Lajme nga vendi
Ndodh edhe kjo në Maqedoni| 32 vjeçari bie në tokë dhe vdes – një grua ia vjedh parat!
Policët nga SPB Veles dje kanë privuar 32-vjeçarin R.S. nga Velesi, dyshohet se nga personi T.Gj. (54) vjeçare ka marrë para, përcjellë Monitor.mk
Sipas kallëzimit, pasi T.Gj. ka rënë në rrugën “Ilindenska” para dyqaneve pranë Urës së Re në Veles dhe ka vdekur, R.S. i është afruar dhe i ka marrë paratë, njoftoi sot Biljana Gjakovska, zëdhënëse e SPB Veles.
E dyshuara është ndaluar në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes kundër saj do të bëhet kallëzim përkatës, njoftuan nga MPB-ja e Velesit. T. Gj dje është sëmurur para dyqaneve afër Urës së Re në Veles, pas së cilës është thirrur Emergjenca mjekësore, e cila ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune./Monitor.mk
Lajme nga vendi
Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”
Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov.
Ai tha se për momentin nuk mund të ndajë më shumë informata, sepse presin udhëzime nga Prokuroria themelore publike.
Përndryshe Gjorgjievski është njëri prej të dënuarve për 27 Prillin, ndërkaq u dënua me 13 vite burg.
Në rrjetet sociale po shpërndahet informata për vdekjen e Gjorgjievskit.
Lajme nga vendi
Një 15-vjeçare u sulmua fizikisht nga tre vajza të mitura në Shkup
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të dhunës mes vajzave të mitura në Shkup.
“Më 31 tetor 2025, rreth orës 21:00, në SPB Shkup, M.S. (57) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 15:00, në territorin e Komunës Aerodrom në Shkup, vajza e saj 15-vjeçare është sulmuar fizikisht nga tre vajza të mitura, të cilat ajo i njihte. Njëra prej tyre ka përdorur një objekt të fortë gjatë sulmit”, qëndron në buletinin e MPB-së.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./TV21
Lajme nga vendi
Skandal në “Ekonominë e Ujërave”, filiali Gostivar! Drejtoresha e rrahu punëtoren!
Një skandal ka ndodhur në filialin e Ekonomisë së Ujërave në Gostivar. Punëtorja ka denoncuar në Polici se është rrahur nga drejtoresha.
“Më datë 31.10.2025 në orën 12:45 në DPB Gostivar, N.J. (48) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 11:20 në vendin e saj të punës në filialin e Ekonomisë së Ujërave, filiali në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga drejtoresha J.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në raportin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, njofton TV21.
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi5 days agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi2 months agoAksident fatal në Dobërdoll, 65-vjeçari humb jetën pasi u godit nga vetura

