Connect with us

Lajme nga vendi

Nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim mes Komunës së Gostivarit dhe “Go Green Shkup”

Published

on

 Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot në hapësirat e komunës nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Shoqatën për Zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit “Go Green Shkup”.

Memorandumi mes Komunës së Gostivarit dhe shoqatës përfshin bashkëpunim në fushën e rinisë dhe mjedisit duke përfshirë:

-Mbështetje në zbatimin e aktiviteteve nga projekti “Të rinjtë për aksion klimatik dhe transport të qëndrueshëm”, mbështetur financiarisht nga Agjencia për zhvillim “SIDA” nga Suedia; mbështetje në mbledhjen e propozimeve për komuna të gjelbra dhe transport të qëndrueshëm; mbështetja e Go Green në zbatimin e projekteve rinore, si dhe komunikim dhe transparencë ndaj të rinjve.

“Komuna e Gostivarit vazhdon të mbetet e hapur për të gjitha organizatat joqeveritare që japin kontribut në sfera të ndryshme, ndërsa “Go Green Shkup”, mes tjerash do të ndihmojë në përfshirjen e rinisë në politikën rinore të gjelbër në komunë”, theksohet në kumtesën e Komunës së Gostivarit.

Advertisement

Lajme nga vendi

Ndërtimi i autostradës Tetovë Gostivar në kuadër të korridorit 8 ka ngritur një shqetësim tek banorët në territorin e Komunës së Bogovinës

Published

on

Ndërtimi i autostradës Tetovë Gostivar në kuadër të korridorit 8 ka ngritur një shqetësim tek banorët që jetojnë në territorin e Komunës së Bogovinës.Bëhet fjalë për qasjen në austostradë të banorëve të fshatrave të kësaj komune. Sipas informacioneve të deritanishme nga Tetova deri në Gostivar do të ketë vetëm një kyçje kryesore edhe atë në fshatin Pirok mes territorit të komunës së Bogovinës dhe Vrapçishtit.Ndërsa, pothuajse të gjithë fshatrat do të kenë qasje në rrugën ndihmëse e cila do të lidhet me korridorin.Këto shqetësime të këtyre banorëve janë shprehur edhe në takimin e fundit të kryetarit të Komunës së Bogovinës Feti Abazi me përfaqësues të Bechtel Enka. Kryetari Abazi thotë se në këtë takim janë marrë informacione lidhur me projektin por pritet që të ketë edhe takime tjera. Krahas kësaj është kërkuar infrastrukturë edhe për bujqit që janë në pjesën e poshtme të korridorit.“Nga takimi që kishim, ne u furnizuam me disa informacione. Tani, nga takimi arritëm në përfundim se secili vendbanim do të ketë qasje në rrugën ndihmëse për në autostradë. Rrugë e cila do të ketë qasje direkte në korridorin 8 do të jetë në fshatin Pirok, ku edhe është kufiri ndërmjet Komunës së Bogovinës dhe Komunës së Vrapçishtit, ndërsa të gjithë fshatrat do të ketë qasje por përmes rrugës ndihmëse. Ne parashtruam kërkesa dhe do keto kërkesa do të dorëzohen edhe zyrtarisht” thotë kryetarit të Komunës së Bogovinës Feti Abazi.Ndërkaq, kërkesa e kahmotshme e banorëve të fshatit Zherovjan për nënkalimin mbetet çështje për diskutim, pohon kryetari Abazi. “Ne kemi kërkuar që të bëhet edhe drenazhimi i autostradës sepse kemi fshatin Zherovjan që ndodhet poshtë autostradës dhe aty kemi nënkalim. Poashtu, e kemi fshatin Sedllarcë që ndodhet shumë afër austostradës, ndërsa pronat bujqësore i kanë poshtë autostradës, ku ka edhe ferma të cilët faktikisht duhet të kenë edhe rrymë dhe infrastrukturë tjetër përcjellëse, që mos kemi probleme ndërkohë. Për Zherovjanin kemi kërkuar nënkalim me të gjitha parametrat dhe një trotuar për lëvizje të banorëve” thotë kryetari Abazi. Problem tjetër sipas tij janë edhe shpronësimet pasi që toka që u është marrë qytetarëve nuk u paguhet mirë. “Është fakt se banorët tonë janë të dëmtuar me kompenzimin e pronës.Shpresoj se do të ketë mirëkuptim, qytetarëve u bëj apel që të bëjnë ankimime dhe sa do të pranohen ankesat e tyre unë nuk e di, por do të jem në krah të qytetarëve”, tha kryetari Abazi. Edhe pse për këtë pjesë kryetari Abazi thotë komunat nuk kanë komptenca, por nënvzon se do të përkrah banorët.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Paraburgim për tre të arrestuarit nga Bervenica për armë dhe drogë

Published

on

Për tre nga pesë të arrestuarit nga Bërvenica të cilët dyshohen për tregti me drogë dhe armë, gjykata ka caktuar masën e kujdesit afatshkurtër prej 48 orëve, përkatësisht mbajtjen në dobi të hetimit. Një i dyshuar tjetër është obliguar me paraqitje.

“Dy klientët e mijë, me inicialet SZ dhe IJ që dyshohen për vepër penale tregti me drogë dhe armë dhe lëshim të pa autorizuar në treg, të paraparë me Nenin 396 të KP të RMV dhe të Nenit 215 paragrafi një, të cilat hyjnë në kategorinë e veprave të rënda dhe serioze”, tha Qenan Ramani, avokat.

Një nga pesë të arrestuarit ditë më parë, tek i cili është gjetur sasia më e madhe e parave, është liruar nga akuza, sepse i njëjti ka dëshmuar me dokument prejardhjen e parave dhe ai nuk do të ndiqet penalisht. Grupi i arrestuar ditë më parë dyshohet të ketë lidhje të forta me pushtetin aktual dhe qendror. Policia është duke punuar për zgjerimin e hetimit dhe shpartallimin e plotë të grupit kriminal.

Continue Reading

Lajme nga vendi

“Safe City”/ Presidentja dekretoi Kodin Penal

Published

on

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova dekretoi Kodin Penal. Thotë se ka vërejtje, por sipas saj është më i mirë se Kodi paraprak Penal. Siljanovska thotë se ndryshimet i pranon vetëm si tranzicion, pra deri në miratimin e Kodit tërësisht të ri në qershor.

“Unë e kam nënshkruar ligjin ja do të them përse. Kam menduar, por kam edhe unë vërejtje për disa zgjidhje por më së voni pres që ky tranzicion të tejkalohet në qershor,  siç më kanë shpjeguar, sepse unë kërkova sqarime të detajuara. Do ta toleroj këtë vetëm në prag të pritjes së Kodit të ri Penal, për të cilin punohet gjatë kohë dhe sipas meje do të jetë kyç edhe për reformat në gjyqësor”, tha Gordana Siljanovska Davkova, Presidente.

Siljanovska tha se e mbështet plotësisht edhe ligjin për kundërvajtje në trafik, respektivisht sistemin “Safe City”. Ajo thotë se iniciativat që e vënë në pikëpyetje kushtetutshmërinë e sistemit janë të pabaza.

“Unë jam juriste dhe teza se sistemi ka të bëjë vetëm me disa qytete është tezë laike nuk është tezë e bazuar juridikisht sepse në Kumanovë, Shkup dhe Tetovë nuk drejtojnë automjetet vetëm banorët e atyre qyteteve por ka shoferë nga i gjithë shteti. Unë nuk shoh këtu diskriminim. Diskriminimi është i mundshëm vetëm nëse bëhet fjalë për dallime në baza gjinore, mbi baza të çfarëdolloj përkatësie”, u shpreh Gordana Siljanovska Davkova, Presidente.

“Safe City” do të hyjë në fuqi të plotë më 1 shkurt, kur dhe do të nis zbatimi i gjobave ndaj shkeljeve të detektuara nga sistemi i kamerave. Gazetare: Ajnur Bafqari

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat