Connect with us

Lajme nga vendi

Mbledhje e Grupit të punës për ndryshimet kushtetuese

Published

on

Grupi i punës i formuar pranë Ministrisë së Drejtësisë me detyrë për përgatitjen e Propozim nismës për nevojën për ndryshime të Kushtetutës sot do të mbajë mbledhje.

Siç informoi Ministria  Drejtësisë, gjaët firmimit tëp grupit, pasi të përgatiten ndryshimet, propozimi do t’i kalojë të gjitha trupat e punës në kuadër të Kuvendit, ndërsa paralelisht me punën e grupit do të mbahen edhe debate profesionale dhe publike në të cilat ekspertë, parti, organizata qytetare dhe institucione të tjera do të mund t’i thonë qëndrimet e veta. Është paraparë propozuese zyrtare e ndryshimeve kushtetuese të jetë Qeveria.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje porositi se Grupi i punës për ndryshimet kushtetuese ka për obligim t’i përgatisë ndryshimet e Preambulës së Kushtetutës në pajtim me kornizën negociuese, duke shtuar se ai është obligim, i cili është imperativ dhe punë e themelore e tij.

Mickoski të martën në kavadar deklaroi se është “i shqetësuar nga informatat që i merr” se Grupi i punës nuk punon vetëm në futjen e “pakicës minimale bullgare” në Preambulën e Kushtetutës, por edhe për ridefinimin e plotë të vendit si shztet i dy popujve.

Grupin e ekspertëve e përbëjnë Margarita Caca Nikollovska – ish-gjyqtare në Gjykatën evropiane për të drejta të njeriut në Strasburg, e cila është edhe kryetare e tij, ndërsa anëtarë janë Sali Murati – ish-kryetar i Gjykatës kushtetuese, Bajram Pollozhani – ish-gjykatës kushtetues dhe profesor i së drejtës kushtetuese, Brnako Naumovski – ish-kryetar i Gjykatës kushtetuese, Jeton Shadivari – profesor në Universitetin e EJL-së, Ana Çupeska – profesoreshë në Fakultetin juridik “Justiniani i Parë”, Elena Mihajllova Stratilati – profesoreshë në Fakultetin juridik “Justiniani i Parë”, Besa Arifi – profesoreshë në Universitetin e EJL-së, Jagoda Mitrevska – profesoreshë në Universitetin ndërkombëtar sllavjan dhe Maria Pandevska – profesoreshën në Institutin për histori nacionale.

Nga Ministria e Drejtësisë paralajmëruan edhe se lista e anëtarëve të Grupit të punës do tëp plotësohet në periudhën në vijim edhe me ekspertë tët jerë të cilët do të japin kontributin në përgatitjen e ndryshimeve kushtetuese.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Qytetarët çojnë “Safe City” në Kushtetuese

Published

on

Disa qytetarët përmes një nisme i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e sistemit Safe City. Sipas tyre, përmes dërgimit të sms porosive bëhet shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdoren të dhënat personale dhe cenon sigurinë në trafik.

Përveç nismës në kushtetuese, grupi iniciues ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare, punë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim i të dhënave personale. Në nismë është potencuar edhe drejtësia selektive dhe diskriminimi gjeografik.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Strasburgu e obligon Maqedoninë: Brenda 3 muajve duhet të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike

Published

on

Maqedonia humbi rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – shteti është i detyruar brenda tre muajve të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike ndaj kompanive private, sepse nuk janë respektuar vendimet e gjykatave që kanë marrë fuqi ligjore, përcjell TV21. Vendimi konstaton se me të ashtuquajturat “korniza” nga Ligji për Ekzekutimin, është shkelur Neni 6 i Konventës Evropiane – e drejta për një proces të drejtë dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Avokati Viktor Bozhinovski paralajmëron se ndërmarrjet publike nuk mund të fshihen më pas “mjeteve të nevojshme për punë” dhe do të jenë të detyruara të shlyejnë borxhet. Sipas analizave, kompanitë shtetërore detyrohen mbi 358 milionë euro, ndërsa borxhi i përgjithshëm “i brendshëm” i institucioneve në fund të marsit ka arritur 651 milionë euro.

Borxhlinjtë më të mëdhenj janë “Nomagas”, Hekurudhat – Transport dhe Infrastrukturë dhe EMV. Gjykata Evropiane thekson se mungesa e buxhetit ose e burimeve nuk mund të shërbejë si justifikim për mos-ekzekutimin e vendimeve gjyqësore./tv21.tv

Continue Reading

Lajme nga vendi

Nga 1 janari ulen shpenzimet për rrymën, KRRE i ul tarifat e rrjetit

Published

on

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë kostot e energjisë elektrike, përcjell TV21. Nga 1 janari, tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucioni ulet me 3.64%, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO ulet me 2.67%. Ulje ka edhe në çmimin e MEMO, me 3.40%.

Me vendimin e sotëm, të gjitha elementet që e përbëjnë çmimin final të rrymës tashmë janë të qarta – çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit si dhe blerjet për humbjet në sistem. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Home, nën mbikëqyrjen e KRRE-së, të bëjë përllogaritjen dhe të publikojë çmimet finale sipas blloqeve.

“Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36%”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.

Continue Reading

Më të lexuarat