Lajme nga vendi
Shaqiri: Udhëzimet e reja për alarmet për bomba janë të brendshme dhe japin rezultate

Me një protokoll publik dhe një tjetër sekret, vendi do të përballet me alarmet për “bomba” që tashmë me muaj të tërë ka paralizuar procesin mësimor në vend. Pas katër muajve, dje dhe sot nuk pati kërcënime për “bomba”, kurse në fuqi janë udhëzimet e reja që janë miratuar nga MPB-ja, MASH-i dhe Qeveria.
Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri, në Klan Debat, duke mos dhënë shumë detaje për këto masa, theksoi se, me udhëzimet, zbatohen eksperiencat më të mira nga vendet tjera lidhur me përballjen me alarmet e rreme për bomba nëpër shkolla. Sipas Shaqirit, kjo metodë po funksionon dhe janë organet e sigurisë ato që zbatojnë udhëzimet. Ai nuk deshi të jep më shumë detaje, për arsye se, siç sqaron, kjo është në të mirë të procesit.
Një gjë e mirë e këtyre udhëzimeve është se po zbatohen dhe po japin rezultate. “Udhëzimet, protokolet janë interne dhe janë të përditshme. Është një procedurë që për të mirën e procesit nuk mund ta shpjegojmë, por po jep rezultate. Kjo është e rëndësishme dhe asgjë tjetër nuk është e rëndësishme për momentin”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.
Se çfarë do të ndodh me orët e humbura, Ministri Shaqiri njoftoi se do të merren për bazë të gjitha faktorët dhe do sillet vendimi më i mirë.
Pas kësaj sektorët e arsimit sektori për arsim të mesëm do t`i grumbullojnë të dhënat për orët e humbura dhe të analizohen për të kompenzuar nga orari. Do të miren për bazë të gjithë faktorët dhe do të sillet një vendim më i mirë” – tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.
Autoritetet e vendit thonë se këto alarme janë pjesë e luftës hibride që zhvillohet në mbarë botën, ndërsa ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, that se IP adresat e kërcënimeve vijnë nga Irani dhe Rusia./KlanMacedonia/
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve