Connect with us

Lajme nga vendi

Fakulteti Filologjik e organizoi trajnimin “Zotërimi i Gjuhës Shqipe – Çelës për hapjen e mundësive të reja”

Published

on

Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe e Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës, më 5 maj 2023, e organizoi trajnimin njëditor me maturantët nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Trajnimi me temë “Zotërimi i Gjuhës Shqipe – Çelës për hapjen e mundësive të reja” kishte qëllim kryesor parapërgatitjen e maturantëve për provimin e maturës shtetërore në lëndën e Gjuhës shqipe.

Mbajtjen e këtij trajnimi  e përshëndeti edhe Rektori i UT-së, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, i cili i përgëzoi organizatorët, përkatësisht profesorët e kësaj katedre. “Këtë trajnim për herë të parë e organizon Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe e Fakultetit Filologjik, me profesorë të cilët tashmë e njohin shumë mirë këtë punë dhe ju keni fatin të mësoni nga ta. Duke dashur që ju të kaloni sa më mirë në atë provim shtetëror, ata gjithashtu ju nxisin për ruajtje, pasurim dhe përdorim të drejtë të gjuhës amtare kudo që të jeni e në çdo kohë, sepse gjuha është identiteti ynë themelor, është baza e asaj që quhet shoqëri njerëzore”, theksoi, Rektori I Universitetit të Tetovës.  Ai, po ashtu shtoi se, të studiosh gjuhën amtare nuk është vetëm investim personal në karrierë, por nënkupton edhe zbatimin e saj në praktikë, kontributin për ngritje, afirmimin dhe vlerësimin më të madh kundrejt kulturës shqiptare në përgjithësi.
Në hapje të trajnimit të sotëm, me fjalë rasti u drejtua edhe dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani, ku informoi se si erdhi deri te realizimi i trajnimit njëditor në katedrën e tyre, se cili ishte qëllimi kryesor dhe se në cilat gjëra maturantët e shkollave të ndryshme duhet të ndalen për një sukses më të pritshëm. Ndër të tjera ai theksoi se, ky trajnim njëditor ata do t’i nxisë jo vetëm për një lexim dhe studim më të mirë të gjuhës dhe letërsisë shqipe, por edhe për një të ardhme të sigurt në vendin tonë, duke treguar edhe për mundësitë e ndryshme të punësimit të cilat i ofron të studiuarit e kësaj gjuhe. Me bindje të madhe për këtë trajnim të veçantë e të nevojshëm dhe me të besuarit e një ndihme të paktë për një kapërcim të lehtë të provimit të maturës shtetërore ai i uroi maturantët për suksese duke ua theksuar në fund se jo vetëm fakulteti i tyre, por edhe gjithë Universiteti i Tetovës mirëpret studentët e rinj për arritje të reja.

Gjithashtu, ky trajnim njëditor u ndihmoi maturantëve të vendit që nga afër të dëgjonin se në cilat detaje duhet të kenë kujdes gjatë plotësimit të provimit të maturës shtetërore dhe se cilave gjëra t’u shmangen për të mos dështuar. Këto sugjerime ata i dëgjuan nga profesoresha e shkollës së mesme, Nurije Bajrami, një testatore ndër vite në këtë provim shtetëror e cila me teste konkrete të viteve paraprake ua bëri më të qarta këto hollësi.

Në trajnimin e lartpërmendur maturantët diskutuan për çdo paqartësi që kishin në lidhje me provimin e maturës, por edhe përfitimet në këtë fazë përgatitore. Në përfundim të gjithë maturantëve iu ndanë  certifikata për pjesëmarrje në trajnimin “Zotërimi i Gjuhës Shqipe – Çelës për hapjen e mundësive të reja”.

Advertisement

Lajme nga vendi

Mexhiti: VLEN është fitues i zgjedhjeve lokale

Published

on

Kryetari në ardhje i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka vlerësuar se Ali Ahmeti, lideri i BDI-së, është humbësi më i madh i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut të mbajtura më 19 tetor.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Mexhiti ka theksuar se Ahmeti, i cili qeveriste në 90% të komunave, ka përfunduar me vetëm një komunë të fituar, Likovën.

“Qëllimisht apo jo, Ahmeti dhe BDI-ja kanë fokusuar rëndësinë kryesore te Tetova dhe posaçërisht te Çairi, ndërsa komunat e tjera i kanë konsideruar më pak të rëndësishme. Ne e pranuam këtë sfidë dhe sot Çairi u mbyll në raundin e parë. Tetova ka një epërsi mbi 4 mijë vota, kështu që është çështje e kryer. Gjithashtu, ne vetëm në raundin e parë kemi fituar 5-6 komuna. Kam deklaruar edhe më parë se humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve është Ali Ahmeti, i cili qeveris në 90% të komunave, dhe në mbrëmjen kur të numërohen votat, BDI-ja do të ketë fituar vetëm një apo dy komuna rurale, pra BDI ka fituar vetëm në Likovë”, ka deklaruar ai.

Sipas Mexhitit, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë vendosur t’i japin shansin një gjenerate të re për qeverisje, si në nivel qendror, ashtu edhe në atë lokal.

“Shqiptarët në Maqedoni kanë vendosur të japin mundësinë për një gjeneratë të re për qeverisje, për hir të konkurrencës dhe demokratizimit të skenës politike. Pas tre apo katër viteve që kanë mbetur, çdo qytetar shqiptar në Maqedoni do të ketë mundësinë të bëjë krahasimin ndërmjet këtij dhe tjetrit tabori, duke i vlerësuar në bazë të punës dhe programeve. Deri më tani kjo mundësi nuk ka ekzistuar, pasi ka pasur një lloj monopoli politik ose skena ka qenë shumë e shpërndarë”, është shprehur Mexhiti.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Varg me marihuanë në oborr të shtëpisë, arrestohet 54-vjeçari

Published

on

Personi u mbajt në Stacionin Policor të Gjevgelisë, u njoftua prokurori nga Prokuroria Themelore e Gevgelisë, dhe pas dokumentimit të rastit, gjatë ditës do të paraqitet kallëzim penal.

“Më 21.10.2025, rreth orës 13:00, zyrtarët e policisë nga SPB Strumicë – DPB Gjevgjeli arrestuan A.R. (54) nga Bogdanci. Bazuar në urdhër gjyqësor, u krye bastisje në shtëpinë e tij, ku u gjetën rreth 1 kilogram e 100 gramë marihuanë, katër bimë të mbjella kanabis, mbetje të degëve me marihuanë dhe objekte me mbetje të marihuanës”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Paraburgim 6 persona dhe masa kujdesi për 15 të tjerë, shkak keqpërdorime në spital

Published

on

Prokuroria e Prilepit ka kërkuar paraburgim për gjashtë persona dhe masa kujdesi për 15 të tjerë të arrestuar në lidhje me rastin e Spitalit të Përgjithshëm të Prilepit.

“Prokuroria Themelore Publike e Prilepit ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prilepit propozime për paraburgimin e gjashtë personave, për 15 masa kujdesi dhe për gjashtë deri në shtatë persona juridikë nga Prilepi, Manastiri dhe Shkupi, si dhe propozim për ndalesë nga pjesëmarrja në procedurat e prokurimeve publike,” tha Jasmina Shishkovska, kryetare e Gjykatës Themelore në Prilep.

Personat e arrestuar pritet të dorëzohen gjatë ditës në Gjykatën e Prilepit. Më shumë se 10 persona u arrestuan mbrëmë dhe sot nga policia e Prilepit gjatë një aksioni të Drejtorisë së Policisë Financiare, e cila ndërmori bastisje në disa lokacione në kuadër të hetimeve për keqpërdorime financiare në spital.

Sipas Prokurorisë, që nga prilli i këtij viti zhvillohet një procedurë parahetimore për shkak të dyshimeve për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” lidhur me operacionet financiare të spitalit. Drejtori aktual i Spitalit të Përgjithshëm të Prilepit, Borka Taleski, ka deklaruar vitin e kaluar se pas marrjes së detyrës ka vërejtur parregullsi financiare dhe se institucionit i është trashëguar një borxh prej rreth 193 milionë denarësh.

Continue Reading

Më të lexuarat