Lajme nga vendi
Mariçiq-Rosval: Është më e nevojshme që Maqedonia e Veriut të mbetet në rrugën evropiane
Procesi i integrimeve evropiane, ndihma dypalëshe zhvillimore që Suedia i jep Maqedonisë së Veriut dhe qëllimet strategjike të dy vendeve ishin tema e bisedës në takimin e sotëm të zv. kryeministrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, me ministrin suedez për BE dhe Bashkëpunimi Nordik, Jesika Rosval.
Nga Sekretariati për Çështje Evropiane njoftojnë se Mariçiq theksoi në takim se vizita në Rosval gjatë presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian është e një rëndësie të madhe politike për vendin tonë, duke treguar se përkushtimi i Suedisë për zgjerimin e BE-së është e rëndësishme dhe për progresin tonë në procesin e negociatave.
Bashkëbiseduesit vlerësuan se Suedia në vazhdimësi e mbështet rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe ka një rol të madh në përparimin e agjendës së reformave, por se tani është më e nevojshme që Maqedonia e Veriut të mbahet në rrugën evropiane.
“Suedia është partneri ynë i vlefshëm, mbështetës politik, zhvillim dhe financiar në rrugën drejt BE-së. Mbështetja e vazhdueshme që Suedia i jep vendit tonë në procesin e integrimit evropian dëshmon rëndësinë e aleancës dhe partneritetit mes dy vendeve”, tha Mariçiq.
Rosval theksoi se Suedia vazhdon të ofrojë mbështetje të vazhdueshme në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, përmes arritjes së qëllimeve të përcaktuara me Strategjinë për Bashkëpunim në Reforma 2021-2027, por se është në dorën tonë të zbatojmë detyrat dhe detyrimet e brendshme që dalin nga Korniza Negociatore, me konsensus të përbashkët rreth çështjes së perspektivës evropiane./Telegrafi/
Lajme nga vendi
Qytetarët çojnë “Safe City” në Kushtetuese
Disa qytetarët përmes një nisme i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e sistemit Safe City. Sipas tyre, përmes dërgimit të sms porosive bëhet shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdoren të dhënat personale dhe cenon sigurinë në trafik.
Përveç nismës në kushtetuese, grupi iniciues ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare, punë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim i të dhënave personale. Në nismë është potencuar edhe drejtësia selektive dhe diskriminimi gjeografik.
Lajme nga vendi
Strasburgu e obligon Maqedoninë: Brenda 3 muajve duhet të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike
Maqedonia humbi rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – shteti është i detyruar brenda tre muajve të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike ndaj kompanive private, sepse nuk janë respektuar vendimet e gjykatave që kanë marrë fuqi ligjore, përcjell TV21. Vendimi konstaton se me të ashtuquajturat “korniza” nga Ligji për Ekzekutimin, është shkelur Neni 6 i Konventës Evropiane – e drejta për një proces të drejtë dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.
Borxhlinjtë më të mëdhenj janë “Nomagas”, Hekurudhat – Transport dhe Infrastrukturë dhe EMV. Gjykata Evropiane thekson se mungesa e buxhetit ose e burimeve nuk mund të shërbejë si justifikim për mos-ekzekutimin e vendimeve gjyqësore./tv21.tv
Lajme nga vendi
Nga 1 janari ulen shpenzimet për rrymën, KRRE i ul tarifat e rrjetit
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë kostot e energjisë elektrike, përcjell TV21. Nga 1 janari, tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucioni ulet me 3.64%, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO ulet me 2.67%. Ulje ka edhe në çmimin e MEMO, me 3.40%.
Me vendimin e sotëm, të gjitha elementet që e përbëjnë çmimin final të rrymës tashmë janë të qarta – çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit si dhe blerjet për humbjet në sistem. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Home, nën mbikëqyrjen e KRRE-së, të bëjë përllogaritjen dhe të publikojë çmimet finale sipas blloqeve.
“Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36%”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi1 month agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga vendi2 months agoFatmir Limani: Diaspora do të jetë pjesë integrale e projektit tim politik

