Lajme nga vendi
Varheji optimist lidhur me mundësinë për anëtarësim në BE deri në vitin 2030

Eurokomisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Oliver Varheji sot shprehi optimizëm lidhur me mundësinë që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030.
Varheji, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikën e jashtme të përbashkët dhe siguri Zhozep Borel, theksoi se ai është çdoherë optimist lidhur me anëtarësimin në BE, sepse kjo në të vërtetë është puna e tij.
“Si e parë, çdoherë jam optimist për anëtarësim në BE. kjo më është pjesë e përshkrimit të vendit të punës. Përgjigja është po. Jam absolutisht optimist. E thatë vitin 2030, këtë unë nuk mund ta them, mund të jetë më herët, mund të jetë më vonë. GJithçka varet nga reformat e kryera nga ana e Maqedonisë së Veriut. Ne nga ana jonë konsiderojmë se dhamë sinjale mjaft të qarta dhe të fuqishme, nëse i shihni diskutimet e shefave tanë të qeverive dhe shteteve gjatë viteve të kaluara do të shihni se zgjerimi është prioritet për liderët tanë dhe për BE-në”, tha Varheji.
Eurokomisari për zgjerim theksoi se nëse Maqedonia e Veriut reflekton dhe i përmbushë kushtet për hyrje në BE do të ketë vendime pozitive nga ana e BE-së.
Ai në konferncën prë shtyp theksoi se Takimi i 16-të i Këshillit për stabilizim dhe asociim, që për herë të parë mbahet në Shkup, e ka treguar nivelin e lartë të angazhimit. që e ka BE-ja me Maqedoninë e Veriut dhe lidhjet e fuqishme me vendin.
“Kjo gjithashtu duhet të kuptohet si sinjal i fuqishëm politik nga ne, nga BE-ja drejt Maqedonisë së Veriut, pa dallim nëse bëhet fjalë për zbatim të MSA-së, që është bazë e marrëdhënieve tona apo ndërkaq bëhet fjalë për marrëdhëniet tona ekonomike, politike, apo, ndërkaq, është vetë perspektiva e shtetit e kahëzuar drejt BE-së. Ajo që e simbolizon këtë takim është se Maqedonia e Veriut do të bëhet vend-anëtar i BE-së”, theksoi eurokomisari për zgjerim.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve