Lajme nga vendi
Rrustemi: Garantojmë se për katër vite dhe shtatë muaj do të ndërtohen 110 kilometra autostradë në korridoret
Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore (NPRRSH), Ejup Rrustemi garanton ndërtim të 110 kilometrave të paralajmëruara autostradë në korridoret 8 dhe 10 për katër vite e shtatë muaj, me konceptin e ri dhe për projektim dhe ndërtim të paraparë në Marrëveshjen me konsorciumin “Behtel dhe Enka”.
Në pyetjen e gazetarëve, Rrustemi sot përkujtoi se ka ndryshuar modeli për ndërtim të rrugëve për shkak të kohëzgjatjes shumëvjepare të ndërtimit të projekteve kyçe infrastrukturore.
Të gjitha projektet, theksoi Rrustemi, që tnai janë në rrjedhë zgjasin tetë, dhjetë, e më shumë vite. Prandaj si NPRRSH së bashku me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve vndosëm ta ndryshojmë konceptin për ndërtim të rrugëve.
“Ai është koncepti i ri që e arritëm me “Behtel dhe Enka” dhe është modifikuar FIDIK i kuq për ndërtim të shpejtë. Marrëveshja që e nënshkruam ka afat, që do të thotë për katër vite e shtatë muaj do të ndërtojmë 110 kilometra autostradë. Në atë marrëveshje dhe me këtë model si koncept i ri për ndërtim të rrugëve paralelisht zhvillohen t]disa aktivitete. tashmë filluam me hulumtimet gjeomekanike, po zhvillohet edhe përgatitja e elaborateve për eksproprijim, u mobilizuam dhe tashmë filluam me projektim dhe me mobilizim të mekanizimit të plotë për ndërtim. Të gjitha këto aksione zhvillohen paralelisht dhe pohojmë dhe garantojmë se pë katër vite e shtatë muaj do t’i kemi ndërtuar 100 kilometra autostradë”, tha Rrustemi, i cili me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski ishte për kontroll në ripërtëritjen e rrugës Demir Kapi – Negotinë.
Edhe kryeministri Kovaçevski potencoi se në dy korridoret tashmë po bëhen aktivitetet e domosdoshme përgatitore për punë ndërtimore, hulumtime gjeomekanike, ndërsa paralelisht, siç tha, po rrjedhin edhe proceset e projektimit, përpunimi i elaborateve për eksproprijim dhe mobilizim të ndërmarrjeve që do të përfshihen në ndërtimin e këtyre autostradave.

“Ky është projekti më i madh strategjik deri më tnai me të cilin e lidhim vendin tonë me rajonin, me Evropën dhe sipas standardeve evropiane dhe botërore të ndërtimit të infrastrukturës rrugore. Krahas me Portin e Selanikut, lidhemi edhe me dy porte të tjera, me Burgazin në Bullgari dhe me Durrësin në Shqipëri. Me vendimin e BE-së për vendosje të Korridorit 8 në hartën e korridoreve kryesore në rajonet e BE-së shteti ynë pozicionohet si udhëkryq i rajonit i dy korridoreve kryesore evropiane – Korridorit 10 dhe Korridorit 8”, tha Kovaçevski.
Ai përsëriti se projekti do të hapë tetë mijë vende të reja të punës, investime prej 1,3 miliardë euro dhe rritje nominale ttë BPV-së prej 2 për qind në nivel vjetor.
Lajme nga vendi
BDI: Gjuha e Stojançe Angellovit shkel mbi plagët e vitit 2001 dhe flet për një mendësi të rrezikshme
BDI në një postim në Facebook, thanë se: Deklarata e Stojançe Angellovit se “në vitin 2001 e sulmonim me tanke, ndërsa sot e mbrojmë me avionë”, duke iu referuar Nikushtakut dhe komunës së Likovës, është e papranueshme.
Reagimi i plotë:
Deklarata e Stojançe Angellovit se “në vitin 2001 e sulmonim me tanke, ndërsa sot e mbrojmë me avionë”, duke iu referuar Nikushtakut dhe komunës së Likovës, është e papranueshme. Në vitin 2001, tanket nuk sulmonin vetëm fshatra, sulmonin vendbanime dhe qytetarë të këtij shteti. Pas 25 vitesh, të flasësh për ato ngjarje me këtë gjuhë do të thotë të shkelësh mbi plagët që ende mbajnë familje dhe qytetarë të këtij vendi.
Kjo është gjuhë që nxit urrejtje dhe ndarje, por mbi të gjitha flet shumë për mendësinë e Stojançe Angellovit dhe të gjithë “Stojançeve” të tjerë që, edhe një çerek shekulli më vonë, vazhdojnë ta shohin Marrëveshjen Paqësore të Ohrit jo si themelin e paqes dhe të bashkëjetesës, por si kërcënim.
Pikërisht kjo mendësi e solli luftën e vitit 2001 dhe pikërisht këtë mendësi e mposhti Marrëveshja e Ohrit. Ajo i dha fund logjikës së tankeve dhe vendosi një rend të ri, ku shteti duhet t’i mbrojë të gjithë qytetarët e vet, pa dallim etnie, gjuhe apo vendbanimi, thuhet në reagimin e BDI-së.
Sot është mirë që shteti e mbron Nikushtakun nga zjarret. Por do të ishte edhe më mirë që, 25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, të gjithë ta kuptonin se Nikushtaku, Likova, Tetova, Shkupi dhe çdo vendbanim tjetër janë njësoj pjesë e këtij shteti dhe qytetarët e tyre meritojnë mbrojtje, respekt dhe dinjitet të barabartë.
Ajo që duhet të shuhet njëherë e përgjithmonë nuk është vetëm zjarri në male, por edhe gjuha e urrejtjes dhe mendësia që ende i ndan qytetarët në “ne” dhe “ata”.
Marrëveshja e Ohrit nuk është kërcënim për Maqedoninë e Veriut. Ajo është garancia që tanket e së kaluarës të mos kthehen kurrë më mes qytetarëve të saj.
Lajme nga vendi
Shasivari: Nga Shkupi në botë: Gonxhe Bojaxhiu dhe mesazhi se humanizmi nuk njeh kufij
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, në 116-vjetorin e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut, kujton figurën e saj dhe vlerat universale që ajo përfaqëson.
Kujtimi i Gonxhe Bojaxhiut, sipas Shasivarit, është një mundësi për të rikujtuar se humanizmi, dinjiteti dhe solidariteti janë vlera universale që i bashkojnë njerëzit përtej çdo kufiri.

Lajme nga vendi
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën maqedonase për hyrje dhe dalje nga vendi.
KUJDES: AMSM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.

