Lajme nga vendi
Bilall Kasami uron muajin e shenjtë të Ramazanit | VIDEO
Kryetari i komunës së Tetovës z. Bilall Kasami u ka uruar besimtarëve muslimanë muajin e shenjtë të Ramazanit.
Të dashur vëllezër e motra, më lejoni t’ua uroj muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin e devotshmërisë, harmonisë dhe mirëkuptimit njerëzor. Ky muaj le të shërbejë për më shumë dashuri, solidaritet dhe për paqe mes njëri-tjetrit. Agjërimi është adhurim që synon afrimitet mes njeriut dhe Zotit të gjithësisë, andaj le të jetë ky muaj reflektim i thellë i qenies sonë për paqe, ibadet dhe largim të dukurive negative.
Lutje dhe agjërim të pranuar.
POSTIMI I PLOTË
Lajme nga vendi
LSDM për kthimin e Grubit: Teatër në kufirin e Maqedonisë
Qytetarët nuk do të marrin përgjigje për skandalet, por do të marrin teatër si sot, thonë nga LSDM për ndalimin e Artan Grubit në pikën kufitare “Ballcë”, përcjell TV21. Nga LSDM thonë se përmes rastit të Grubit, pushteti po mundohet të mbulojë, siç i quajnë ata, skandalet e qeverisë.
“Secili që e ka shkelur ligjin, duhet të përgjigjet. BDI po e shpëton Mickoskin, i ka hedhur gomën e shpëtimit. Pas teatrit të sotëm në kufirin e Maqedonisë, tashmë të gjithë e kanë të qartë se arratisja e Artan Grubit ishte marrëveshje politike. Ashtu siç u morën vesh që ta lëshojnë, tani u morën vesh që të kthehet. Në këtë mënyrë, VMRO me ndihmë të BDI-së, dëshiron të mbulojë skandalin më të madh me 5 tonë drogë”, tha mes tjerash Bodanka Kuzesk, zëdhënëse e LSDM-së.
Lajme nga vendi
“Kanabisi”, gjashtë kompani rrezikojnë heqjen e licencave
Për shkak të mos plotësimit të kushteve që janë detektuar gjatë kontrollit të jashtëzakonshëm, Qeveria nesër mund të ngre iniciativë për marrjen e licencave për gjashtë kompani të cilat prodhojnë kanabis për qëllime mjekësore. Nga Ministria e Shëndetësisë nuk tregojnë se për cilat kompani bëhet fjalë dhe nëse numri i tyre mund të jetë më i madh.
Sipas ligjit, licenca mund të rikthehet pas 2 deri në 5 vjetësh, varësisht nga shkeljet e konstatuara. Ministria njofton se, pas përfundimit të inspektimeve të jashtëzakonshme, do të shqyrtohen edhe ndryshime ligjore në bazë të parregullsive të evidentuara.
“Pas përfundimit të inspektimeve të jashtëzakonshme te të gjithë subjektet juridike, do të bëhet një analizë e gjendjes së përgjithshme dhe, në bazë të mangësive të konstatuara në funksionim, do të ndërmerren hapa për hartimin e zgjidhjeve të reja ligjore”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Dyshimet për keqpërdorime me kanabisin nisën pasi në Serbi ku u sekuestruan 5 tonë marihuanë, të ardhura nga Maqedonia. Pas këtij rasti, autoritetet në end sekuestruan edhe 40 tonë marihuanë nga kompani të licencuara për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore, ndërsa më pas u ndërmorën inspektime të jashtëzakonshme. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Pagoi 3 mijë euro për vizë gjermane, që s’e mori kurrë
Më 22.02.2026, rreth orës 20:00, në SPB Tetovë, një 32-vjeçare nga Tetova ka raportuar se ka rënë pre e një mashtrimi nga një bashkëqytetar i saj. Sipas dëshmisë, gjatë vitit 2024, ajo kishte arritur marrëveshje me personin në fjalë që ai t’i siguronte një vizë pune për në Gjermani.
Për këtë shërbim, viktima i ka paguar atij shumën prej 3.000 eurosh në disa këste. Megjithatë, premtimi nuk u mbajt dhe viza nuk u lëshua. Kur gruaja ka kërkuar kthimin e mjeteve, mes tyre ka shpërthyer një debat, pas të cilit personi i dyshuar është zhdukur dhe nuk ka qenë më i kapshëm për komunikim. Policia njofton se po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

