Connect with us

Lajme nga vendi

NDODH EDHE NË TETOVË, Dy nxënës përgatitën listë me me emrat e nxënësve, LETRA kishte përmbajtje kërcënuese | VIDEO

Published

on

Një nxënës 11 vjeçar dhe poashtu një nxënëse 11 vjeçare, nga një shkollë fillore në qytetin e Tetovës, ditë më parë kishin lënë një list me emrat e nxënësve në toaletin e shkollës. Në këtë listë krahas emrave kishte edhe përmbajtje kërcënuese ndaj tyre.

Kësisoji, gjatë ditës së sotme është zhvilluar bidesë me dy nxënësit, në praninë e prindërve të tyre, psikologut dhe pedagogut.

Nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë njoftojnë se paraprakisht ka patur një denoncim në polici për këtë veprim të fëmijëve. Është njoftuar qendra për punë sociale dhe prokurori publik, ndërsa janë marrë edhe apa për zbardhjen e plotë të këtij rasti. /Televizioni KOHA/

 

Advertisement

 

 

Lajme nga vendi

Arrestohen 7 persona për organizimin e përleshjeve me qenë

Published

on

Aksioni policor është realizuar në qytetin e Kumanovës, ndërsa të arrestuarit janë nga Gostivari, Tetova dhe nga fshati Çerkez i Kumanovës.
Një aksion i policisë së Kumanovës, ka rezultuar me arrestimin e 7 personave, që dyshohen për organizimin e “përleshjeve me qenë”.
Sipas informacioneve të parë të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, me datën 23 mars rreth orës 23:00, policia i ka arrestuar personat me iniciale S.R. (34), A.M. (31), A.M. (27), J.K. (38) të gjithë nga Tetova, pastaj S.A. (40) nga fshati Çerkez i Kumanovës, si dhe N.M. (62) nga Gostivari.
Ata janë kapur në momentin që po organizonin aktivitetet për përleshjeve mes qenëve.
Të dyshuarit menjëherë janë dërguar në Stacionin policor, ndërsa SPB-ja (Sektori per Pune te Brendshme) thotë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojnë masat adekuate ligjore.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Taravari kritikon Mickoskin dhe VLEN-in: Pa ndryshime kushtetuese, vendi rrezikon izolimin

Published

on

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se “nuk ka kushte politike për ndryshimet kushtetuese”

Sipas Taravarit, një qëndrim i tillë, pa afate dhe plan konkret, është i paqartë dhe shqetësues për të ardhmen evropiane të vendit. Ai ngriti pyetjen nëse Qeveria ka vendosur të mbyllë përfundimisht rrugën drejt Bashkimi Evropian.

“Çdo ditë pa ndryshime kushtetuese është një ditë më larg Evropës dhe më afër izolimit”, theksoi Taravari.

Ai i bëri thirrje koalicionit VLEN që të reflektojë dhe të përballet me përgjegjësinë politike, duke rikujtuar premtimin për realizimin e ndryshimeve kushtetuese brenda gjashtë muajve. Sipas tij, heshtja dhe pasiviteti i tyre janë të papranueshme.

Taravari kërkoi që VLEN të ushtrojë ndikim real mbi partnerët qeveritarë dhe të mos mbetet spektator në proceset kyçe që përcaktojnë të ardhmen e vendit.

Në fund, ai bëri thirrje për unitet politik dhe shoqëror, duke theksuar se integrimi në Bashkimin Evropian nuk është opsion, por domosdoshmëri strategjike për shtetin dhe qytetarët.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski: Kemi marrëveshje me OKTA-n prej sot ulet çmimi i naftës dhe benzinës për 3 denarë

Published

on

Është rënë dakord për uljen e çmimit të karburantit me OKTA, njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, përcjell TV21. Sipas tij, nga sot do të ketë një ulje prej tre denarësh në të gjitha pikat e karburantit të OKTA.

“Po, gjatë ditës së djeshme ministrja e Energjetikës zhvilloi bisedë me drejtorin e përgjithshëm të OKTA, dhe kemi një denar shtesë ulje. Kështu që, nga sot do të kemi tre denarësh ulje në të gjitha pikat e karburantit që janë klientë të OKTA. Nga këto çmime që janë maksimale, të vendosura dje nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, kemi tre denarësh ulje, që do të thotë se aktualisht kemi çmimet absolutisht më të ulëta të karburantit”, deklaroi Mickoski.

Continue Reading

Më të lexuarat