Connect with us

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në pjesët perëndimore të vendit me reshje të dobëta lokale të shiut, derisa në viset më të larta malore me reshje të dëborës. Do të fryj erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 11 deri në 17 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi ug-lindor. Temperatura minimale do të ulet në – 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 15 gradë Celsiusë.

 

Advertisement

Lajme nga vendi

PRESIDENTI BEGAJ NESËR NË TETOVË – “BLINDOHET” QYTETI!

Published

on

Pas vizitave në Çair, Çashkë të Velesit dhe Shkup, Presidenti I Shqipërisë, Bajram Begaj, të shtunën do të qëndrojë në Tetovë dhe Gostivar. Autoritetet e Komunës së Tetovës, për të shtunën, njoftojnë për regjim të posaçëm trafiku dhe ndalim-parkimi në disa rrugë e bulevarde.

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, të shtunën qëndron në Tetovë. Tetova tashmë I ka bërë të gjitha përgatitjet për ta mirëpritur presidentin Begaj, ku ditëve të kaluara shumë bilborde nëpër qytet I dëshirojnë mirëseardhje Presidentit të Shqipërisë.

Por, nga Komuna e Tetovës, kanë njoftuar se për të shtunën do të ketë masa të përkohshme sigurise dhe ndalim parkimi në disa rrugë.

Sipas njoftimit ndalim-parkimi do të vlejë për Rruga “Marshall Tito” nga fillimi deri te rrethrotullimi te Restorant “SEDRA”!

Bulevardi “Bllagoja Toska” nga rrethrotullimi te Sedra deri te Komuna!

Advertisement

Rruga “Dervish Cara” në tërësi, deri te semaforët!

Rruga “Ilindenska” nga gjyqi deri te UEJL!

Rruga “KRD” deri te Arabati!

Rruga “Jashtë Vardarit” deri te UT!

Rruga “172”!

Advertisement

Komuna e Tetovës njofton se automjetet e parkuara në kundërshtim me njoftimin do të largohen nga shërbimi i merimangës!

Ndryshe, vizita zyrtare nis nga ora 09.00 dhe do të zgjasë deri më 11.30.

Vizita do të nis në ambientet e Komunës, ku Presidenti Begaj do të pritet nga kryetari komunës Bilall Kasami, për të vijuar më pas në këmbë drejt Shkollës Fillore “LIRIA”. Në këtë shkollë është paraparë një program artistik me këngë dhe valle tradicionale shqiptare, të përgatitur nga nxënësit dhe SHKA “Xheladin Zeqiri”.

Më tej, Presidenti Begaj së bashku me Bilall Kasamin do të vizitojnë Xhaminë e Pashës dhe Teqenë Arabati Baba , ku Presidentit Begaj do t’i prezantohet trashëgimia kulturore dhe objektet me rëndësi të veçantë fetare, që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të historisë dhe identitetit të qytetit.

Sipas Agjendës, vizita e Presidentit Begaj vijon më pas në qytetin e Gostivarit.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Edhe LD e Mexhitit së shpejti shkrin strukturat, Alternativa ende e “ngrirë”!

Published

on

“Këto ditë po përgatitetet edhe Lëvizja Demokratike që të thërret kuvendin themelues për tu shkri dhe për ta bërë VLEN-in një. Besoj që në këtë mënyrë të gjithë flasin në një zë dhe ky zë është drejt shkrirjes së VLEN-it në një subjekt politik”, u shpreh Izet Mexhiti, VLEN.

Ndërkohë ka pasur reagime edhe nga pjesa e ASH-së që nuk është në pushtet, raporton Alsat.
Remzi Mehmedi nga ASH-ja e Selës thotë se kur flitet për zhvillimet në ASH duhet të merren parasysh dy momente.

1. Zgjedhjet lokale të vitit 2017 në Strugë dhe Gostivar.

2. Zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, veçanërisht në zonën 5.

Në të 2 këto momente ka pasur tradhti dhe tregti mes aktorësh nga kampe të ndryshme e që koha i zbuloi e i zbulon për çdo ditë. Gjithçka tjetër është pasojë dhe nuk duhet parë si ndodhi në vetvete.

Advertisement

Për formimin e partisë VLEN nuk ka një marrëveshje finale mirëpo qëndrimin përfundimtar për modelin e mundshëm të strukturimit, nuk e ka dhënë as Alternativa. Jozyrtarisht, sipas Alsat, edhe Alternativa është kundër modelit me vetëm dy kryetarë, Kasamin e Mexhitin.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Blerim Sejdiu zgjidhet kryetar i Rajonit Planor të Pollogut për vitin 2026

Published

on

Në hapësirat e Komunës së Zhelinës është mbajtur mbledhja konstituive e Këshillit për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut, ku kryetarët e komunave të këtij rajoni kanë diskutuar dhe miratuar pikat kyçe për vitin 2026.

Në këtë mbledhje është shqyrtuar dhe miratuar Plani Financiar për vitin 2026, si dhe janë diskutuar propozim-projektet me të cilat Rajoni i Pollogut do të aplikojë për fonde dhe mbështetje institucionale.

Gjithashtu, janë trajtuar edhe çështje të tjera me rëndësi strategjike, që kanë të bëjnë me zhvillimin e qëndrueshëm dhe të balancuar të rajonit.

Sipas parimit të rotacionit, nga sonte drejtimin e Rajonit Planor të Pollogut për vitin 2026 e merr Komuna e Zhelinës. Me këtë rast, Blerim Sejdiu është përzgjedhur Kryetar i Rajonit të Pollogut për një mandat njëvjeçar.

Sejdiu theksoi se ky është një besim dhe përgjegjësi e madhe, të cilën do ta ushtrojë me përkushtim të plotë dhe në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha komunat e rajonit, me synim realizimin e projekteve konkrete dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Rajoni i Pollogut pritet të vazhdojë me realizimin e projekteve në vazhdim dhe me hartimin e iniciativave të reja zhvillimore, në funksion të ndërtimit të një Pollogu më të zhvilluar dhe me perspektivë më të qartë ekonomike dhe infrastrukturore.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat