Lajme nga vendi
Mjekja 40-vjeçare Monika Lukrovska është viktima e aksidentit në rrugen Bllacë-Shkup

40-vjeçarja Monika Lukrovska, e cila punonte si doktoreshë e specializante, ka ndërruar jetë në një aksident të rëndë që ka ndodhur të mërkurën, në orët e vona të mbrëmjes në rrugën kryesore Shkup – Bllacë. Informacioni për vdekjen e Monikës është publikuar në rrjetet sociale të Institutit Gerontologjik në Shkupi, ku Monika ishte pjesë e ekipit të mjekëve .
Lajmin për aksidentin e ka bërë dje MPB-ja, duke bërë të ditur se një person ka humbur jetën në një aksident trafiku, ndërsa pesë të tjerë janë lënduar.
Më herët Ministria e Brendshme ka publikuar detaje për aksidentin.
“Me datë 20.03.2024 në ora 21:45 në SPB është raportuar se në rrugën kryesore Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes të automjetit të udhëtarëve “Opel” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.L.(40) nga Shkupi dhe një pasagjer automjeti tip “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit i drejtuar nga R.V.(52) nga fshati Saraj, Shkup. M.L., nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vend, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës Mjekësore. U plagos rëndë drejtuesi R.V. dhe pasagjeri i tij A.I.(25), ndërsa pasagjeri Z.V.(47) dhe dy pasagjerë të mitur, të gjithë nga automjeti “Volkswagen Golf”, kanë pësuar lëndime trupore, të diagnostikuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. Kontroll është kryer nga prokurori publik dhe një ekip inspektues nga SPB Shkup”, njofton MPB.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve