrethrrotullimi te tregu, në kryqëzim me bulevardin “Blagoja Toska”

Bulevardi “Blagoja Toska” nga rrethrrotullimi me bulevardin “Marshall Tito” deri te ndërtesa e Komunës së Tetovës

Rruga “JNA” (“Dervish Cara”) në tërësi, deri te semaforët

Advertisement

Rruga “Ilindenska” nga Gjykata Themelore deri te Universiteti i Evropës Juglindore

Rruga “Kiro Ristoski-Drnc” deri te Arabati Baba Teqe

Rruga VonVardarska

Rruga “172”

Automjetet e parkuara në kundërshtim me njoftimin do të largohen nga shërbimet kompetente, bëjnë të ditur nga Komuna e Tetovës.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat