Lajme nga vendi
Përfaqësues të OSBE-së vizitojnë policinë e Tetovës
Përfaqësues të Misionit të OSBE-së të udhëhequr nga shefi I sektorit për zhvillim të policisë në misionin në Shkup Mark Dikson vizituan Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë.“Në kuadër të kësaj vizite, ata realizuan takim me kryeshefin Amir Dalipi, ku gjatë takimit konstruktiv, Dikson e ka vlerësuar me notë të lartë bashkëpunimin e deri tanishëm të OSBE-së dhe SPB-së në Tetovë e realizuar përmes projekteve të shumta që kanë të bëjnë me sferën e preventivës dhe edukimit..Ky bashkëpunim I deritanishëm ka qenë I suksesshëm dhe shpresojmë se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë është shprehur në takim kryeshefi I Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë Amir Dalipi” njoftojnë nga policia e Tetovës. Në takim palët janë dakorduar se bashkëpunimi do të ndikojë në përmirësimin e punës së përdtishme profesionale të Sektorit për Punë të Brendshme, sidomos në planin preventin, thonë nga policia e Tetovës.TV KOHA
Lajme nga vendi
Kasami: Me investim prej 200 mijë euro transformuam rrugën e Potokut
Kandidati i VLEN-it, për komunën e Tetovës, Bilall Kasami, në një deklaratë për media, ka thënë se Tetova dëshmoi se e vlerëson punën dhe dëshiron që ky zhvillim të vazhdojë edhe më fuqishëm.
“Sot jemi në Rrugën e Potokut, ku bashkë me rrugën 134 dhe Prohorpçinski u asfaltuan tërësisht dhe sipas standardeve bashkëkohore.
Ndërtuam rrugë të re moderne në gjatësi gati një kilometër, asfaltim i rrugës diku mbi 5.000 m2. Me investim gati 200 mijë euro apo rreth 12 milionë denarë e transformuam këtë lagje pranë çerdhes së Potokut, duke i dhënë pamje evropiane. Të dashur qytetarë të Tetovës,
Tetova e meriton këtë transformim. Tetova meriton rrugë moderne, shkolla, çerdhe, pishina dhe të gjitha kushtet për një qytet funksional, të pastër dhe modern. Punët e mira për Tetovën duhet të vazhdojnë edhe më shumë, edhe më mirë, edhe më fuqishëm me Kapitullin e Dytë të zhvillimit”, ka deklaruar Kasami.
Lajme nga vendi
Uji në Tetovë vazhdon të mos jetë i pijshëm, priten analiza më të detajuara mikrobiologjike
Në Tetovë uji vazhdon të mos jetë i pijshëm. Analizat kanë treguar se i njëjti nuk preferohet për pije, ndërsa burimi i Leshnicës vazhdon të jetë jashtë funksionit, shkaku se uji është i turbullt.
Sipas drejtorit të NPK Sharri, Valon Zeqiri, për momentin kemi 240 litra ujë në sekondë, ndërsa mungesë ka në lagjen 146 ku tash më 24 orë nuk kanë ujë për pije.
“Gjendja në Tetovë vazhdon të jetë e njëjtë. Uji vazhdon të mos jetë i pijshëm, në bazë të analizave që i kemi marr dje dhe sot nuk e preferojmë që të pihet pasi që presim analiza më të detajuara mikrobiologjike që i kemi bërë dhe ata analiza presim që nesër t’i marrim rezultatet dhe të dalim me rezultate konkrete.
Për sasinë e ujit kemi 240 litra ujë në sekondë së bashku me puset që i kemi aktivizuar dhe filtër stacioni vazhdon të jetë akoma jashtë funksionit, pasi që kemi ujë të turbullt dhe në bazë të reshurve që kanë rënë mbrëmë kemi ujë të turbullt nga burimet e Leshnicës”, tha për “TV21” Valon Zeqiri – Drejtor i NPK Sharri.
Lajme nga vendi
Grabitja në Gostivar/ Paraburgim për dy policët
Policëve të dyshuar për grabitjen në artarinë e Gostivarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve. Për personat e tjerë të përfshirë në krim, vazhdojnë hetimet. Gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku për të dëmtuar provat dhe për të ndikuar në hetim, prandaj dy nëpunësve policorë i ka caktuar masa kujdesi.
Ndërkohë hetimet vazhdojnë për të identifikuar personat e tjerë. Jo zyrtarisht në mesin e tyre që kanë ndihmuar policët të grabisin 18 kilogram ari ka edhe shtetas të huaj. Të gjitha pistat e hetimit janë të hapura.
“Janë thirrur disa persona në biseda informative. Aktualisht procedurë ka ndaj atyre për të cilët ka dëshmi”, thonë nga Prokuroria.
Grupi hetimor ka arritur të zbardh disa elemente nga ngjarja. Duke parë incizimet nga kamerat e sigurisë, hetimi ka treguar se dy ditë para grabitjes të dyshuarit e përfshirë i kanë treguar trajektoren e lëvizjes grabitësve dhe në ditën e grabitjes i kanë përcjell me vetura të policisë dy automjetet me të cilët u krye grabitja, njëra prej të cilave më pas u gjet e djegur disa kilometra larg vendit të krimit, ndërsa tjetra veturë u gjet e braktisur në hyrje të Kërçovës.
As policia dhe as organi i akuzës nuk ka dhënë më shumë informacione pas bastisjes së kryer në disa lokacione. Nuk dihet nëse është gjetur ose jo sasia e arit të vjedhur. Grabitja ndodhi më 10 tetor. Personat ishin maskuar dhe kanë arritur të marrin sasinë e arit duke kërcënuar me armë pronarin e artarisë. Ndaj policëve pritet të merren masa ndëshkuese edhe nga Kontrolli i Brendshëm i MPB-së./ Alsat.mk

