Lajme nga vendi
RMV, prindërit me të ardhura të ulëta nuk i kanë marrë në llogaritë e tyre 20 eurot e premtuara
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) shpalli thirrjen e katërt publike për mbështetje financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga familjet të cilat të ardhurat mujore nuk i kalojnë 50.000 denarë. Vazhdimisht piblikohen thirrje të reja, ndërkohë që qindra prindër nuk kanë marrë ndihmë financiare për asnjë muaj, edhe pse i kanë dorëzuar dokumentet e nevojshme në mënyrë të rregullt dhe në kohë, transmeton Portalb.mk.
Ndonëse ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski në dhjetor të vitit të kaluar kishte paralajmëruar se në gjashtë muajt e ardhshëm nxënësit do të marrin çdo muaj ndihmë financiare, megjithatë, edhe pse tani është mesi i marsit, paratë nuk janë në llogaritë e prindërve.
“Mbi 105.000 nxënës të arsimit fillor dhe të mesëm, në 6 muajt e ardhshëm do të marrin 1.200 denarë, përkatësisht 1.800 denarë në muaj”, premtoi atëherë Kovaçevski, duke paralajmëruar pakon e re të masave.
Lidhur me këtë, Meta.mk i është drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH). Nga atje, ata përsëritën se përballen me një sfidë – shpesh në shkolla prindërit dorëzojnë të dhëna të pasakta, pra dorëzojnë llogari transaksionale të gabuara ose të mbyllura.
“Kjo e pengon pagesën”, pohojnë ata.
Për atë, nëse dhe për cilët muaj kanë marrë para prindërit Meta pyeti edhe në grupin në Facebook “Mbështetje për mësim online”, në të cilin numri më i madh i anëtarëve janë prindër. Pjesa më e madhe e komenteve janë se nuk ka pasur pagesë për asnjë muaj deri më tani.
“Në mes të janarit ka qenë një pagesë për muajin dhjetor dhe kaq”, thuhet në një nga komentet.
Kur u shpall kjo masë, Kovaçevski tha se masën pritet ta përdorin rreth 75 mijë nxënës të shkollave fillore dhe 30 mijë nxënës të shkollave të mesme. Aplikimi është bërë përmes shkollave, dhe pagesa është dashur të bëhet me faza, pra pasi shkollat dorëzojnë të dhënat në Ministrinë e Arsimit, kështu që të përgatiten urdhërpagesat.
Ndonëse vonesat në pagesa janë të mëdha, në buxhetin e Ministrisë së Arsimit për masat kundër krizës nga pakoja e nëntë e Qeverisë, thuhej se janë paraparë 843 milionë denarë, të dedikuara për nxënës dhe studentë. Ishte planifikuar që nga dhjetori i vitit të kaluar, deri në maj të këtij viti, që prindërit me të ardhura të ulëta të përfitonin çdo muaj nga 20 euro.
Lajme nga vendi
Dy persona humbën jetën ndërsa tre u lënduan gjatë një aksidenti në rrugën Prilep – Rosoman
Sot rreth orës 17:00 është raportuar për një aksident komunikacioni ndërmjet dy automjeteve të udhëtarëve në rrugën A1 Prilep – Rosoman në afërsi të fshatit Radobil. Nga aksidenti pesë persona kanë marrë lëndime, prej të cilëve tre janë dërguar në spitalin në Prilep, ndërsa dy në spital në Kavadar, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e dy personave, informuan sonte nga MPB.
Nga atje njoftuan se prej orës 18:00 komunikacioni zhvillohet në një korsi me lëshim alternativ të veturave.
“Me hollësi në mënyrë adekuate do ta njoftojmë publikun pas përfundimit të mbikëqyrjes”, shtuan nga MPB
Lajme nga vendi
HAPET EKSPOZITA “TRADITË NË TEJALO” E PIKTORES ARBINA EMINI
Mbrëmë në Galerinë e Arteve Pamore në Tetovë është hapur ekspozita personale e parë e piktores Arbina Emini. Ekspozita titullohet ” Traditë në telajo” ndërsa autorja shpehet se pikërisht këtë temë e ka zgjedhur pasi edhe arti bazohet në traditë. Ajo thotë se tradita është përfaqësuesja më e denjë e artit dhe prandaj e ka punuar me shumë dëshirë këtë
ekspizitë.
Deklarata Arbina Emini -Piktore
Me këtë ekspozitë, sipas drejtoreshës së Galerisë së Arteve në Tetovë Arbenita Meta fillon cikli i ekspozita për nderë të festave të nëntorit.
Deklarata -Drejtoreshë
Në hapjen e ekspozitës së piktores së re Arbina Emini ishin të pranishëm dashamirë të artit figurativ, familjarë të piktores si dhe mysafirë të tjerë.
Ndryshe, Arbina Emini është lindur në Tetovë, ka diplomuar në Universitetin e Tetovës në drejtimin Art Figurativ në drejtimin Arsimor.
Është pjesëmarrëse në shumë ekspozita kolektive ku edhe ka marrë vende të para dhe çmime të ndryshme për krijimtarinë e saj.
Lajme nga vendi
Rikonstruimi i Qeverisë, VLEN nga 6 në 7 ministri, Mickoski i pakënaqur nga disa ministra
Kryeministri Hristijan Mickoski veçmë ka nisur analizat dhe shqyrtimin për rikonstruimin e Qeverisë, pas zgjedhjes së Izet Mexhitit në krye të komunës së Çairit, por edhe për rifreskime të reja të kabinetit qeveritar.
Siç bëhet e ditur nga portali SDK, Bekim Sali do ta zëvendësojë Mexhitin në detyrën e zv/kryeministrit, ndërsa për postin e ministrit të Mjedisit do të emërohet një kuadër tjetër nga VLEN, gjegjësisht nga radhët e Lëvizjes Demokratike (LD). Në kombinim janë shumë emra, por deri tani asgjë nuk është konkretizuar, përcjell INA.
Me ndryshimet e reja në Qeveri, VLEN nga 6 do të ketë 7 resore ministrore, pasi që zëvendëskryeministri i parë do të mbajë edhe postin e një ministri pa resor, që do të shtohet në kuadër të Qeverisë.
VMRO-DPMNE siç thuhet tanimë ka shfaqur pakënaqësi ndaj dy ministrave nga radhët e ZNAM-it, Igor Filkov dhe Goran Minçev, veçanërisht ndaj Filkovit, ministër i Drejtësisë. Sipas portalit Sdk.mk, Mickoski nuk ka shprehur pakënaqësi për resorët e Ekonomisë dhe Financave, që sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian kanë përparuar reformën dhe disiplinën financiare, por problem mbetet ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.
Sipas këtij portali, nga VMRO-DPMNE ende nuk ka deklarata se nga cilët ministra të “VLEN” është i pakënaqur kryeministri, duke lënë të hapur mundësinë që vetë koalicioni të propozojë ndryshime në radhët e tij. “Menjëherë pas zgjedhjeve do të hapim dyert e partisë për ndryshime të reja dhe njerëz të rinj, dhe në Qeveri do të ketë rikonstruksion dhe përmirësim të kapaciteteve,” kishte theksuar Mickoski më 23 gusht, menjëherë pas shpalljes së zgjedhjeve lokale që tashmë kanë përfunduar. (INA)
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi7 days agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

