Lajme nga vendi
Heqja e ngrirjes së çmimeve, Bytyqi: Çmimet mund të ulen edhe më tepër
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi nuk pret ndryshime të mëdha dhe rritje të çmimeve të produkteve ushqimore, pas largimit të masës për ngrirjes së çmimeve, e cila duhet të hyjë në fuqi pasnesër, por paralajmëron se Qeveria do ta ndjekë situatën që të reagojë nëse eventualisht ndodh kjo.
“Të gjitha parakushtet që duhet të plotësohen që të mbeten çmimet e njëjta që çmimet të mbeten në të njëjtin nivel, ndoshta edhe të jenë më të ulëta, janë bërë. Të gjitha kushtet e mëparshme që u krijuan për rritjen e çmimeve tani janë zhdukur dhe rryma nuk është me çmimin që ka qenë. Çmimi i lëndëve të para në bursat botërore është ulur. Kjo do të thotë se edhe ata që prodhojnë, edhe ata që tregtojnë, i kanë kushtet që realisht të mbajnë çmimet e ulura, siç kanë qenë çmimet e ngrira, ndoshta edhe të bien edhe më tepër. Ne kemi parë që në tregun e perimeve natyrisht kanë rënë për 40 për qind më tepër se çmimet e ngrira dhe për këtë është marrë vendimi për shkrirjen e tyre”, tha sot Bytyqi.
Javën e kaluar, siç informoi, kishin takim në Odën Ekonomike, ndërsa bindja, siç tha, është se nuk ka lëvizje të mëdha, gjegjësisht rritje të çmimeve.
“Por, jemi të gatshëm që të ndjekim syhapur, nëse eventualisht ndodh kjo të reagojmë, por mendoj se nuk ka kushte për këtë”, tha Bytyqi, në pyetjen e gazetarëve pas hapjes së MEF Forumit Energjetik 2023.
Ai para pjesëmarrësve në konferencë porositi se në fokus të punës së Qeverisë është ndërtimi i kapaciteteve për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme të energjisë.
“Nëse marrim parasysh se sektori energjetik krijon 10 deri në 15 për qind të PBB-së së ekonomisë sonë, atëherë është e qartë se zgjedhja që bëjmë sot në sektorin e energjisë do të ketë ndikim të madh në të ardhmen e ekonomisë sonë dhe në mirëqenien e qytetarëve. Vendi ynë është lider energjetik në rajon, me ligje dhe akte nënligjore të miratuara dhe të zbatuara, në përputhje të plotë me Bashkësinë Evropiane të Energjisë dhe në këtë mënyrë mundësojmë liberalizimin e tregut të energjisë”, tha Bytyqi.
Lajme nga vendi
Të rinjtë nxisin paqen në Ballkan! Konferencë ndërkombëtare për paqen në Universitetin e Tetovës
Në një iniciativë të përbashkët me Federatën Universale të Paqes, Universiteti i Tetovës organizoi konferencën “Nga iniciativa rinore drejt paqes së qëndrueshme”, me fokus të veçantë përfshirjen e të rinjve në nisma paqësore, sidomos nga Ballkani. Rektori i UT, Jusuf Zejneli, theksoi rëndësinë e edukimit, kërkimit shkencor dhe angazhimit shoqëror për të përgatitur gjenerata që jo vetëm përkrahin, por edhe punojnë aktivisht për paqe, duke shndërruar këtë konferencë në një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar.
“Përmes edukimit, kërkimit shkencor e angazhimit shoqëror, ne synojmë të përgatisim gjenerata jo vetëm që punojnë për paqe, por edhe punojnë aktivisht për të arritur atë. Kjo konferencë shërben si një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit, mes gjithë atyre që janë përkushtuar ndaj ndërtimit të paqes”, tha Jusuf Zejneli.
Lajme nga vendi
Maqedonia renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit
Maqedonia e Veriut renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit me grimca PM.
Raporti i vitit 2025, i publikuar në platformën “IQAir”, e rendit vendin menjëherë pas Bosnjës dhe Hercegovinës dhe përpara Serbisë, me një koeficient prej 21.2, që do të thotë tejkalim i vlerave maksimale të grimcave PM 2.5 për tre deri në pesë herë, raporton agjencia “Meta.mk”.
Qytetet më të ndotura në vend vitin e kaluar ishin Tetova dhe Strumica, me një koeficient prej 27.3, që do të thotë se vlerat e PM 2.5 ishin pesë deri në shtatë herë mbi kufijtë e lejuar. Gostivari është në vendin e 18-të në listë, ndërsa Kërçova dhe Kumanova janë në vendin e 31-të dhe të 32-të. Shkupi është në vendin e 113-të me një koeficient prej 19.1.
Ky është Raporti i tetë vjetor Botëror i Cilësisë së Ajrit i platformës, i cili tregon se Maqedonia kishte ndotjen mesatare më të ulët të ajrit vitin e kaluar, krahasuar me vitet e mëparshme, kur koeficienti tejkalonte 35, d.m.th. alarmoi për vlera të larta të PM 2.5 deri në dhjetë herë.
Muajt më të ndotur ishin janari, shkurti dhe dhjetori, ndërsa ajri më i pastër ishte në prill dhe maj. Shkupi gjithashtu kishte ndotjen më të ulët të ajrit vitin e kaluar krahasuar me vitet e mëparshme. Që nga viti 2018, koeficienti ka rënë çdo vit nga mbi 30 në nën 20.
Lajme nga vendi
Mbledhja për bashkimin e VLEN-it, janë tejkaluar dallimet? Paralajmërohet kongres në maj
VLEN ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e parë, ku është vendosur që kongresi i parë i koalicionit të mbahet gjatë muajit maj, shkruan Tema.mk.
Sipas burimeve të mediumit, në këtë mbledhje janë diskutuar hapat e ardhshëm organizativë dhe përgatitjet për kongresin, i cili pritet të jetë një moment i rëndësishëm për strukturimin dhe drejtimin politik të VLEN-it.
Kongresi i parë pritet të sjellë vendime të rëndësishme lidhur me organizimin e brendshëm dhe prioritetet politike për periudhën në vijim.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

