Connect with us

Lajme nga vendi

SHGM: Punonjësit mediatikë katër herë më të ekspozuar në sulme fizike dhe kërcënime kur ka zgjedhje

Published

on

Gazetarët shpesh ballafaqohen me rreziqe të mëdha, veçanërisht në periudha të ndjeshme siç janë zgjedhjet dhe këtë vit kemi dy cikle zgjedhore – presidenciale dhe parlamentare. Sipas hulumtimeve lokale, bazuar në statistikat e 10 viteve të fundit, punonjësit mediatikë janë katër herë më të ekspozuar ndaj sulmeve fizike dhe kërcënimeve ndaj jetës së tyre, në kushtet kur ka vit zgjedhor, krahasuar me ato vite kur nuk ka, tha sot drejtori ekzekutiv i SHGM-së, Dragan Sekullovski, në ngjarjen “Për siguri dhe mbrojtje më të madhe të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë dhe kundër kërcënimeve ndaj lirisë së mediave”, që u mbajt në Klubin e gazetarëve.

Bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me Prokurorinë Themelore Publike, sipas Sekullovskit, në vitin e kaluar ka qenë në nivel profesional në kontekst të komunikimit të shpejtë dhe efikasitetit në drejtim të reagimit me kohë nga ana e tyre si institucione kompetente që veprojnë në rast të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve apo personave të punonjlsve mediatikë me përjashtim të kërcënimeve onlajn.

Nga gjithsej pesë kërcënime dhe sulme të regjistruara ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave në vitin 2023, janë dy raste të sulmeve fizike me vendim gjyqësor. Tri rastet e tjera, theksoi Sekullovski, janë ende në proces.

Sekullovski vlerësoi se organet e rendit edhe më tutje shfaqin mangësi në aspektin e aftësisë së tyre për të vepruar në kuadër të sulmeve dhe kërcënimeve onlajn, edhe pse gjatë vitit të kaluar dhe këtë vit kanë dorëzuar më shumë se pesë ankesa në Departamentin për krime kompjuterike dhe mjekësi ligjore digjitale pranë MPB-së.

Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, apeloi deri te liderët e partive dhe personat e tjerë që flasin para simpatizantëve që t’i përjashtojnë gazetarët nga fjalimet e tyre. Sepse, sqaroi ai, një politikan në një tubim apo në një deklaratë për media, nëse thotë diçka për një gazetar, në tentativë për ta diskredituar, më vonë kanë fyer publikisht punonjëait e përmendur mediatik.

Advertisement

Gazetarja Eva Gjakova para të pranishmëve tregoi përvojën e saj, duke u sulmuar si ekip, ndaj u bind që të mos denoncojë në polici nga disa persona.

Institucionet në rastin tonë ishin të shpejta dhe profesionale, nënvizoi ajo, duke thënë se të gjithë duhet të ndhejehn të sigurt duke bërë punën e tyre.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, bëri thirrje që sa më shpejt të raportohet për sulmet ndaj mediave.

Prokurori publik në Prokurorinë Publike të Shkupit, Dejan Petrevski, nga ana tjetër, foli për rëndësinë e ndryshimeve ligjore dhe zbatimin e tyre.

Advertisement

Lajme nga vendi

Zëvendëskryeministri Arben Fetai pret në takim zëvendësdrejtorin e ri të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, Shenasi Toci

Published

on

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka zhvilluar sot një takim me Shenasi Tocin, i cili së fundmi është emëruar zëvendësdrejtor i Byrosë për Zhvillimin e Arsimit.

Gjatë takimit, Fetai ka theksuar angazhimin e plotë të Qeverisë për të arritur ekselencën në sektorin e arsimit, duke investuar vazhdimisht në modernizimin e infrastrukturës shkollore, përditësimin e kurrikulave dhe digjitalizimin e procesit mësimor. Ai ka nënvizuar se një nga prioritetet kryesore mbetet mbështetja për mësuesit, të cilët i konsideroi “zemra e sistemit arsimor”.

Sipas tij, përmes programeve të trajnimit profesional, rritjes së pagave, incentivave dhe mundësive për zhvillimin e aftësive digjitale, synohet krijimi i kushteve që mësuesit të ndihen të vlerësuar dhe të motivuar për të frymëzuar brezat e ardhshëm.

Fetai e përshkroi Shenasi Tocin si një figurë të dëshmuar në fushën e arsimit, me një histori të pasur angazhimi dhe përkushtimi ndaj përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies dhe zhvillimit institucional, duke theksuar se kontributi i tij do të jetë vendimtar për realizimin e vizionit të një arsimi modern, gjithëpërfshirës dhe inovativ.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Revizioni konstaton shkelje të shumta tek N.P Pyjet shtetërore

Published

on

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e raporteve financiare së bashku me revizionin e pajtueshmërisë të Ndërmarrjes Publike për menaxhimin me pyjet shtetërore. Në raport janë konstatuar gjendje, parregullsi dhe mos-harmonizim në punën e ndërmarrjes publike dhe për shkak të rëndësisë së tyre është shprehur opinion i pavolitshëm për realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2023 dhe për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura.

Mjetet biologjike nuk vlerësohen sipas vlerës së tyre objektive, përkatësisht nuk zvogëlohen ose zhvlerësohen për sipërfaqet që ndodhen brenda kufijve të Parkut Nacional të Sharrit dhe janë të rregulluara me plane të veçanta ekonomike pyjore, si dhe sipërfaqet e prekura nga zjarret pyjore në të cilat fondi pyjor është shkatërruar plotësisht.

Në fund të vitit 2023, Ndërmarrja publike ka deklaruar detyrime ndaj Buxhetit të Shtetit për riprodhim të zgjeruar në shumën prej 450.844 mijë denarë përkatësisht 7.307.000 euro, ndërsa për riprodhim të thjeshtë nuk është hapur llogari e veçantë dhe nuk janë paguar mjete në shumën prej 250.186 mijë denarë, përkatësisht 4.055.000 euro. Njëkohësisht ndërmarrja kërkon 164.275 mijë denarë, përkatësiht 2.662.000 euro nga shteti bazuar në pjesëmarrjen në aksionin “Dita e Drurit”.

“Nga revizioni i kryer kemi konstatuar se 95% ose 37.672 mijë denarë nga kërkesat ndaj të punësuarve, rrjedhin nga periudha para vitit 2018 dhe kanë të bëjnë me: mungesa të drurit teknik dhe drurit për ngrohje, avanse të pakthyera, qarkullim ditor të papaguar nga shitjet, shfrytëzimi i shërbimeve katering dhe të tjera. Për shkak të mosmarrjes së masave për arkëtimin e tyre dhe afatit të përgjithshëm të parashkrimit, ekziston pasiguri e madhe që shuma prej 36.460 mijë denarësh përkatësisht 590.920 euro (deri në 5 dhe mbi 5 vite) të mos arkëtohet”, thuhet në raport.zhurnal

Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN: BDI e ktheu MO-në në mjet pasurimi personal dhe mbulim të dështimeve

Published

on

VLEN ka akuzuar BDI-në se për 22 vite në pushtet nuk arriti ta realizojë Marrëveshjen e Ohrit.

“Janë bërë 24 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, dokumenti më i rëndësishëm për barazinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por hija e moszbatimit të saj të plotë vazhdon të rëndojë mbi institucionet shtetërore.
Fajtorin kryesor e dimë të gjithë: BDI, partia nongrata që për 22 vite rresht ishte në pushtet dhe që, në vend se ta kthente Marrëveshjen në realitet, e përdori si flamur elektoral dhe si bankomat për pasurim personal.

Faktet flasin vetë: Në vitin 2013, ish-Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit shpalli tender prej 6 milionë denarësh për një “analizë” mbi zbatimin e marrëveshjes. Fitues, sipas informacioneve, ishte kompania “TAG Komunikacii”, në pronësi të një emri të njohur për afërsinë me BDI-në dhe për pozitën e tij në strukturat shtetërore të kontrolluara nga kjo parti!

Paratë e qytetarëve u shpenzuan për “analiza”, “konferenca” dhe “tribuna”, ndërsa nga ana tjetër krijuan iluzion rreth progresit. Analizat e paguara shtrenjtë rekomandonin masa që BDI nuk i zbatoi kurrë: detyrime ligjore për përfaqësim të drejtë në kompanitë shtetërore, adresim të gjuhës së urrejtjes në Kodin Penal, decentralizim me buxhet konkret dhe zgjidhje të statusit të viktimave të vitit 2001.
Asnjë nga këto nuk u bë realitet sepse për BDI-në, Marrëveshja e Ohrit nuk ishte mjet për barazi, ishte mjet për tendera, pasurim dhe për t’u fshehur pas analizave të sajuara sa herë që dështimet e tyre bëheshin të dukshme”, akuzojnë nga VLEN.

VLEN i bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e propagandës së një partie që për dy dekada e shfrytëzoi amanetin e vitit 2001 për interesa të ngushta personale.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat