Connect with us

Lajme nga vendi

Shitësit ankohen për numrin e ulët të blerësve

Published

on

Kenan Dalipi është shitës, mbi 30 vite punon në tezgë në tregun e Bit Pazarit në Shkup.
Në muajin e Ramazanit, frutat më të shitura janë hurmat e llojeve të ndryshme që ai shet. Por se a janë rritur çmimet gjatë këtij muaji ai thotë se zakonisht perimet që importohen nga jashtë ndryshojnë në çmim por hurmat thotë se edhe vitin e kaluar mbanin të njëjtin çmim si këtë vit.

“Hurmat janë me çmimin e njëjtë, ndoshta speci ka ndryshuar çmim pasi ishte 120 denarë por vijnë nga Greqia, Turqia dhe sepse nuk është prodhim i yni ka luajt çmimi atje, por me këto jo. Ja këtë e shesim 90 denarë, vitin e kaluar ishte 90-100 dhe përsëri është njëjtë”, tha Kenan Dalipi shitës në treg.

E sa i përket asaj se a blihet njëjtë si vitin e kaluar, Kenani thotë se vetëm dy ditët e para të Ramazanit ka pasur më shumë shitje, ndërsa ditët tjera ka rene shitja, e si arsye kryesore thotë se janë pagat e ulëta tek popullata.

“Dy ditët e para ka qenë shumë mirë dhe tani ka rënë shitja. Cila është arsyeja sipas teje? Popullata nuk kanë para, gjithçka është tek paratë sepse gjithë malli është shtrenjtë ndërsa standardi është i ulet e me 300 euro çfarë do të bëje? 300 euro merr ndërsa rrymën e paguan 100-150 euro”, shtoi ai.

E se a e ka menduar ndonjëherë të lerë këtë punë dhe të gjeje ndonjë alternative tjetër, Kenani përgjigjet se kjo është puna që ai bën më së miri dhe asnjëherë nuk e ka menduar të filloje diçka të re.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Mexhiti pranon detyrën si kryetar i Çairit: Po kthehem aty ku filloi gjithçka, nga sot fillon KOHA jonë!

Published

on

Kryetari i ri Çairit Izet Mexhiti ka njoftuar se ka pranuar detyrën si kryetar i Komunës së Cairit.

Mexhiti, ka deklaruar se po kthehet në vendin e tij, mes njerëzve të tij, më përulje dhe me mirënjohje të thellë.

“Po rikthehem aty ku filloi gjithçka.

Aty ku mësova çfarë do të thotë të punosh për njerëzit, të dëgjosh hallet e tyre dhe të ndash me ta çdo arritje.

Çairi më ka mbështetur gjithmonë, në çdo hap të karrierës sime politike. Në momentet më të rëndësishme, Çairi ka qenë aty me besim, me përkrahje dhe me forcë. Edhe kësaj here, Çairi ishte bindshëm krah meje. Më dha një fitore të pakontestueshme, që edhe një herë e dëshmoi fuqinë dhe peshën tonë politike.

Advertisement

Ky votim masiv ishte një deklaratë e qartë nga qytetarët e Çairit, se duan vazhdimësi, duan zhvillim, duan punë. Ishte një mesazh besimi, vlerësimi dhe mbështetjeje që e ndjej si përgjegjësi të madhe ndaj secilit prej jush.

Unë e di çfarë pret Çairi.

Pret punë të ndershme, rezultate konkrete dhe një qeverisje që nuk njeh asgjë më të shenjtë se interesi publik. Dhe këtë do ta ketë.

Prandaj, sot kthehem për t’ia kthyer Çairit këtë besim me përkushtim, me vizion dhe me punë.

Rikthehem sepse Çairi është pjesë e identitetit tim. Është historia ime personale dhe misioni im publik. Në çdo fazë të jetës sime, Çairi ka qenë forca që më ka mbajtur drejt, që më ka kujtuar pse ia vlen të punosh për njerëzit e tu.

Advertisement

Çairi im,

Përpara nesh qëndron një kapitull i ri.

Një periudhë që do të përcaktojë jo vetëm si do të zhvillohet Çairi, por edhe çfarë modeli qeverisjeje do të ndërtojmë për gjithë vendin. Ne do të punojmë bashkë me ju, me plan të qartë, me transparencë dhe me guxim për të bërë ndryshime të mëdha.

E di që përpara kemi shumë punë. Por kam besim.

Kam besim te njerëzit e Çairit, te energjia, te talenti dhe te dashuria e tyre, për këtë vend. Dhe çdo arritje që do të vijë, do të mbajë vulën tuaj, juve, që nuk u dorëzuat kurrë.

Advertisement

Të dashur qytetarë,

Faleminderit për besimin. Faleminderit për mbështetjen. Faleminderit për fitoren e bindshme. Dhe unë ju premtoj se do ta udhëheq këtë komunë të çmuar me nder, me përgjegjësi dhe me dashuri të sinqertë për njerëzit e mi.

Nga sot fillon puna për Çairin që duam. Nga sot fillon KOHA jonë!”, ka shkruar Mexhiti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

U gjetë drogë në veturë, arrestohen 2 persona

Published

on

MPB Maqedoni njofton se dje (03.11.2025) në orën 21:00 në rrugën rajonale Tetovë – Shkup, në hyrje të fshatit Zhelinë, rajoni i Tetovës, oficerë policie nga Stacioni i Policisë për Siguri Rrugore në Tetovë privuan nga liria B.A. (37) dhe O.J. (26), të dy nga fshati Trebosh, rajoni i Tetovës.

“Gjatë kontrollit të automjetit të tyre dhe makinës së pasagjerëve “Audi” me targa të Tetovës, të drejtuar nga B.A., u gjetën dhe u sekuestruan gjashtë qese me marihuanë”.

“Ata u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të ngrihet një kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Miqësia përfundon tragjikisht: Prokuroria kërkon paraburgim për vrasjen në Dojran

Published

on

Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë kërkon paraburgim për një person, i cili dyshohet se ka kryer vrasje, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur paditen e 1 nëntorit.

“I dyshuari, më 1 nëntor pasdite, afër një lokali në fshatin Sretenovë, Komuna e Dojranit, qëllimisht i ka marrë jetën një personi. Viktima, Nikolla Timev, më parë ishte mik i tij, me të cilin kishin pirë së bashku ulur në shkallët e lokalit. Në një moment, mes tyre shpërtheu një debat verbal, i cili u shndërrua në konflikt fizik. Sipas hetimeve, i dyshuari e goditi viktimën fillimisht me duar dhe këmbë, dhe më pas me një shufër metalike, duke i shkaktuar mbi dhjetë fraktura në duar, këmbë dhe kafkë. Goditjet zgjatën rreth gjysmë ore, gjatë së cilës viktima nuk mundi të mbrohej dhe pësoi plagë të rënda dhe gjakderdhje të madhe. I dyshuari e la viktimën në shkallë dhe u largua. Viktimën e vunë re kalimtarë të rastit, të cilët thirrën ndihmën e shpejtë, dhe ai u transportua në Qendrën Mjekësore të Gevgelisë, por vdiq si pasojë e plagëve të marra”, thonë nga Prokuroria.

Continue Reading

Më të lexuarat