Lajme nga rajoni
Shpresë edhe 10 ditë pas tërmetit, 42-vjeçarja nxirret e gjallë nga rrënojat
Mrekullitë ende vazhdojnë në zonën e tërmetit në Turqi. Ndonëse janë bërë 10 ditë që kur tërmeti me magnitudë 7. 7 goditi Turqnë persona të gjallë ende po nxirën nga rrënojat,.
Se fundi një gura 42 vjeçar, Melike İmamoğlu ka arritur të mbijetoj dhe është nxjerrë 222 orë pas, nga rrënojat e ndërtesës shtatë katëshe./21Media

Lajme nga rajoni
Furgonët e Policisë nisen nga Prizreni burgjet kanë vend të mjaftueshëm për ‘dallavergjitë’ e votave, 800 shtretër të lirë
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se aktualisht në institucionet korrektuese janë në mbajtje gjithsej 1 mijë e 758 të burgosur, ndërsa kapacitetet ekzistuese lejojnë akomodimin e rasteve të reja.
Sipas këtij institucioni, në dispozicion janë rreth 800 shtretër të lirë, duke hedhur poshtë pretendimet për mungesë kapacitetesh, transmeton Klankosova.tv.
“Institucionet korrektuese kanë hapësira të mjaftueshme për pranimin e rasteve të reja, prandaj pretendimet për mungesë kapacitetesh nuk qëndrojnë”, thuhet në njoftim.
Shërbimi Korrektues i Kosovës thekson se ky sqarim bëhet me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik dhe parandalimit të keqinformimit.
“Ky njoftim bëhet me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik dhe parandalimit të keqinformimit. Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Policia e Republikës së Kosovës kanë marrëveshje mirëkuptimi për bashkëveprim institucional, në kuadër të së cilës, varësisht nga situatat e krijuara, mund të shfrytëzohen përkohësisht objektet e njëra-tjetrës”, thotë SHKK. /Klankosova.tv
Lajme nga rajoni
Kaos në Novi Sad – policia hyn me forcë në Fakultetin e Filozofisë, përdorën forcë për të nxjerrë jashtë të gjithë ata që ishin brenda
Studentët e Fakultetit të Filozofisë në Novi Sad kanë bllokuar të mërkurën ndërtesën e institucionit pasi profesoreshës Jelena Kleut iu dorëzua një urdhër shkarkimi.
Megjithatë, pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme Serbe përdorën forcë për të nxjerrë jashtë të gjithë ata që ishin brenda ndërtesës, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas mediave serbe, Policia e Emergjencave dhe Xhandarmëria, të pajisura plotësisht për të shpërndarë demonstratat, ngritën një kordon përpara fakultetit.
Një gazetar i N1 Serbia raportoi se u përdor forcë e madhe për të nxjerrë jashtë studentët nga ndërtesa e Fakultetit të Filozofisë dhe se një studenti iu thye hunda.
Policia thuhet se më parë i kishte paralajmëruar studentët të largoheshin nga ndërtesa.
“Mendoj se të gjithë studentët dhe profesorët u nxorën jashtë nga Fakulteti i Filozofisë, vetëm administrata dhe policia mbetën”, citohet të ketë thënë një student.
Siç kujtojnë mediat, më 17 janar, studentët mbajtën një protestë të titulluar “Çfarë do të thotë fitorja?” në Sheshin e Lirisë në Novi Sad, qëllimi i së cilës ishte përgatitja për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe fushatën zgjedhore.
Studentët njoftuan se kjo protestë do të shënonte fillimin e një faze të re në zhvillimin e të gjithë lëvizjes studentore.
Lajme nga rajoni
Edi Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes, Shqipëria anëtare themeluese
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dërguar Presidentit amerikan Donald J. Trump përgjigjen për ftesën për të marrë pjesë në Bordin e Paqes për Gazën. Rama shprehet i gatshëm të kontribuojë në këtë nismë ndërkombëtare që synon promovimin e paqes dhe stabilitetit global. Ftesa përfshin edhe Shqipërinë si anëtare themeluese, dhe së shpejti do t’i paraqitet Kuvendit për miratim. Rama vlerëson partneritetin e palëkundur mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
https://www.facebook.com/ediramaal/posts/1439541327541524?ref=embed_post

