Connect with us

Lajme nga vendi

Shukova: Udhërrëfyes për dekarbonizimin e energjetikes dhe obligim për zhvillim të qëndrueshëm

Published

on

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova sot realizoi takim me drejtorin e Bashkësisë energjetike, Artur Lorkovski.

Në takimin, kumtuan nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, drejtori Lorkovski ka informuar për sfidat vijuese dhe të ardhshme të shteteve në rajon, që, sipas vendimeve ministrore, ndajnë sfida rajonale, posaçërisht në pjesën e zbatimit të Udhërrëfyesit për dekarbonizim dhe mekanizimit për përshtatje të karbonizuar të kufijve (carbon border adjustment mechanism).

“Me miratimin e Udhërrëfyesit për dekarbonzimin në vitin 2021, palët e dakorduara u obliguan për miratimin e rregullave teknike të lidhura me monitoringun, raportimin dhe verifikimin e emisioneve, si dhe zhvillimin e kornizës së nevojshme institucionale, e cila mund ta lehtësojë zbatimin e mekanizmit për tregtim me emisione të gazrave të qelqit (ETS), të bazuar në Skemën evropiane për tregtim me emisione të gazrave të qelqit. Në mënyrë shtesë, vendosja e ardhshme e Mekanizimit për përshtatje të karbonizuar të kufijve të BE-së në këtë moment parashikon mundësi që vendet e treta të përjashtohen nga zbatimi i tij (në sektorin elektroenergjetik) nëse plotësohen kushte të caktuara. Ato kushte përfshijnë vendosjen e çmimeve të karbonit, si hap të parë, dhe implementimin e ETS me çmim ekuivalent të BE ETS deri vitin 2030”, thuhet në kumtesë.

Ministrja Shukova u falënderua për përkrahjen e deritanishme të bashkësisë energjetike, posaçërisht në pjesën e taksës së karbonit në Projekt ligjin për aksion klimatik dhe tha se çështja kërkon qasje interinstitucionale me respektim të parimit të tranzicionit të drejtë.

Advertisement

Lajme nga vendi

SPB ; Kronika e zezë për ditën e djeshme 24 Mars Tetovë dhe Gostivar

Published

on

Dje, në ora 13:30, në rr. „Jasht Vardarit“ në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, në bazë të urdhëresës gjyqësore, kanë privuar nga liria personin një 45-vjecar nga fshati Prelubisht për vuajtje të dënimit me burg për vepër penale të kryer sipas nenit 300 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtje të dënimit.

……Dje, në ora 12:00, në fshatin Bogovinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, në bazë të urdhëresës gjyqësore, kanë privuar nga liria një 30-vjecar nga fshati Bogovinë për vuajtje të dënimit me burg për vepër penale të kryer sipas nenit 235 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtje të dënimit.

…….Dje në ora 13:10, në SPB Tetovë është raportuar se në bul. „Iliria“ në Tetovë, automjeti i udhëtarëve „Renault“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 56-vjecar nga Tetova, ka goditur një këmbësor 11-vjeçar nga Tetova. Në aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.

……Dje, në DPB Gostivar, një 58-vjecar nga fshati Vrapçisht ka denoncuar veprën penale „falsifikim i dokumenteve“. Sipas denoncimit, një person  gjatë vitit 2018, me dokumentacion të falsifikuar, ka përvetësuar dhe kaluar në emrin e tij pronën prej 1.500 metrash katror në pronësi të nënës së saj të ndjerë, të cilën më vonë ua ka rishitur personave të tretë. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

……Dje, në ora 17:00, në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 39-vjecar nga një fshat i Gostivarit, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga bashkëshortja e tij nga Tetova, se ai ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive dhe paraprakisht e ka shqetësuar në banesë. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.

Advertisement

…..Sot në mëngjes, në ora 02:20, në lagjen „Maleardi“ në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Gostivar kanë privuar nga liria një 17-vjeçar nga fshati Debresh. Gjatë kontrollit në komunikacion është ndaluar automjeti „BMV“ me targa të Gostivarit, të cilin ai e drejtonte, me ç’rast është konstatuar se e drejton mjetin pa pasur patentë shoferi. Automjeti është konfiskuar, ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Continue Reading

Lajme nga vendi

AMBASADA AMERIKANE NË SHKUP: PARALAJMËRIM SIGURIE PËR QYTETARËT E SHBA-së!

Published

on

Ambasada e SHBA-së në Shkup ka publikuar një paralajmërim sigurie për të gjithë qytetarët amerikanë.

Departamenti i Shtetit u këshillon amerikanëve në mbarë botën, e veçanërisht në Lindjen e Mesme, të tregojnë kujdes të shtuar.

Amerikanët që ndodhen jashtë vendit duhet të ndjekin udhëzimet e përfshira në paralajmërimet e sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e SHBA-së.

Sipas paralajmërimit, mbylljet e herëpashershme të hapësirës ajrore mund të shkaktojnë ndërprerje në udhëtime.

“Objektet diplomatike të SHBA-së, përfshirë edhe jashtë Lindjes së Mesme, kanë qenë objekt sulmesh. Grupet që mbështesin Iranin mund të synojnë interesa të tjera amerikane jashtë vendit ose lokacione të lidhura me Shtetet e Bashkuara dhe/ose qytetarë amerikanë në mbarë botën,” thuhet në njoftim.

Advertisement

Nga Ambasada këshillohet që të gjithë qytetarët amerikanë të regjistrohen në step.state.gov për të marrë paralajmërimet më të fundit të sigurisë dhe të ndjekin kanalin “Departamenti i Shtetit i SHBA – Përditësime sigurie për qytetarët amerikanë” në WhatsApp, ose @TravelGov në platformën X.

Kur planifikoni udhëtim, lexoni me kujdes paralajmërimin për udhëtim dhe informacionet e detajuara për destinacionin tuaj, si dhe çdo njoftim të fundit në travel.state.gov/destination, këshillojnë nga Ambasada Amerikane në Shkup.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Inspektorati për përdorimin e gjuhëve duhej të ishte “gardian” i shqipes por veproi si “dezertor”!

Published

on

Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, i themeluar në vitin 2019, duhej të ishte mekanizmi kryesor për mbrojtjen e shqipes në institucionet shtetërore, por në praktikë ka dështuar. Inspektorët nuk u panë në terren, shkeljet u bënë të përditshme dhe sot ky organ nuk ekziston më si i pavarur, pasi kompetencat iu morën dhe kaluan nën Ministrinë e Drejtësisë, shkruan Zhurnal.

Kur u themelua Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve dhe pse?

Inspektorati u themelua në bazë të Ligjit për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, i miratuar më dhjetor 2019 dhe i publikuar në “Gazetën Zyrtare” nr. 220/19.

Kujtojmë që, me miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u themeluan dy institucione, Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve dhe Agjencia për Zbatimin e Gjuhës.

Roli i tyre ishte i qartë njëri të monitoronte zbatimin e ligjit dhe të ndëshkonte shkeljet, tjetri të ofronte asistencë teknike dhe mbështetje aty ku kishte nevojë. Në teori, këto institucione duhej të ishin “gardianët” e gjuhës shqipe, por në praktikë, Inspektorati u shndërrua në “dezertor”.

Advertisement

Në themelimin e këtij institucioni shkruan qartë se qëllimi është ky: “Mbikëqyrja e zbatimit të Amandamentit V të Kushtetutës dhe të dispozitave të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në të gjitha institucionet shtetërore”.

Inspektorati ka pasur disa drejtorë të emëruar politikisht, por asnjëri nuk arriti të krijojë një strukturë funksionale me inspektorë aktivë në terren. Dhe, natyrshëm lind pyetja si në vijim.

Pse nuk ka funksionuar ky institucion?

Se ka munguar funksionimi i këtij institucioni e dëshmon mungesa e inspektorëve në terren, qytetarët nuk kanë parë inspektorë që të kontrollojnë zbatimin e ligjit. Por, jo vetëm qytetarët as gazetarët askush tjetër. E mungesën e inspektorëve në terren e ka dëshmuar edhe vet drejtuesi i institucionit sipas të cilit nuk kanë veturë.

Shkelje të përditshme janë evidentuar ku dokumente, tabela, komunikime zyrtare shpesh nuk përfshinin gjuhën shqipe, duke e bërë ligjin një normë të shkruar por jo të zbatuar. Politizimi dhe mungesa e transparencës kanë sjellë në këtë situatë. Drejtuesit e emëruar nuk krijuan mekanizma të qartë raportimi dhe ndëshkimi.

Advertisement

Në vend që të ishte një organ i fuqishëm mbikëqyrës, Inspektorati mbeti një strukturë formale pa ndikim real. E sot është edhe më keq se kaq.

Cili është fati sot i këtij institucioni?

Inspektoratit i janë hequr kompetencat e pavarura. Sot nuk është organ i veçantë, por është vendosur nën Ministrinë e Drejtësisë, duke humbur autonominë që duhej ta kishte si “gardian” i gjuhës shqipe.

Kur flasim për fuqinë politike të faktorit politik shqiptar, në kohën e BDI-së ky institucion ka qenë i pavarur por pa veprim në praktikë, tani me VLEN-in në pushtet Inspektorati vazhdoi me avazin e njëjtë pa veprim në praktikë por edhe më keq i varur nga Ministria e Drejtësisë.

Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve është shembulli tipik i një institucioni që u krijua me mision të lartë, por dështoi në praktikë. Në vend që të ishte “gardian” i shqipes, u shndërrua në “dezertor”, duke lënë hapësirë që shkeljet të bëhen rutinë. Sot, me kompetencat e tij të zhvendosura nën Ministrinë e Drejtësisë, ky organ nuk ka më peshën që ligji i kishte dhënë fillimisht./Zhurnal.mk

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat