Connect with us

Lajme nga vendi

Arbër Ademi, përfaqësues i BDI-së në grupin punues për ndryshime kushtetuese

Published

on

Deputeti Arbër Ademi do të jetë përfaqësues i Bashkimit Demokratik për Integrim në grupin punues të Ministrisë së Drejtësisë për ndryshime kushtetuese.

Sonte në mesnatë skadon afati që partitë dhe institucionet parlamentare të propozojnë përfaqësuesit e tyre në grupin punues për ndryshimet kushtetuese.

Ministria e Drejtësisë do të shpallë nesër përbërjen e grupit punues për ndryshimet në Kushtetutë. Afati i dhënë nga Ministria e Drejtësisë për institucionet dhe partitë politike në shkresën për të emëruar përfaqësuesin e tyre në grupin e punës skadon në mesnatë. Sipas informacioneve të fundit, grupi punues duhet të ketë nga gjashtë deri në tetë ekspertë. Partitë politike dhe institucione të caktuara publike tashmë kanë bërë të ditur emrat e personave që do t’i përfaqësojnë.

LSDM sot në një konferencë për shtyp njoftoi se në grupin punues do të përfaqësohen nga Cvetanka Ivanova, sekretare aktuale e përgjithshme e Kuvendit dhe ish-deputete. Aleanca për Shqiptarët njoftoi se përfaqësues i partisë në grupin punues për ndryshime kushtetuese do të jetë deputeti Remzi Mehmedi. Sipas informacioneve përfaqësues të tij në grupin ka emëruar edhe Besa.

VMRO-DPMNE, Altenativa, e Majta, PSM dhe Lidhja Demokratike njoftuan këtë fundjavë se nuk do të marrin pjesë në grupin punues.

Advertisement

Në opinion janë bërë të ditur emrat e ekspertëve, por për momentin nuk ka informacion zyrtar se cili prej tyre do të jetë pjesë e këtij grupi punues. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se nuk do të shpallin emra deri në skadimin e afatit, sonte në mesnatë.

Në letrën e Ministrisë së Drejtësisë është përgjigjur i pari presidenti Stevo Pendarovski, i cili konfirmoi se përfaqësues i tij në grupin punues për ndryshimin e Kushtetutës do të jetë profesori i Fakultetit Juridik, Aleksandar Spasov, i cili është këshilltar i tij juridik, ndërsa zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, tha se SÇE do të marrë pjesë aktive në grupin punues dhe se emri i përfaqësuesit që do të përfshihet në grupin punues do të përcaktohet dhe do të shpallet më së voni deri të hënën. Në grupin punues, ekspertët e saj duhet t’i emërojë edhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Advertisement

Lajme nga vendi

Izet Mexhiti: Barazia gjinore, themel për një Çair më të fortë

Published

on

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, në një ngjarje të organizuar nga Forumi i Gruas, theksoi rëndësinë e përfshirjes së grave në jetën publike dhe politike. Ai tha se “demokracia nuk mund të ekzistojë pa gra” dhe se barazia gjinore është kauzë e gjithë shoqërisë.

Mexhiti u shpreh se një Çair i barabartë do të thotë arsim më cilësor, ekonomi më e fortë dhe demokraci më e drejtë. Ai theksoi nevojën që vajzat të kenë mundësi të barabarta për të udhëhequr dhe gratë të jenë pjesë aktive në vendimmarrje.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ndryshime ligjore në RMV, kompanitë dhe institucionet nga sektorët kyç duhet të raportojnë sulmet e hakerave brenda tre orësh ose do të përballen me gjoba

Published

on

Maqedonia ka miratuar një Ligj të ri për Sigurinë e Sistemeve të Rrjetit dhe Informacionit, plotësisht në përputhje me Direktivën më të fundit Evropiane NIS2. Ligji prezanton detyrime të rrepta për kompanitë dhe institucionet në 16 sektorë kyç, të cilat tani do të duhet të zbatojnë masa të detyrueshme sigurie dhe të raportojnë sulme serioze kibernetike brenda vetëm tre orësh nga njoftimi për to, ose do të përballen me gjoba, transmeton Portalb.mk.

Rregullorja e re, e cila, sipas Ministrisë së Transformimit Digjital, u miratua pas muajsh konsultimesh, do të zbatohet për kompanitë e mesme dhe të mëdha që ofrojnë shërbime në energji, transport, banka, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dixhitale, furnizim me ujë, shërbime postare, prodhim ushqimor dhe kimik dhe sektorë të tjerë që konsiderohen infrastrukturë kritike.

Një nga risitë më të mëdha është protokolli i rreptë i raportimit të incidenteve. Kompanitë dhe institucionet do të duhet që menjëherë, dhe jo më vonë se brenda tre orësh nga njoftimi për to, të njoftojnë ekipin kompetent të reagimit ndaj incidenteve kompjuterike për çdo sulm të rëndësishëm. Pastaj, brenda 24 orësh, ato duhet të paraqesin një paralajmërim të hershëm dhe brenda 72 orësh, një raport të detajuar të incidentit. Raporti përfundimtar me të gjitha detajet e sulmit dhe masat e marra duhet të dorëzohet brenda një muaji.

Ligji është gjithashtu i detyrueshëm për të gjithë administratën shtetërore, duke përfshirë Qeverinë, ministritë, komunat, Parlamentin dhe gjykatat. Ministria e Transformimit Digjital thotë se numri i subjekteve të mbuluara dhe listat e detajuara do të specifikohen në aktet nënligjore që janë duke u hartuar aktualisht.

Të gjitha subjektet e mbuluara do të duhet të prezantojnë masa specifike teknike, operative dhe organizative mbrojtëse. Kjo përfshin detyrimin për të kryer analiza të rrezikut, për të përgatitur plane reagimi ndaj incidenteve, për të siguruar vazhdimësinë e biznesit përmes kopjeve rezervë të të dhënave, si dhe përdorimin e enkriptimit dhe vërtetimit shumëfaktor. Përveç kësaj, ata do të duhet të marrin parasysh sigurinë e zinxhirit të tyre të furnizimit, gjegjësisht marrëdhëniet me furnizuesit e tyre të drejtpërdrejtë.

Advertisement

Ministria e Transformimit Digjital do të mbikëqyrë zbatimin e ligjit, e cila do të ketë autoritetin për të kryer inspektime të paralajmëruara dhe të pa paralajmëruara, për të kërkuar qasje në dokumente dhe sisteme dhe për të urdhëruar auditime sigurie. Në këtë drejtim, po krijohen dy qendra reagimi ndaj incidenteve kibernetike: një qeveritare brenda Ministrisë dhe një kombëtare brenda Agjencisë për Komunikime Elektronike (MKD-CIRT).

Ligji parashikon mundësinë e lëshimit të paralajmërimeve dhe udhëzimeve detyruese, si dhe të fillimit të procedurave kundërvajtëse me gjoba për ata që nuk i zbatojnë dispozitat.

Ministria shton se paralelisht me forcimin e sigurisë digjitale, po punohet edhe për mbrojtjen e infrastrukturës fizike. Ministria e Mbrojtjes tashmë po kryen analiza dhe konsultime për të hartuar një ligj dhe strategji të veçantë për mbrojtjen fizike të objekteve kyçe si termocentralet, sistemet e furnizimit me ujë dhe objektet më të rëndësishme shëndetësore.

Kujtojmë se më 19 gusht, ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski deklaroi se sistemi Kombëtar i Menaxhimit Elektronik të Dokumenteve (eDMS), i cili është me rëndësi thelbësore për administratën digjitale, do të ridizajnohet dhe modernizohet plotësisht.

Ministri theksoi se sistemi ekzistues ka rezultuar i paqëndrueshëm, i papërshtatshëm dhe pa mbështetje teknike dhe standarde sigurie të përshtatshme. Ai shpjegoi se sistemi, i cili ishte i shtrenjtë, përdorej vetëm në 20 institucione dhe funksiononte ekskluzivisht si një kabinet arkivimi elektronik, pa mundësinë e arkivimit ose përpunimit digjital të dokumenteve.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Përfundojnë në paraburgim 7 persona nga Kumanova, Likova dhe Zhelina – mes tyre pronarë pompash derivatesh dhe kontabilistë

Published

on

Pas një aksioni të madh të Drejtorisë së Policisë Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, 7 persona përfundoan në paraburgim – 2 nga Kumanova, 3 nga Likova dhe 2 nga Zhelina.

Mes të ndaluarve ka edhe pronarë të pompave të derivateve dhe kontabilistë, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që për vite me radhë ka kryer vepra penale si:

– Bashkim kriminal

– Fshehje tatimi dhe mashtrim tatimor

– Larje parash

Advertisement

Sipas Prokurorisë, grupi ka përfituar përfitime të paligjshme mbi 430 milionë denarë, duke i shkaktuar dëm të madh buxhetit të shtetit.

Aksioni u zhvillua me mbështetjen e njësisë speciale “Tigër”, ndërsa një person i shpallur i dyshuar nuk është ende në dispozicion të organeve të ndjekjes.(INA)

Continue Reading

Më të lexuarat