Connect with us

Lajme nga vendi

Në UT konferencë për sfidat emësimdhënësve dhe psikologëve | VIDEO

Published

on

Përforcimi i orientimit profesional dhe karrierës është një nga prioritetet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Në Strategjinë për arsimimin 2018-2025, me planin e veprimit është hartuar përmirësimi i shërbimeve për orientim profesional dhe orientim në karrierë, edhe atë duke filluar nga arsimi fillor, i mesmëm profesionale  deri te arsimi i lartë. Këtë e theksoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në konferencën e sotme në Fakultetin Filozofik pranë Universitetit të Tetovës, e cila iu kushtua sfidave të mësimdhënësve dhe psikologëve shkollor lidhur me orientimin profesional të nxënësve.

Në këtë konferencë ka folur edhe rektori I Universitetit të Tetovës Kushtrim Ahmeti, transmeton Televizioni KOHA.

Ministri Jeton Shaqiri potencoi se qëllimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Qeverisë është që të ndërtojmë  sistem arsimor cilësor  i cili do t’i mundësojë që çdo fëmije të realizojë plotësisht potencialin e tij, sepse siç theksoi Ministri, të ndërtojmë vendin si  bashkësi të qytetarëve të shëndetshëm, të suksesshëm dhe të lumtur. /Televizioni KOHA/

 

Advertisement

 

 

Advertisement

Lajme nga vendi

Qytetarët çojnë “Safe City” në Kushtetuese

Published

on

Disa qytetarët përmes një nisme i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e sistemit Safe City. Sipas tyre, përmes dërgimit të sms porosive bëhet shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdoren të dhënat personale dhe cenon sigurinë në trafik.

Përveç nismës në kushtetuese, grupi iniciues ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare, punë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim i të dhënave personale. Në nismë është potencuar edhe drejtësia selektive dhe diskriminimi gjeografik.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Strasburgu e obligon Maqedoninë: Brenda 3 muajve duhet të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike

Published

on

Maqedonia humbi rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – shteti është i detyruar brenda tre muajve të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike ndaj kompanive private, sepse nuk janë respektuar vendimet e gjykatave që kanë marrë fuqi ligjore, përcjell TV21. Vendimi konstaton se me të ashtuquajturat “korniza” nga Ligji për Ekzekutimin, është shkelur Neni 6 i Konventës Evropiane – e drejta për një proces të drejtë dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Avokati Viktor Bozhinovski paralajmëron se ndërmarrjet publike nuk mund të fshihen më pas “mjeteve të nevojshme për punë” dhe do të jenë të detyruara të shlyejnë borxhet. Sipas analizave, kompanitë shtetërore detyrohen mbi 358 milionë euro, ndërsa borxhi i përgjithshëm “i brendshëm” i institucioneve në fund të marsit ka arritur 651 milionë euro.

Borxhlinjtë më të mëdhenj janë “Nomagas”, Hekurudhat – Transport dhe Infrastrukturë dhe EMV. Gjykata Evropiane thekson se mungesa e buxhetit ose e burimeve nuk mund të shërbejë si justifikim për mos-ekzekutimin e vendimeve gjyqësore./tv21.tv

Continue Reading

Lajme nga vendi

Nga 1 janari ulen shpenzimet për rrymën, KRRE i ul tarifat e rrjetit

Published

on

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë kostot e energjisë elektrike, përcjell TV21. Nga 1 janari, tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucioni ulet me 3.64%, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO ulet me 2.67%. Ulje ka edhe në çmimin e MEMO, me 3.40%.

Me vendimin e sotëm, të gjitha elementet që e përbëjnë çmimin final të rrymës tashmë janë të qarta – çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit si dhe blerjet për humbjet në sistem. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Home, nën mbikëqyrjen e KRRE-së, të bëjë përllogaritjen dhe të publikojë çmimet finale sipas blloqeve.

“Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36%”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.

Continue Reading

Më të lexuarat