Lajme nga vendi
Vritet një 14 vjeçar në Prilep
Një djalë 14 vjeçar mbrëmë rreth orës 19:30 është gjetur pa shenja jete me plagë të shumta thikë dhe gjakderdhje të jashtme në qendër të Prilepit në trotuarin e bulevardit “Goce Dellçev” përballë Shtëpisë së Kulturës “Marko Cepenkov”. Ai nuk dha shenja jete dhe u dërgua në spitalin e qytetit, ku të gjitha përpjekjet për reanimacion ishin të pasuksesshme.
“Në orën 19:35 morëm thirrje për ndërhyrje në bulevard. Konstatuam se personi kishte më shumë gjakderdhje të jashtme, nuk jepte asnjë shenjë jete. Ishte transferuar në repartin e anestezisë dhe reanimacionit në spitalin e qytetit, por të gjitha përpjekjet për reanimim ishin të pasuksesshme”,deklaroi mjeku kujdestar në Shërbimin e Urgjencës në Prilep.
Policia dhe prokurori themelor publik kanë bërë ekspertizë. Është urdhëruar autopsia në trupin e 14-vjeçarit.
“Ngjarja tragjike ka ndodhur mes orës 19:00 dhe 20:00. Sipas informacioneve fillestare, djali është sulmuar me një mjet të mprehtë, ende nuk dihet nëse nga një apo më shumë persona. Është sulmuar para objektit “Nëntëkatësh” në qendër të Prilepit. Ai është gjetur me plagë shumë të përgjakshme me thikë në trotuarin e bulevardit “Goce Dellçev”, me gjasë ka tentuar të largohet nga vendi i sulmit. Është urdhëruar një autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes”, tha prokurori themelor publik Stevço Binoski.
Lajme nga vendi
Nivelet e pothuajse të gjitha lumenjve në vend shënojnë ulje të lehtë në krahasim me ditën e djeshme
Nivelet e pothuajse të gjitha lumenjve në vend shënojnë ulje të lehtë në krahasim me ditën e djeshme, tregojnë matjet e fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Përjashtim janë lumenjtë Strumica në vendin matës Sushevë ku ka rritje të nivelit të lumenjve prej katër centimetra në krahasim me ditën e djeshme dhe Drini i Zi në Lozhan ku niveli është më i lartë për 31 centimetra në krahasim me ditën e djeshme, si dhe Babuna në vendin matër Bogomilë ku niveli i ujit është i njejtë me ditën e djeshme.
Rritje prej një centimetër në krahasim me ditën e djeshme ka edhe niveli i Liqenit të Ohrit, ndërsa te dy lumenjtë tjerë natyror në vend niveli i ujit është i njejtë me ditën e djeshme. Me këtë, niveli i Liqenit të Ohrit është për 10 centimetra më i lartë nga mesatarja historike për janarin, liqeni i Prespës është për 2,33 metra më i ulët nga mesatarja, ndërsa te liqeni i Dojranit është për 85 centimetra më i lartë nga mesatarja për janarin, por megjithatë është 96 centimetra nën minimumin e dakorduar.
Lajme nga vendi
U miratua Plani vjetor për Tranzicion të drejtë 2026: fokusi i punëtorëve, hapje e mundësive të reja për punësim
Qeveria e miratoi Planin vjetor për implementim të Tranzicionit të drejtë për vitin 2026, me çka vazhdohet me zbatim sistematik të procesit të drejtë energjetik dhe transformim ekonomik në vend, kumtoi Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.
Në kumtesë ceket se me miratimin e Planit, Qeveria dhe Ministria “e konfirmojnë përkushtimin e vet drejt sigurimit të tranzicionit të drejtë i cili do t’i marrë parasysh pasojat socioekonomike ndaj bashkësive dhe punëtorëve në rajonet e prekura nga tranzicioni, me fokus të veçantë në hapjen e mundësive të reja për punësim, rikualifikim të fuqisë punëtore dhe nxitje të zhvillimit të qëndrueshëm lokal ekonomik”.
Me mekanizmat e paraparë sigurohet qasje e koordinuar mes institucioneve kompetente dhe ndërmarrjeve publike.
“Plani vjetor për vitin 2026 është përpunuar në pajtim me dokumentet strategjike nacionale dhe Agjendën reformuese, si dhe me obligimet e ndërmarra në kuadër të procesit të tranzicionit të përshpejtuar nga karboni ndaj burimeve të qëndrueshme të energjisë. Plani paraqet dokument operativ i cili i definon aktivitetet konkrete, kornizën kohore, institucionet kompetente dhe resurset e nevojshme për realizimin e tij. Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale është e obliguar ta publikojë Planin vjetor në ueb-faqen e saj dhe ta koordinojë implementimin e tij, përderisa minsitritë e resorit dhe institucionet relevante do t’u japin prioritet aktiviteteve në kuadër të programeve të veta vjetore, me njoftim të rregullt për përparimin gjatë implementimit”, kumtoi Ministria.
Në kumtesë ceket se Plani vjetor për implementim të tranzicionit të drejtë për vitin 2026 “paraqet hap të rëndësishëm në drejtim të zbatimit më efikas dhe të koordinuar të reformave të planifikuara, përforcimit të kornizës institucionale dhe avancimit të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet financiare”.
Lajme nga vendi
LSDM: Mickoski e çon vendin drejt izolimit me fushatë anti-BE
Qeveria aktuale e Kryeministrit Mickoski, në vend të integrimit, po e çon vendin drejt izolimit, akuzojnë sot nga LSDM.
“Një bashkëpunëtor i ngushtë i Mickoskit dhe zv. kryeministrit në qeverinë e tij është Ivan Stoilkoviq, qëndrimet e hapura pro-ruse dhe lidhjet e drejtpërdrejta të të cilit me Moskën përbëjnë një kërcënim serioz për orientimin euroatlantik të vendit.
Vetëm pak ditë më parë, zëvendëskryeministri Ivan Stoilkovic mori pjesë në festimin e Ditës së Republikës Serbe së bashku me grupin “Ujqërit e Natës”, të njohur për mbështetjen e Putinit dhe përhapjen e narrativave anti-perëndimore.
Edhe më keq se kjo është se vetë kryeministri Mickoski, pavarësisht deklaratave publike për bashkëpunim strategjik me SHBA-në dhe integrimin në BE, me veprimet e tij dhe lidhjet e ngushta me Vuçiqin dhe SNS-në, po bën gjithçka të kundërtën, duke e çuar Maqedoninë drejt izolimit.
Reformat e BE-së shmangen qëllimisht, konfliktet me fqinjët krijohen qëllimisht, arsyet shpiken për të bllokuar negociatat. E gjitha është një skenar i sajuar, pjesë e një fushate anti-BE që qeveria të vazhdojë të plaçkitë vendin.
Sipas hulumtimit të fundit nga viti 2025, deri në 70% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut mbështesin anëtarësimin në BE, dhe 77% e shohin anëtarësimin në NATO si pozitiv”, thonë nga LSDM.

