Lajme nga vendi
Mbi 760 objekte të ndërtuara në Malin Sharr | VIDEO
Në territorin e Parkut Kombëtar Mali Sharr tashmë ka përfunduar regjistrimi I objekteve të ndërtuara jashtë vendbanimeve. Sipas të dhënave që ka publikuar Parku Kombëtar bëhet fjalë për 769 objekte të ndërtuara jashtë vendbanimeve, prej të cilave 5 në komunën e Mavrovë-Rostushës, në komunën e Gostivarit ka 24 objekte, në komunën e Vrapçishtit 61, në komunën e Bogovinës 74, në komunën e Tetovës 462, në komunën e Tearcës 115 dhe në komunën e Jegunovcës 28.
Këta objekte janë ndërtuar në pronë shtetërore dhe private dhe disa prej tyre janë të legalizuara dhe disa nuk janë të legalizuara.Nga Parku Kombëtar njoftojnë se për të përcaktuar statusin e ndërtesave në fazën tjetër, janë planifikuar inspektime në terren, është planifikuar të bisedohet me secilën komunë dhe përveç kësaj do të njoftojë të gjitha institucionet përkatëse për numrin aktual të këtyre objekteve.
Sipas planit të menaxhimit, ndërtimi i vendbanimeve të reja turistike dhe shtëpive të pushimit nuk lejohen në zonën e mbrojtjes së rreptë dhe menaxhimit aktiv, ndërsa ngritja e strehimoreve të reja nga materialet natyrore për kullotjen tradicionale të bagëtive lejohet në të gjitha zonat përveç zonës së mbrojtjes së rreptë.Për ndërtimet pa leje dhe uzurpimin e pronës shtetërore, në muajt e kaluar tashmë janë dorëzuar disa kallëzime dhe njoftime për kundërvajtje në institucionet kompetente dhe kushdo që vepron në kundërshtim me dispozitat ligjore të Ligjit për mbrojtjen e natyrës dhe Kodit Penal do të mbaj përgjegjësi, informuan nga Parku Kombëtar Mali Sharr.
Krahas kësaj, njoftohet se para tre viteve si pasoj e zjarrit janë dëmtuar 80 hektar pyje edhe atë mbi fshatin Sellcë dhe Lisec dhe këtë informacion parku kombëtar nuk e ka patur. Për të pastruar këtë zonë, pritet që të lëshohen leje për prerjen e drunjëve për banorët e këtyre zonave. /Televizioni KOHA/
Lajme nga vendi
Qytetarët çojnë “Safe City” në Kushtetuese
Disa qytetarët përmes një nisme i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e sistemit Safe City. Sipas tyre, përmes dërgimit të sms porosive bëhet shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdoren të dhënat personale dhe cenon sigurinë në trafik.
Përveç nismës në kushtetuese, grupi iniciues ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare, punë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim i të dhënave personale. Në nismë është potencuar edhe drejtësia selektive dhe diskriminimi gjeografik.
Lajme nga vendi
Strasburgu e obligon Maqedoninë: Brenda 3 muajve duhet të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike
Maqedonia humbi rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – shteti është i detyruar brenda tre muajve të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike ndaj kompanive private, sepse nuk janë respektuar vendimet e gjykatave që kanë marrë fuqi ligjore, përcjell TV21. Vendimi konstaton se me të ashtuquajturat “korniza” nga Ligji për Ekzekutimin, është shkelur Neni 6 i Konventës Evropiane – e drejta për një proces të drejtë dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.
Borxhlinjtë më të mëdhenj janë “Nomagas”, Hekurudhat – Transport dhe Infrastrukturë dhe EMV. Gjykata Evropiane thekson se mungesa e buxhetit ose e burimeve nuk mund të shërbejë si justifikim për mos-ekzekutimin e vendimeve gjyqësore./tv21.tv
Lajme nga vendi
Nga 1 janari ulen shpenzimet për rrymën, KRRE i ul tarifat e rrjetit
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë kostot e energjisë elektrike, përcjell TV21. Nga 1 janari, tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucioni ulet me 3.64%, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO ulet me 2.67%. Ulje ka edhe në çmimin e MEMO, me 3.40%.
Me vendimin e sotëm, të gjitha elementet që e përbëjnë çmimin final të rrymës tashmë janë të qarta – çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit si dhe blerjet për humbjet në sistem. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Home, nën mbikëqyrjen e KRRE-së, të bëjë përllogaritjen dhe të publikojë çmimet finale sipas blloqeve.
“Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36%”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi1 month agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga vendi2 months agoFatmir Limani: Diaspora do të jetë pjesë integrale e projektit tim politik

