Connect with us

Lajme nga vendi

Të dhëna alarmante mbi përdoruesit e drogës në Tetovë

Published

on

Rreth 30 persona të moshës nën 14 vjeçare në Tetovë e rrethinë, janë regjistruar si përdorues të substancave narkotike. Nga kjo shifër, 6 janë vajza të evidentuara madje si përdoruese kokainës. Sipas Entit për punë sociale, numri i përdoruesve të lëndëve narkotike në dy vitet e fundit, ka shënuar rritje enorme. Të dhënat e televizionit Alsat flasin për numër dyfish më të lartë të përdoruesve të lëndëve narkotike pasi shumë prej tyre nuk kanë të evidentuar nga institucionet përkatëse. Sipas psikologes Cvetkovska, faji për këtë rritje të numrit të fëmijëve që përdorin substancat narkotike, bie kryesisht mbi prindërit të cilët më tepër përkushtohen ndaj punës se sa ndaj fëmijëve të tyre.

“Në dy tre vitet e fundit numri është rritur, jo i të varurve por të atyre që e provojnë sepse për të qenë të varur duhet më gjatë të jenë përdorues. Tani kufiri i moshës së atyre që e përdorin është zvogëluar. Nëse para dhjetë viteve provues kanë qenë fëmijët e shkollave të mesme apo të moshës mbi 14 vjeç, tani kjo moshë është shumë më e vogël, kemi nxënës të moshën nën 12 vjeçare. Në këtë kohë të tranzicionit prindërit vërtetë janë në gjendje të vështirë. Sikur nuk kanë kohë për fëmijët e tyre. Një palë merren me skamjen pra ku të gjejnë para për ti rritur për ti paguar faturat dhe kjo sikur e harrojnë një të vërtetë shumë të madhe”, tha Olivera Cvetkovska, psikologe në Entin për punë sociale.

Advertisement

Lajme nga vendi

Janevska: Ligji për Arsimin e Lartë është gati për procedurë qeveritare

Published

on

Deri të premten, ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë do të jenë të qasshme për opinionin në platformën ENER.

“Ligji tashmë është plotësuar dhe ndryshuar në shumë nene, konform kërkesave konkrete të institucioneve. Unë pres që deri të premten ai të publikohet në ENER për dy apo tri ditë, edhe pse nuk kemi obligim ligjor për këtë; por ashtu siç premtuam, ashtu edhe do të veprojmë. Pas kësaj, ligji kalon në procedurë qeveritare”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit /Alsat.mk.

Continue Reading

Lajme nga vendi

SPB ; Kronika e zezë për ditën e djeshme 24 Mars Tetovë dhe Gostivar

Published

on

Dje, në ora 13:30, në rr. „Jasht Vardarit“ në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, në bazë të urdhëresës gjyqësore, kanë privuar nga liria personin një 45-vjecar nga fshati Prelubisht për vuajtje të dënimit me burg për vepër penale të kryer sipas nenit 300 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtje të dënimit.

……Dje, në ora 12:00, në fshatin Bogovinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, në bazë të urdhëresës gjyqësore, kanë privuar nga liria një 30-vjecar nga fshati Bogovinë për vuajtje të dënimit me burg për vepër penale të kryer sipas nenit 235 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtje të dënimit.

…….Dje në ora 13:10, në SPB Tetovë është raportuar se në bul. „Iliria“ në Tetovë, automjeti i udhëtarëve „Renault“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 56-vjecar nga Tetova, ka goditur një këmbësor 11-vjeçar nga Tetova. Në aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.

……Dje, në DPB Gostivar, një 58-vjecar nga fshati Vrapçisht ka denoncuar veprën penale „falsifikim i dokumenteve“. Sipas denoncimit, një person  gjatë vitit 2018, me dokumentacion të falsifikuar, ka përvetësuar dhe kaluar në emrin e tij pronën prej 1.500 metrash katror në pronësi të nënës së saj të ndjerë, të cilën më vonë ua ka rishitur personave të tretë. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

……Dje, në ora 17:00, në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 39-vjecar nga një fshat i Gostivarit, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga bashkëshortja e tij nga Tetova, se ai ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive dhe paraprakisht e ka shqetësuar në banesë. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.

Advertisement

…..Sot në mëngjes, në ora 02:20, në lagjen „Maleardi“ në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Gostivar kanë privuar nga liria një 17-vjeçar nga fshati Debresh. Gjatë kontrollit në komunikacion është ndaluar automjeti „BMV“ me targa të Gostivarit, të cilin ai e drejtonte, me ç’rast është konstatuar se e drejton mjetin pa pasur patentë shoferi. Automjeti është konfiskuar, ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Continue Reading

Lajme nga vendi

AMBASADA AMERIKANE NË SHKUP: PARALAJMËRIM SIGURIE PËR QYTETARËT E SHBA-së!

Published

on

Ambasada e SHBA-së në Shkup ka publikuar një paralajmërim sigurie për të gjithë qytetarët amerikanë.

Departamenti i Shtetit u këshillon amerikanëve në mbarë botën, e veçanërisht në Lindjen e Mesme, të tregojnë kujdes të shtuar.

Amerikanët që ndodhen jashtë vendit duhet të ndjekin udhëzimet e përfshira në paralajmërimet e sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e SHBA-së.

Sipas paralajmërimit, mbylljet e herëpashershme të hapësirës ajrore mund të shkaktojnë ndërprerje në udhëtime.

“Objektet diplomatike të SHBA-së, përfshirë edhe jashtë Lindjes së Mesme, kanë qenë objekt sulmesh. Grupet që mbështesin Iranin mund të synojnë interesa të tjera amerikane jashtë vendit ose lokacione të lidhura me Shtetet e Bashkuara dhe/ose qytetarë amerikanë në mbarë botën,” thuhet në njoftim.

Advertisement

Nga Ambasada këshillohet që të gjithë qytetarët amerikanë të regjistrohen në step.state.gov për të marrë paralajmërimet më të fundit të sigurisë dhe të ndjekin kanalin “Departamenti i Shtetit i SHBA – Përditësime sigurie për qytetarët amerikanë” në WhatsApp, ose @TravelGov në platformën X.

Kur planifikoni udhëtim, lexoni me kujdes paralajmërimin për udhëtim dhe informacionet e detajuara për destinacionin tuaj, si dhe çdo njoftim të fundit në travel.state.gov/destination, këshillojnë nga Ambasada Amerikane në Shkup.

Continue Reading

Më të lexuarat