Lajme nga vendi
Kuvendi sonte voton rikonstruimin e Qeverisë
Kuvendi sonte pritet të emëron ministrat e ri të propozuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Debati për propozimet e reja që vijnë si kuadro të Aleancës për Shqiptarët është drejt përfundimit.
Në pakon për emërime janë: ministri për Drejtësi, Ekologji, Shëndetësi, Shoqëri Informatike dhe zëvendësi në Bujqësi.
Lajme nga vendi
AUV: Pronarët e qenve ta respektojnë ligjin dhe t’u vendosin mikroçipa kafshëve të tyre shtëpiake
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) u bënë thirrje pronarëve të kafshëve shtëpiake (qenve), që të përmbushin detyrimin ligjor për identifikimin e kafshëve të tyre me mikroçip dhe regjistrimin e tyre në modulin për kafshët shtëpiake në Sistemin Informativ të Agjencisë. Pas regjistrimit kryhet edhe lëshimi i pasaportës për kafshën shtëpiake.
AUV sqaron se aplikimi i mikroçipit është procedurë që bëhet një herë, dhe kafsha e mban çipin deri në fund të jetës.
“Mikroçipimi është baza për përcaktimin e pronësisë së kafshës shtëpiake, për sigurimin e kujdesit të shëndetit të kafshëve në kohë dhe me cilësi, si dhe për një siguri më të madhe për pronarët, nga aspekti i transmetimit të sëmundjeve ngjitëse nga kafshët tek njerëzit. Pronarët që tashmë kanë mikroçipuar kafshët e tyre shtëpiake, kujtohen se kanë detyrimin ligjor të njoftojnë çdo ndryshim të të dhënave për kafshën ose për pronarin tek shoqata veterinare kompetente, e cila duhet të përditësojë bazën elektronike të të dhënave”, thonë nga AUV.
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari thekson se në bazën e të dhënave duhet të regjistrohen edhe vdekja, humbja ose shitja e kafshëve.
“Mikroçipimi i kafshëve shtëpiake ka për qëllim identifikimin e përhershëm të kafshëve, parandalimin e braktisjes së tyre dhe kontrollin e shumimit të tyre, si dhe lehtësimin e gjetjes së tyre në rast të humbjes ose vjedhjes”, thonë nga AUV.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore.
Në vend do të fryjë një erë e fortë nga drejtimi juglindor.
Gjatë orëve të mbrëmjes në pjesën perëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut.
Moti për ditët e enjte dhe të premte pritet të jetë me reshje lokale të shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë reshje të borës.
Lajme nga vendi
Kasami inspekton asfaltimin e rrugës drejt Sellcës: Çdo premtim po e kthejmë në realitet
“Po punojmë me përkushtim që çdo projekt të realizohet me cilësi dhe në afat, në shërbim të qytetarëve. Çdo premtim e kthejmë në realitet. Çdo vendbanim është i rëndësishëm për ne”, ka shkruar Kasami në një postim publik.
Asfaltimi i kësaj rruge pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe lidhjen e zonës me Tetovën, duke lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe zhvillimin lokal. Komuna e Tetovës ka paralajmëruar vazhdimin e investimeve infrastrukturore edhe në vendbanime të tjera rurale./zyrtare.net/

