Connect with us

Lajme nga vendi

A duhet të kufizohen rrjetet sociale për të miturit | VIDEO

Published

on

Rastet e fundit  ku janë zbuluar nxënës të cilët kanë shkruar emra në një listë kërcënuese dhe të njejtit janë marrë në pyetje dhe po punohet për zbardhje të rastit, kanë ngritur shqetësime tek institucionet dhe opinioni më i gjërë. Opinion i përgjithshëm është se dhuna tek fëmijët burimin e ka tek rrjetet sociale dhe mos kontrolli ndaj fëmijëve se çka shikojnë dhe çka përmbajnë rrjetet sociale.

Profesoresha Blerta Ahmedi për Televizioni KOHA thotë se kohët e fundit rrjetet sociale janë duke shkatëruar rininë vecanërisht të moshës së mitur, ku ata shumë lehtë mund të manipulohen dhe të nxiten për një veprim që mund të jetë edhe fatal si ato në Beograd javën e kaluar.

Ka të bëjë me një ndër faktor të rrezikut, që është nxitur,nga rrijtet sociale që fatkeqësisht paraqiten një nder faktorët krimogjen dhe paraqiten si faktor te rrezikut dhe ndikojnë në rritjen e delikuences së fëmijve në vendin tonë. Rastet e tilla që janë të ndodhur në vendin tonë ditëve të fundit janë të lidhura me rriejtet socilae dhe janë të lidhura,me rastin qe disa ditë më herët ndodhi në qytetin e Beogradit. Raste të tilla tani me kanë përhapje të madhe nga rrijetet sociale,ndikojn tek të miturt që fatkeqësisht motivohen për të kryet raste te tilla të ngjashme sic e shohim edhe në vendin tonë.

Ahmedi shprehet skeptike se mund të ndalohen rrjete socilae, por kërkoi nga institucionet që të kontrollojnë matrialet që plasohen, transmeton Televizioni KOHA.

Inciativa për mbylljen e rrijeteve socaile nuk jamë e sigurt se sa do ketë suksese,që të arrihet kjo gjë duke marrë parasysh,përmasat e madhe që kanë rriejtet socaile dhe tendeca ëë të ritë i shfrytëzojn rrijetrt socaile. Po duhet të ndërmeten masa në nivel institucional,në kuptimin e kufizimin e akcesin e të rinjëve në matrialet të cilat publikohen në rrijetet sociale. Padyshim se rrijet socaile kanë ndikim negativ në sjelljen e të rrinjëve në vendin tonë. Të rrinjët kalojn shumë kohë në rrijet sociale dhe ndikohen negativisht në ushtrimin ose realizimin e veprimtarive te ndryshme negative në shoqëri, transmeton Televizioni KOHA

Advertisement

Ajo  më tej shtoi se prindërit duhet të jenë më të kujdesshëm dhe të kontrollojn fëmijt se në cilat rrijete social qëndrojn më shumë. Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut, kanë arritur tashmë rreth njëzet denoncime mbi dhunën në mes bashkëmoshatarëve. /Televizioni KOHA/

 

 

 

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Mickoski në Tetovë: Me Kasamin inspektuam projektet infrastrukturore në Tetovë

Published

on

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, vizituan sot punimet për rikonstruksionin e shkollës “Kirill Pejçinoviq”, si dhe disa aktivitete ndërtimore në lagjen “Ajduçko Maalo” në Tetovë.

Mickoski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimin lokal, duke shtuar: “Le të punojmë për përparimin e Tetovës, për lagjen tënde, për të ardhmen tonë të përbashkët.”

Continue Reading

Lajme nga vendi

KASAMI: PUNUAM ME PËRKUSHTIM PËR TETOVËN

Published

on

Kryetari I komunës së Tetovës, Bilall Kasami bashkë me bartësin e listës për këshilltarë Albi Qamili dhe kandidatët e tjerë për këshilltarë mbrëmjen e djeshme ka mbajtur tubim me banorët e lagjes Çarshia e Epërme dhe Shaip Kamberi.Në fjalimin e tij, Kasami tha se kjo nuk është vetëm fushatë politike por mission për ta ndryshuar Tetovën. Ai theksin e vuri tek pika turistike, Kodra e Diellit, ku premtoi se të njëjtën do ta transformojë në një qendër turistike globale.
 Bartësi I listës për Këshilltarë, Albi Qamili, theksoi se komuna e Tetovës nuk udhëhiqet më nga interesat grupore apo individuale por nga vet qytetarët.
Në tubimin e mbrëmshëm, fjalime mbajtën edhe kandidatët e tjerë për këshilltarë.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: Çairi do të ketë Qendrën Rinore, shtëpinë e ideve dhe inovacionit të të rinjve

Published

on

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe kandidati për këshilltar komunal, Ariton Rama kanë prezantuar sot një nga prioritetet kryesore të programit zgjedhor, ndërtimin e Qendrës Rinore, projekt që synon t’u japë të rinjve hapësirën e munguar për zhvillim, krijimtari dhe inovacion.

“Kam kënaqësinë të prezantoj një nga projektet më të rëndësishme dhe më të dashura për mua personalisht, pra një projekt që përfaqëson vizionin tim për një Çair modern, përparimtar dhe të orientuar drejt së ardhmes: Qendra Rinore e Çairit. Çairi ka pasuri të pashtershme rinore, të reja dhe të rinj të talentuar, me potencial të jashtëzakonshëm, që meritojnë më shumë se fjalë: meritojnë mundësi, mbështetje dhe hapësirë për zhvillim. Andaj, ndërtimi i Qendrës Rinore do të jetë një prioritet absolut i mandatit tim si kryetar komune. Ky nuk është vetëm një objekt fizik, por një platformë ku rinia jonë do të mund të mësojë, krijojë, shprehë veten dhe të ndërtojë të ardhmen në mënyrë aktive”, deklaroi Mexhiti.

Kandidati për këshilltar komunal, Ariton Rama në deklaratën e tij përshkroi detajet e pjesëve përbërëse të këtij objekti.

“Qendra Rinore do të jetë e ndërtuar në katër nivele funksionale:
– Bibliotekë dhe sallë ligjëratash për dije, hulumtim dhe ngjarje kulturore.
– Qendër Digjitale me laborator të inteligjencës artificiale, trajnime falas në programim e shkrim-lexim digjital, si dhe hapësirë për start-up-e dhe mentorim rinor.
– Akademi STEM që do të afrojë trajnime në teknologji, shkencë, art dhe matematikë.
– Hapësira për teatër, këshillim dhe aktivitete kreative ku të rinjtë do të shprehen lirshëm dhe pa barriera”.

Mexhiti dhe Rama potencuan se me këtë projekt garantojnë se Çairi do të bëhet qendër e inovacionit, arsimit dhe kreativitetit rinor. Të rinjtë do të kenë vendin ku do të mësojnë, do të zhvillohen dhe do të ndërtojnë të ardhmen e tyre.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat