Connect with us

Lajme nga vendi

Duke u marë me Rusinë, partitë shqiptare po i harrojnë hallet e qytetarëve në Maqedoni

Published

on

Deri sa qytetarët në Maqedoninë e Veriut po përballen me probleme  të shumta e të përditshme, partitë shqiptare kanë zgjedhur temën e Rusisë për t’u “përplasur” mes vete në distancë në fushatën e cila edhe pse nuk ka filluar zyrtarisht, megjithatë po mer hov gjithnjë e më shumë. Rusia është bë temë qendrore e debatit politik, deri sa qytetarët çdo ditë përballen me thellim të varfërisë, largim të rinisë jashtë vendit, rënie të ekonomisë në shumë sektorë të saj, si dhe probleme tjera.

Korrupsioni luëzon, vazhdon rënia e besimit tek gjyqësori, tenderët e dyshimtë shothen edhe më tej dhe këto do të mund të ishin temat e radhës ku do të duhej të vendoset fokusi, e jo i gjithë potenciali të harxhohet me “Rusinë”, kur e dimë se ka kush e lufton Rusinë, e jona është që të zhvillojmë demokracinë.

Vlen e shpall të “pavlefshëm” proamerikanizmin e BDI-së

Opozita shqiptare theksin mes tjerash e vendos tek takimi i kandidatit të BDI-së për president Bujar Osmani në cilin e ministrit të jashtëm të RMV-së me ministrin e jashtëm rus Sergej Lavrov në samitin e OSBE-së, në Shkup.   “Është pikërisht kandidati për president i BDI-së, ministri i Jashtëm Bujar Osmani, i cili si bedel i Ali Ahmetit ishte njeriu që negocioi me Nikolla Gruevskin në Budapest për kthimin e tij, ndërsa ai vetë u bë edhe nikoqir i ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergej Llavrov, duke u bërë i pari dhe i vetmi që ia ka hapur dyert Rusisë për të defiluar në Europë pas agresionit të saj në Ukrainë. Proamerikaznimi i rremë i BDI-së e ka emrin “Sergej Llavrov mysafir i Bujar Osmanit”, akuzon VLEN.

Sipas opozitës, sa më shumë që kalon koha gjithnjë e më shumë po bindemi se slogani i BDI-së, “Po Europës – jo Rusisë”, në vete fsheh një frikë nga droja e zbulimit të lidhjeve të vërteta ruse të Bashkimin Demokratik për Integrim.

Advertisement

“Duke dashur të shtiren sa më perëndimorë dhe më proamerikanë, duket se ata i ka tradhtuar nënvetëdija, ashtu që në sloganin e fushatës e kanë projektuar realitetin e asaj që fshihet nën emrin BDI. Opinioni e di fare mirë, por vetëm po ia rikujtojmë se pikërisht eksponentë të lartë të kësaj partie janë persona të dyshuar për lidhje me qarqe antiamerikane dhe për këtë ka fakte të prekshme. Është kryetari i Strugës, kuadër i BDI-së, Ramiz Merko, i cili është futur në listën e zezë amerikane për shkak të korrupsionit dhe abuzimit me drejtësinë. Por, nuk është vetëm ai. Ish kryetarja e Komunës së Tetovës dhe nënkryetarja e deridjeshme e BDI-së, Teuta Arifi, vazhdon të mbahet mend si bashkëpunëtore e biznesmenit me lidhje ruse, Daka Davidoviq, që po ashtu është në listën e zezë amerikane.

Madje, sipas informacioneve tona, Teuta Arifi është refuzuar për ambasadore në SHBA dhe në Bruksel pikërisht për shkak të këtyre vjegëzave. Në listën e zezë amerikane vazhdon të jetë edhe Menduh Thaçi, bashkëpunëtori i ngushtë i Ali Ahmetit. Gjykuar nga kjo që u tha më sipër, mund të konkludojmë se nuk ka provë më të mirë se BDI-ja po i humb zgjedhjet sesa teza e tyre e dëshpëruar se zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit të këtij viti janë zgjedhje ku qytetarët duhet të zgjedhin mes Amerikës dhe Rusisë. E vërteta është se në këto zgjedhje qytetarët duhet të përcaktohen mes koalicionit proeuropian VLEN dhe elitës së korruptuar të BDI-së që NUK VLEN për asgjë, sepse tashmë 20 vjet po i mban peng shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Ndërkaq, narracioni me gogolin rus më shumë flet shërben si një tregues tjetër simptomatik se BDI-ja po përgatit një krizë politike për ta parandaluar njohjen e disfatës së sigurt zgjedhore. Sidoqoftë, krejt këto ëndrra perëndojnë më 8 maj në mbrëmje dhe nga 9 maji nuk u bën më dobi as propaganda e shtrenjtë mediale e as llafologjia boshe properëndimore”, thekson opozita shqiptare në kumtesën e fundit.

BDI e “shqetësuar” se opozita po “koordinohet” me Levicën dhe VMRO-DPMNE-në

Bdi shprehet e shqetësuar nga akuzat e opozitës, e madje në këto akuza sheh edhe koordinim të koalicionit VLEN me Levicën dhe VMRO-DPMNE-në, shkruan Zhurnal.  “Bashkimi Demokratik për Integrim me shqetësim të madh po përcjell akuzat, shpifjet dhe fyerjet që opozita i bën kandidatit për president Bujar Osmani, si dhe ndaj kryeministrit Talat Xhaferit, ndërsa alarmon për skenar rus që synon trazira politike pas 8 majit.

Advertisement

Të koordinuar bashkë me VMRO-DPMNE-në e Mickoskit dhe LEVICËN e Apasievit, si dhe në mungesë të Programit zgjedhor, koalicioni VLEN ka përforcuar shpifjet ndaj Bujar Osmanit dhe Talat Xhaferit, ndërsa nuk po i kursejnë edhe familjarët e zyrtarëve, gjë që po shqetëson edhe qytetarët, por është njoftuar edhe faktori ndërkombëtar në vend. Ftojmë opozitës si shqiptare ashtu edhe atë maqedonase, të zhvillojnë fushatë në pajtim me vlerat europiane dhe demokratike, pasi çdo gjë kundër, do të thotë largim nga Bashkimi Europian dhe afrim me Moskën e Putinit”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Partia e Ahetit përshëndet vendimin e OSBE-ODIHR që zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit t’i përcjellin me 24 vëzhgues afatgjatë dhe 300 vëzhgues afatshkurtër, pasi “vlerësojmë se këto zgjedhje do të jenë vendimtare për të ardhmen e vendit – atë “PO Europës, JO Rusisë”. “Sigurojmë opinionin se BDI, njëjtë sikurse edhe vitet tjera, do të organizojë zgjedhje të lira, demokratike dhe të pranuara ndërkombëtarisht, ndërsa tentimet e opozitës për të shkaktuar krizë do të marrin përgjigjen e merituar më 8 maj – kur do të vuloset përfundimisht humbja e tyre”, .

Për cilat tema përplasen partitë maqedonase?

“LSDM ka një vizion të qartë për vendin si shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe ne kemi një plan të qartë se si ta bëjmë atë. Ne jemi partia që siguruam statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, dhe anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave me BE e siguruam pas 17 vitesh pritje”, tha Dimitar Kovaçevski për “Sloboden Peçat”.

“Në anën tjetër, VMRO nuk ofron ndonjë plan për progres të qartë në integrimet evropiane, përkundrazi dëgjohen deklaratat e tyre ku thonë se nuk duhet të anëtarësohemi për njëqind vjet, e ndoshta asnjëherë. Kjo tregon se ata po vazhdojnë politikën e Nikolla Gruevskit, ish-kryetarit të tyre, duke qenë se këto janë të njëjtat qëndrime që kemi dëgjuar në atë kohë. Me ta, Maqedonia e Veriut do të kthehet në dhomat e pritjes dhe në të kaluarën e errët të proceseve jodemokratike”, shtoi ai.

Advertisement

Kurse nga VMRO-DPMNE akuzojnë kandidatin për president të mbështetur nga LSDM, Stevo Pendarovski, se ka amnistuar një kriminel. Nga kjo parti kanë publikuar disa fotografi të Pendarovskit bashkë me disa figura, emrat e të cilëve lakohen për lidhje me nëntokën. “Çfarëdo që të thotë Stevo Pendarovski, ai hedh poshtë fjalën. Në vitin 2019 ai premtoi se nëse nuk ka drejtësi, nuk do të ketë qetësi. Ai premtoi se ata që kanë kryer krime do të mbajnë përgjegjësi pa dallim. Ai tha se nga pozita e presidentit nuk i shkonte ndërmend të amnistonte kriminelët. Jo që nuk e mbajti fjalën, por amnistoi një person, që sipas mediave është lider i një karteli të drogës në Shkup përgjegjës për vrasje mafioze dhe tregti të paligjshme të drogës. Nëse kjo nuk është një nga format më të rënda të krimit, atëherë Stevo Pendarovski ka problem real me perceptimin”, thuhet mes tjerash në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Në fund të njoftimit, VMRO-DPMNE akuzon Pendarovskin për mungesë të përgjigjeve dhe fshehjen nga publiku për dy javë, duke e cilësuar si një shkelje të dinjitetit të popullit dhe shtetit të Maqedonisë. Ata e përshkruajnë kohën për ndryshime të menjëhershme. Ky skandal ka potencialin për të përkeqësuar imazhin dhe integritetin e Presidentit Pendarovski./Zhurnal

Lajme nga vendi

Ministria e Jashtme e Bullgarisë: Maqedonia të përmbushë detyrimet e saj

Published

on

Bullgaria këmbëngul që Republika e Maqedonisë së Veriut të përmbushë detyrimet e saj për të mbrojtur të drejtat e komuniteteve, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Nga atje shpjegojnë se organizatat e komunitetit bullgar në Maqedoni kanë shpërndarë një letër zyrtare në lidhje me draftin e rishikuar të Planit të Veprimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Personave që u Përkasin Minoriteteve dhe Komuniteteve, të paraqitur nga Qeveria e RMV-së.

“Ministria jonë e Punëve të Jashtme kujton se ky Plan Veprimi është një dokument themelor, pjesë e Konsensusit Evropian të vitit 2022, zbatimi i të cilit do të monitorohet gjatë gjithë procesit të negociatave për pranimin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut në BE”, thekson Sofja.

Siç raportohet nga mediat bullgare, në qëndrimin e tyre, anëtarët e komunitetit bullgar në vend shprehin shqetësim për mungesën e reflektimit të plotë në draftin e planit të veprimit të komenteve dhe sugjerimeve të tyre nga dhjetori 2025.

Sipas tyre, dokumenti vazhdon të mos adresojë mjaftueshëm problemet e rëndësishme me të cilat përballet komuniteti bullgar në Maqedoninë e Veriut dhe nuk ofron mekanizma efektivë për tejkalimin e tyre.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Kryeministri Mickoski, do të sigurohemi që Struga të lidhet me autostradën e “Korridorit 8”

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se pavarësisht reagimeve të UNESCO-s, do të sigurohen që Struga të lidhet me autostradën e Korridorit 8, përcjell TV21. Mikcoski tha se nuk do të lejojë polarizim etnik të kësaj çështje.

“Kush tha se Struga nuk do të lidhet me autostradë? Qytetarët e Strugës duhet të jenë rehat, sepse kjo qeveri është qeveri në gjithë territorin e shtetit dhe nuk do të harrojë askënd, siç e kemi treguar deri tani. Përfshi qytetarët e Kërçovës, përfshi qytetarët nga Vevçani, nga Debërca, nga Ohri dhe në të gjithë territorin dhe përfshi të gjithë komunat që janë përgjatë Korridorit 8 dhe 10. Askush nuk do të harrohet, e para. E dyta, konstruksionet dhe tentimet për polarizim etnik nga ana e opozitës, partive të caktuara politike dhe mediumeve të caktuara, nuk do ta komentoj. Deri sa të jem kryeministër nuk do të lejojë polarizim etnik të shtetit, sepse nëse ashtu shohim, fillimisht komunat Kërçovë, Debërc, Ohër, Strugë dhe Vevçani, shumicë e banorëve janë bindshëm maqedonasit, kështu që politikanë të caktuar nga blloku shqiptar në opozitë nuk do t’i komentoj. E dyta, neve si qeveri na konvenon që të ndërtohet, sepse kështu rritet PBV-ja”, theksoi Mickoski.

Mickoski tha se segmenti Trebenishtë-Qafë Thanë është tërhequr pasi është në pjesën e perimetrit që është i mbrojtur nga UNESCO, ndërsa tha se deri në qershor do të dihet fati i këtij segmenti.

“Qeveria e kaluar, nga realizimi i Korridoreve 8 dhe 10D, projektet, ka realizuar për tre vite vetëm avans, dhe për atë avans, me shumë gjasa ka paguar provizion. Deklarata ime ishte se po, ka problem që e ka theksuar UNESCO, do ta dimë në qershor përfundimisht se çfarë do të ndodhë. Dje dhe sot ministri Mucunski është në Paris, në bisedime me kryesinë e UNESCO-s, ata do të vinë në Maqedoni, dhe nëse ajo trajektore që e kanë paraparë, ende është kontestuese për UNESC-n, do të kërkojmë mënyrë tjetër, absolutisht se qytetarët nuk do të mbeten pa lidhje, por gjithashtu, mirë është që ta parashtrojnë këtë pyetje te politikanët shqiptarë, jo në Maqedoni, në Shqipëri, sepse atje autostrada nuk do të jetë deri në Qafë Thanë, nuk do të jetë as magjistrale, por do të jetë 20-25 km para Qafë Thanës, kjo është pyetja e vërtetë”, theksoi Mickoski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Klinika e Gastroenterohepatologjisë zgjeron shërbimet me dy metoda të reja mjekësore

Published

on

Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë në kuadër të Qendrës Klinike “Nëna Terezë” – Shkup sot do të mbahet ngjarje me rastin e fillimit të dy procedurave medicinale: Kolangioskopia dhe Aplikimi Endoskopik i Stenteve nën Kontrollin e Endozografisë (LAMS).

Ngjarja do të mbahet në kabinetin e rinovuar të Endoskopisë së Klinikës.

Siç informojnë nga Klinika mysafir nderi në ngjarje do të jetë prof. dr. Petko Karaxhozov, profesor i gastroenterohepatologjisë dhe shef i Klinikës së Gastroenterohepatologjisë, Acibadem (Tokuda) Hospital, Sofje.

Continue Reading

Më të lexuarat