Connect with us

Lajme nga vendi

Paraditen e sotme në markete nuk është shpërndarë bukë

Published

on

Sot në mëngjes nuk është shpërndarë bukë nëpër markete, këtë gjë e kanë paralajmëruar dje furrtarët.

Në rafte kanë mbetur vetëm furnizimet e vjetra me bukë dhe llojet e veçanta të bukëve, njofton pressonline.mk .

Qeveria e ka ngrirë çmimin e bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë për 33 denarë.

Qeveria ka llogaritur se disa nga rritjet e çmimeve janë të pajustifikuara, dhe si argument plus përmendin faktin se e njëjta bukë shitet me çmime drastike të ndryshme në mbarë vendin – nga 28 deri në mbi 45 denarë. Përveç ngrirjes së çmimit të bukës, qeveria hoqi masën e subvencionimit të energjisë elektrike për industrinë ushqimore.

 

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Bajram Begaj: Shqiptarët, faktor kyç për stabilitetin dhe perspektivën euroatlantike të RMV-së

Published

on

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë vizitës së tij në Republika e Maqedonisë së Veriut theksoi rolin vendimtar të shqiptarëve në këtë vend si shtet-formues dhe kontribuues për stabilitetin politik dhe avancimin euroatlantik.

“Shqiptarët janë bashkëpunues, konstruktiv dhe demokratik, dhe faktori shqiptar mbetet kyç për qeverisjen dhe stabilitetin institucional,” tha Begaj. Ai vlerësoi gjithashtu marrëveshjen historike të Kornizës së Ohrit dhe përpjekjet për ndërtimin e një shoqërie funksionale multi-etnike përmes zbatimit të saj të plotë.

Presidenti shqiptar nënvizoi rëndësinë e përfaqësimit të drejtë dhe dinjitoz të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe përdorimin e gjuhës shqipe si element kyç për kohezionin social, stabilitetin institucional dhe perspektivën evropiane.

Ai shtoi se marrëdhëniet midis shqiptarëve në RMV dhe maqedonasve në Shqipëri përbëjnë një urë të fortë miqësie dhe bashkëpunimi mes dy vendeve.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Identifikohet i dyshuari për alarmet e rrejshme në Tetovë

Published

on

Policia ka ndaluar personin i cili dyshohet për alarmet e rreme në shkollat e Tetovës. Dyshohet se kërcënuesi është nxënës i viti të katërt në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”, ku dhe kohëve të fundit ka pasur më së shumti alarme për bomba. Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e tij ku dhe janë sekuestruar celularë e kompjuterë.

“Informatat nga SPB Tetovë, flasin se është kapur personi që dyshohet të jetë dërgues i emaileve në gjitha shkollat por edhe institucione të tjera, me kërcënime, se ka bombë brenda objektit. Interesant është fakti se nxënësi dyshohet të jetë pikërisht nga kjo shkollë, gjimnazi “Kiril Pejçinoviq”, në të cilën shkollë janë lëshuar më së shumti kërcënime për gjoja se ka bombë brenda objektit”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

Drejtori i gjimnazit të Tetovës, Jeton Kamberi, për Alsat ka konfirmuar se inspektorë të SPB Tetovë, kanë kërkuar të dhëna për një nxënës të kësaj shkollë, nën dyshimet se është dërgues i emailave për bomba.

“Në mëngjes komunikuam me punonjës të policisë, kërkuan disa informata dhe ne ua dhamë informatat… Kanë ata dyshimet e veta dhe ne ua dhamë informatat, dhe sipas tyre, ekziston një i dyshuar”, tha Jeton Kamberi. Drejtor i Gjimnazit të Tetovës.

Sipas Informatave të televizionit Alsat, Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë në bashkëpunim me pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme që prej dy ditësh kanë hetuar personin e dyshuar. Gjatë bastisjes, në shtëpinë e të riut në fshatin Pollaticë të Tetovës, janë konfiskuar edhe celularë dhe kompjuterë. Personi i dyshuar është nxënës i vitit të katërt në Gjimnazin Kiril Pejçinoviq në Tetovë, ndërsa është djali i një ish funksionari të opozitës. I riu është i njohur edhe për shkelje të mëhershme. Mësohet se gjatë arrestimit, ai ka pranuar se ka dërguar emaile në MPB, për gjoja se bomba të vendosura në disa institucione shkollore. /

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

E kishte marrë automjetin e parkuar me çelësin në bravë dhe shkakton aksident

Published

on

Dje, në ora 22:40, në SPB Tetovë, një 78-vjecar nga fshati Strimnicë, , raportoi se në fshat ishte marrë një automjet udhëtarësh “Golf” me targa të Tetovës, në pronësi të një personi tjetër, të cilin ai e përdorte dhe që ishte lënë i parkuar me çelësin në bravë. Sipas raportimit, personi që e kishte marrë automjetin, duke lëvizur në drejtim të fshatit Pallaticë, kishte shkaktuar aksident trafiku duke u përplasur në objektin e një marketi dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë, me lëndime trupore të konstatuara në Qendrën Klinike Tetovë, ka mbetur një 23-vjecare nga fshati Pallaticë, e punësuar në market, ndërsa është shkaktuar edhe dëm material në objekt. Me urdhër të prokurorit publik, automjeti është dërguar në hapësirat e SPB Tetovë dhe po merren masa për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat