Lajme nga vendi
Gir: Shqetëson shënimi me flamur evropian i ligjeve të cilat nuk janë pjesë e harmonizimit me legjislaturën e BE-së

Sistemi i flamurit evropian përdoret kur e harmonizoni legjislaturën tuaj me legjislaturën dhe standardet e BE-së. na shqetëson shënimi i ligjeve lirdhur me korridoret 8 dhe 10d me flamur evropian, duk pasur parasysh atë që këtu nuk ka harmonizim me standardet e BE-së, deklaroi sot euroambasadori në vend, Dejvid Gir në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, pas fillimit të projektit “Mbështetje për reformat në pylltarinë e Maqedonisë së Veriut”.
Sipas Gir, flamuri evropian ekziston sepse në rrugën drejt BE-së, Maqedonia e Veriut, por edhe shtetet e tjera, duhet të miratojnë pjesë të legjislaturës, për çka nevojitet shumë kohë në Parlament.
“Do të nevojiten dekada nëse miratohen të gjitha pjesët e legjislaturës, nëse procesi zhvillohet në kushte normale. Prandaj e kemi flamurin evropian. Flamurin evropian mund ta shfrytëzoni kur e harmonizoni legjislaturën tuaj me legjislaturën dhe standardet e BE-së. Na shqetëson shënimi i ligjeve lidhur me korridoret 8 dhe 10d me flamur evopian, duke pasur parasysh atë që këtu nuk ka harmonizim me standardet e BE-së”, tha Gir. zhurnal.
Lajme nga vendi
Fetai: VLEN do ta mbështesë Mendi Qyrën në Komunën e Strugës

Zv.kryeministri Arben Fetai dhe njëri ndër liderët e VLEN-it, ka thënë se do ta mbështesin Mendi Qyran si kandidat për kryetar të Komunës së Strugës.
Para shpalljes së kandidaturës nga Mendi Qyra, Fetai në emisionin “PodGo”, tha se VLEN do ta mbështesë Mendi Qyran, duke e quajtur edhe kandidaturë të qëlluar dhe fituese.
“Jemi në fazën e sondazheve. Është një kandidaturë e pavarur e cila tashmë përkrahet zyrtarisht nga VLEN-i që është Mendi Qyra në Komunën e Strugës. Është kandidatura më e qëlluar e mundshme. Do ta ketë përkrahjen e plotë të koalicionit. Ai ka qenë edhe themelues i subjektit Aleanca për Shqiptarët, e ndjejmë të afërt me dhe besoj është kandidaturë fituese që në fillim”, tha mes tjerash Fetai.
Ndërsa sa i përket komunave tjera, ai tha se ende nuk i kanë konfirmuar kandidatët dhe se për momentin janë duke bërë sondazhe.
Lajme nga vendi
Limani: Nuk e përjashtoj mundësinë që të jem kandidat për kryetar të komunës së Kërçovës

Ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini nga radhët e VLEN, Fatmir Limani nuk e përjashtoi mundësinë që të jetë kandidat për kryetar të komunës së Kërçovës në zgjedhjet lokale në vjeshtë, përcjell TV21. Limani tha se emri i tij është pjesë e anketave që po zhvillohen.
“Emri im është duke u anketuar, është pjesë përbërëse e anketave nga pala tjetër e opozitës. Nuk e përjashtoj këtë mundësi. Të gjithë e dimë se as Kërçova dhe as një komunë tjetër nuk janë dëshirë e jona personale, por është një realitet i bazuar mbi kërkesën dhe nevojat e qytetarëve. Ashtu siç të vendoset, ashtu edhe do të prononcohemi në fund”, the Limani.
Lajme nga vendi
Shkupjani humbi jetën pasi u godit nga një motoçikletë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një person ka humbur jetë nga aksidenti i mbrëmjes së djeshme në rrugën “Leninova” në Shkup, përcjell TV21. Sipas MPB-së, një motoçikletë ka goditur për vdekje një këmbësor 68 vjeç.
“Më 01.07.2025 rreth orës 19:30 në SPB Shkup është raportuar se në një vendkalim për këmbësorë pranë rrugës “Leninova” në Shkup, një motoçikletë e markës “Kawasaki” me targa të Shkupit ka goditur këmbësorin J.N. (68) nga Shkupi, pas çka motoçiklisti është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga aksidenti, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtari në motoçikletë, H.I. (26) nga Shkupi, ka pësuar lëndime të lehta, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” dhe në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit”. Si pasojë e lëndimeve të marra, J.N. ka ndërruar jetë në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë”. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga një ekip i SPB Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve