Lajme nga vendi
Partia politike e Djathta: “Paragu prej 5% i propozuar nga BDI nuk është në funksion për të siguruar stabilitet
“Paragu prej 5% i propozuar nga BDI nuk është në funksion për të siguruar stabilitet politik, por për të siguruar një vend të sigurt dhe pushtet të përjetshëm. Kjo është arsyeja e vetme që kjo parti insiston në kushte të pamundshme për shumicën e partive”, thuhet nga partia politike e Djathtë.
“E Djathta e përkrah propozimin për një zonë zgjedhore pa prag zgjedhor. LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja duhet edhe një herë të ndalen me politika hipokrite drejt përmbushjes së këtij kushti dhe të japin mbështetje të plotë dhe të sinqertë duke zbatuar ndryshimin e modelit zgjedhor, gjegjësisht që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore pa konsensus etj…
Modeli i një njësie zgjedhore është e sakt dhe e drejtë dhe është pasqyrë e demokracisë së vërtetë dhe në zgjedhje do të pasqyronte vetëm vullnetin real të votuesve.
Me modelin aktual LSDM, VMRO-DPMNE dhe BDI ua marrin votat partive më të vogla politike. Në fund të fundit, edhe Ambasada Amerikane edhe Delegacioni Evropian kanë dhënë mendim pozitiv dhe mbështetje për ndryshime të tilla në të kaluarën.
Për çfarë destabiliteti politik flet përfaqësuesi i BDI-së nëse vullneti i çdo qytetari të Maqedonisë respektohet pa përqindje?! As demokracia, as qytetarët, as shteti nuk duhet të jenë peng i disa partive politike. Dhe LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja duhet të çlirohen nga pengu i BDI-së dhe të mos ia marrin të drejtën e përfaqësimit dhe paraqitjes në legjislaturën maqedonase të çdo qytetari që dëshiron të votojë dhe do të votojë!”, thuhet në deklaratën e partis politike e Djathta.А1он
Lajme nga vendi
Arrestohen 7 persona për organizimin e përleshjeve me qenë
Aksioni policor është realizuar në qytetin e Kumanovës, ndërsa të arrestuarit janë nga Gostivari, Tetova dhe nga fshati Çerkez i Kumanovës.
Një aksion i policisë së Kumanovës, ka rezultuar me arrestimin e 7 personave, që dyshohen për organizimin e “përleshjeve me qenë”.
Sipas informacioneve të parë të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, me datën 23 mars rreth orës 23:00, policia i ka arrestuar personat me iniciale S.R. (34), A.M. (31), A.M. (27), J.K. (38) të gjithë nga Tetova, pastaj S.A. (40) nga fshati Çerkez i Kumanovës, si dhe N.M. (62) nga Gostivari.
Ata janë kapur në momentin që po organizonin aktivitetet për përleshjeve mes qenëve.
Të dyshuarit menjëherë janë dërguar në Stacionin policor, ndërsa SPB-ja (Sektori per Pune te Brendshme) thotë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojnë masat adekuate ligjore.
Lajme nga vendi
Taravari kritikon Mickoskin dhe VLEN-in: Pa ndryshime kushtetuese, vendi rrezikon izolimin
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se “nuk ka kushte politike për ndryshimet kushtetuese”
Sipas Taravarit, një qëndrim i tillë, pa afate dhe plan konkret, është i paqartë dhe shqetësues për të ardhmen evropiane të vendit. Ai ngriti pyetjen nëse Qeveria ka vendosur të mbyllë përfundimisht rrugën drejt Bashkimi Evropian.
Ai i bëri thirrje koalicionit VLEN që të reflektojë dhe të përballet me përgjegjësinë politike, duke rikujtuar premtimin për realizimin e ndryshimeve kushtetuese brenda gjashtë muajve. Sipas tij, heshtja dhe pasiviteti i tyre janë të papranueshme.
Taravari kërkoi që VLEN të ushtrojë ndikim real mbi partnerët qeveritarë dhe të mos mbetet spektator në proceset kyçe që përcaktojnë të ardhmen e vendit.
Në fund, ai bëri thirrje për unitet politik dhe shoqëror, duke theksuar se integrimi në Bashkimin Evropian nuk është opsion, por domosdoshmëri strategjike për shtetin dhe qytetarët.
Lajme nga vendi
Mickoski: Kemi marrëveshje me OKTA-n prej sot ulet çmimi i naftës dhe benzinës për 3 denarë
Është rënë dakord për uljen e çmimit të karburantit me OKTA, njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, përcjell TV21. Sipas tij, nga sot do të ketë një ulje prej tre denarësh në të gjitha pikat e karburantit të OKTA.
“Po, gjatë ditës së djeshme ministrja e Energjetikës zhvilloi bisedë me drejtorin e përgjithshëm të OKTA, dhe kemi një denar shtesë ulje. Kështu që, nga sot do të kemi tre denarësh ulje në të gjitha pikat e karburantit që janë klientë të OKTA. Nga këto çmime që janë maksimale, të vendosura dje nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, kemi tre denarësh ulje, që do të thotë se aktualisht kemi çmimet absolutisht më të ulëta të karburantit”, deklaroi Mickoski.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

