Lajme nga vendi
(VIDEO) Taravari nga koalicioni VLEN takim me rininë e Tetovës

Kandidati për president Arben Taravari nga koalicioni VLEN ka realizuar takim me rininë e Tetovës.Ai ka theksuar se me rininë do të debatojë për arsyet se pse shumë prej tyre vendosin që të largohen nga vendi. Taravari është shprehur se poashtu pjesë e programës së tij do të jenë edhe sugjerimet që do të japin rinia.Deklarata Arben Tarvari, kohë më parë zyrtarizoi kandidaturën president të Maqedonisë së Veriut, në koalicion me partitë Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizjen Demokratike të Izet Mexhiti. TV KOHA
Lajme nga vendi
Digjen katër vetura në qendër të Shkupit

Më 27.08.2025, në orën 02:05, në SPB Shkup është raportuar se në territorin e Komunës Qendër është përfshirë nga flakët një veturë “Fiat” me targa të Shkupit, në pronësi të një personi juridik. Nga zjarri janë kapluar edhe veturat tjera: “Chevrolet Aveo” me targa të Ohrit, në pronësi të M.I. (21) nga Ohri, “Fiat Punto” me targa të Shkupit, në pronësi të E.T. (20) nga Shkupi dhe një “Suzuki” me targa të Shkupit, në pronësi të S.M. (54) nga Shkupi.
Zjarri është shuar nga Brigada për Mbrojtje nga Zjarri e Shkupit, ndërsa ekspertiza do të kryhet gjatë ditës.
Lajme nga vendi
Parandalohet kontrabandimi i preparateve për mbrojtje të bimëve, vlera arrin deri në 16 mijë euro

Doganierët në pikën kufitare “Mexhitlia” parandaluan përpjekjen për kontrabandë të një sasie të madhe të produkteve për mbrojtjen e bimëve.
Siç njoftojnë nga Dogana, në orët e hershme të mëngjesit, më 26.08.2025, gjatë një kontrolli të rregullt doganor të një automjeti pasagjerësh Mercedes me targa të Maqedonisë, në të cilin udhëtonte një familje që deklaroi se po kthehej nga pushimet në Turqi dhe mbërriti në hyrje të vendit tonë nëpërmjet Greqisë, doganierët zbuluan 322 shishe me preparate kimike për spërkatje, nga të cilat 300 shishe insekticid Coragen 20 SC dhe 22 shishe fungicid Bellis BASF me vlerë totale prej 16,058.00 eurosh.
“Preparatet ishin të fshehura në disa vende në automjet – në ndarjen e bagazhit pas valixheve me sende personale, në ndarjen e gomës rezervë dhe në sediljet e pasme. Shoferi nuk posedonte leje përkatëse importi, megjithëse mallrat i nënshtrohen një regjimi të veçantë lejesh, i cili nuk garanton sigurinë e produkteve”.
“Mallrat janë ndaluar, automjeti me të cilin janë transportuar është konfiskuar dhe kundër personit do të fillojë procedim penal. Çështja i është transferuar Departamentit të Hetimeve të Sektorit të Kontrollit dhe Hetimeve për veprime të mëtejshme”.
“Përpjekjet e përditshme të oficerëve doganorë në shtypjen e tregtisë së paligjshme dhe kontrabandës janë shumë të rëndësishme me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe parandalimin e kontrabandës së produkteve që janë të dëmshme për shëndetin e qytetarëve”, thonë nga Drejtoria e Doganave.
Lajme nga vendi
MASH: Tekste shkollore për të gjithë nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor

Të gjithë nxënësit do të kenë tekste shkollore në fillim të vitit të ri shkollor edhe atë për të gjitha lëndët, sipas planeve mësimore në klasat përkatëse, informojnë nga MASH.
“Për të dytin vit radhazi, shtypja dhe shpërndarja e teksteve shkollore realizohet me kohë, dhe çdo shkollë do ta marrë tirazhin që e ka kërkuar përmes aplikacionit të veçantë elektronik të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Janë siguruar edhe tekste shkollore për gjuhët e huaja, për herë të parë pas shtatë vitesh gjatë të cilave mungonin, ndërsa mësimdhënësit dhe nxënësit janë detyruar të gjejnë vetë literaturë”, qëndron në kumtesë.
Tekste të reja shkollore me përmbajtje të avancuar janë gjithashtu në dispozicion për klasën e shtatë të arsimit fillor dhe për vitin e parë në arsimin e mesëm gjimnaz, ku fillon zbatimi i programeve të reja mësimore. Mbi 100 tituj të rinj do të jenë të disponueshëm edhe për nxënësit e shkollave të mesme profesionale, informojnë nga MASH.
“Përgatitja, botimi dhe shpërndarja e teksteve shkollore ishte sfidë e madhe në të kaluarën. Kjo çështje është zgjidhur në mënyrë sistematike, me Ligjin e ri për Tekstet Shkollore, në përpilimin e të cilit kanë marrë pjesë të gjithë palët e përfshira – përfshirë edhe autorët, recensentët, por edhe të gjitha shtëpitë botuese në vend”, thuhet në kumtesë.
Siç njofotn Ministria, të gjitha institucionet kompetente, organet dhe trupat që marrin pjesë në procedurën për sigurimin e teksteve shkollore i kanë përmbushur detyrimet e tyre në mënyrë të përpiktë dhe me kohë, për të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpreh mirënjohje dhe bën thirrje që veprimi i përbashkët për të siguruar vazhdimin e arsimimin më të mirë edhe më tej.
Tekstet shkollore janë kusht themelor për procesin edukativo-arsimor më cilësor.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve