Uncategorized
Shqiptari nga Maqedonia vret bashkëshorten dhe i dorëzohet policisë në Zvicër

Paraditen e së premtes, Policia e Kantonit Thurgau ka gjetur një grua 39 vjeçare të pajetë në një banesë në Erlen, Kantoni TG, për të cilën supozonte se ishte e vrarë. Pak pas orës 11:00, një burrë ka telefonuar në qendrën kantonale të thirrjeve të urgjencës, për të treguar se kishte plagosur për vdekje gruan e tij.
Burri në fjalë është arrestuar në vend. Ai nuk ka rezistuar, shkruan policia kantonale e Thurgaut. I arrestuari është një 42-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut. Prokuroria publike ka nisur një hetim penal, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Gruaja gjithashtu ka rrënjët në Maqedoninë e Veriut, thonë të afërmit, shkruan 20minuten.ch. Burimet konfirmojnë se bëhet fjalë për një çift shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Çifti kanë tri vajza adoleshente.
Duket të ketë pasur debate të përsëritura ditët e fundit mes çiftit, thotë një i afërm, sipas të cilit, divorci mes tyre ishte i afërt.
Burri kohët e fundit ka qenë i paaftë për të punuar për shkak të një sëmundjeje.
“Kjo e shqetësonte atë”, thotë më tutje i afërmi. “Dikur ishin shumë të lumtur, qeshnin shumë. Por në javët e fundit marrëdhënia mes tyre është përkeqësuar”.
“Jemi në shok”, thotë një fqinj. Ai e përshkruan të dyshuarin si “një person të sinqertë, të këndshëm dhe normal”. Ai qeshte shpesh dhe ishte në disponim të mirë. Por në ditët e fundit ai kishte ndryshuar. “Ai nuk na përshëndeste më dhe mezi fliste”.
Uncategorized
Durmishi në “Top Tema”: BDI apo Fronti në çarje totale – kujt t’i “japin” komuna Taravarit apo Selës?

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Top Tema”, hodhi dritë mbi kaosin e brendshëm që po përjeton BDI dhe i ashtuquajturi “Front Evropian”, duke theksuar se tashmë gara e tyre nuk është për ide, por për pazare mes njëri-tjetrin.
“BDI apo Fronti është në krizën më të thellë të brendshme që ka përjetuar ndonjëherë. Deri dje flisnin për bojkot të zgjedhjeve lokale, sot nuk kanë as kë të kandidojnë”, tha Durmishi.
Ai shtoi se situata është aq e tensionuar, sa brenda Frontit do të jemi dëshmitarë të shpërthimeve të reja, pazareve dhe përplasjes së interesave personale, ku secili tenton të sigurojë ndonjë copë pushtet për vete.
“Taravari u kërkon komuna, Sela u kërkon komuna, edhe satelitët e tjerë kërkojnë pjesën e tyre. Të gjithë flasin për ndarje pushteti, por askush për qytetarin”, theksoi ministri.
Sipas tij, ky është dallimi mes dy blloqeve të sotme shqiptare “VLEN që ndërton një ofertë të re për qytetarët dhe BDI që sillet sikur komunat i ka në xhep.
Uncategorized
QEVERIA EMËRON BESNIK FERATIN EDHE PËR NJË MANDAT SI ZËVENDËS DREJTOR NË AGJENCINË PËR SIGURI NACIONALE

Qeveria në seancën e sotme e ka emëruar Besnik Feratin zëvendës drejtor në Agjencinë për Siguri Nacionale.
Ferati në këtë post vjen edhe për një mandat të ri 4 vjeçar. .
Uncategorized
VLEN në ofanzivë, fillojnë punësimet masovike të shqiptarëve

Koalicioni VLEN ka nisur një ofensivë konkrete për të kthyer premtimet në vepra, duke realizuar një valë punësimesh që kanë sjellë përfshirje më të madhe të shqiptarëve në institucionet shtetërore. Vetëm në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë janë punësuar 38 shqiptarë, duke zhbllokuar një situatë të trashëguar me vite mungese përfaqësimi.
Ky nuk është rasti i vetëm. Në ndërmarrjen NOMAGAS janë punësuar 8 shqiptarë, në Doganë 19 shqiptarë, 15 shqiptarë në MEPSO, në QSHP 8 shqiptarë, ndërsa emërime janë bërë edhe në institucione të tjera qendrore dhe lokale, si pjesë e një strategjie të koordinuar për barazi dhe përfshirje.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së zotimeve që VLEN ka dhënë ndaj qytetarëve shqiptarë një qasje që nuk ndalet me retorikë, por dëshmohet me rezultate konkrete në terren.
Sipas burimeve nga koalicioni, kjo është vetëm faza e parë e reformës për përfaqësim të drejtë dhe të dinjitetshëm, me nisma që do të zbatohen në sektorë të tjerë strategjikë në javët në vijim si ELEM, Ministria e Mbrojtjes, DAP, Rrugët e Maqedonisë, Posta e Maqedonisë, Pyjet e Maqedonisë etj.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve