Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit shfuqizoi aktgjykimin për rastin “Lidhja Ndërkombëtare, i akuzuar ishte “Boki 13”
Gjykata e Apelit ka shfuqizuar aktgjykimin për “Lidhjen Ndërkombëtare”. Janë pranuar ankesat e Bojan Jovanovskit “Boki 13” dhe babait të tij “Mile Jovanovskit, Jasna Ercegoviq dhe për Hristina Blazhevska të cilët janë të dënuarit e parë.
Gjykata e Apelit poashtu e konfirmoi lirimin nga akuzat për ish-deputeten e LSDM-së, Frosina Remenski.
Në të njëjtën kohë Gjykata e Apelit në Shkup, me vendim ka lënë në fuqi edhe ankesat e personit juridik të “Lidhjes Ndërkombëtare” të cilën Gjykata Penale e detyronte të paguaj një milionë denarë.
Lajme nga vendi
Tërmeti: Profesori qetëson – Sharri po rritet, s`ka nevojë për shqetësime!
Profesori i rregullt I Institutit për Gjeografi, Dr.Ivica Milevski, ka dhënë mesazhe qetësuese duke pohuar se nuk ka hapësirë për shqetësime lidhur me lëkundjet e fundit sizmike në vendin tonë dhe rajon, duke shtuar bëhet fjalë për procese natyrore gjeologjike.
“Asgjë e tmerrshme, Mali Sharr jo I qetë akoma po rritet, madje edhe për disa milimetra (që nuk është edhe pak). Le ta bëjë punën që e ka bërë me miliona vite, pak nga pak, kurse ne mund të pushojmë” – ka shkruar në rrjetet sociale profesori Milevski.
Komenti i tij ka të bëjë me tërmetin e mbrëmshëm me 4.6 sipas Rihterit, me epiqendër në Kosovë, që ishte ndier edhe në pjesë tëv RMV-së, në Tetovë e Shkup.
Lajme nga vendi
Ambasadori i BE-së Rokas, për vizitë në Bogovinë
Vizitën do ta fillojë me takime me kryetarin e komunës Feti Abazi dhe anëtarët e këshillit komunal. Diskutimet do të përqendrohen në përfitimet e anëtarësimit në BE dhe do të theksojnë ndikimin konkret të mbështetjes së BE-së në jetën e përditshme në rajon.
Ambasadori Rokas do të takohet edhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe Këshillin Rinor në Komunën e Bogovinës.
Lajme nga vendi
AUV nuk do të veprojë rreth parashtresave të dërguara në mënyrë anonime
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) i i nformon personat fizikë dhe juridikë se konform nenit 62, paragrafi 3 nga Ligji i ri për mbikëqyrje inspektuese, i cili është në fuqi nga 1 janari i vitit 2026, shërbimet inspektuese të AUV nuk do të veprojnë rreth nismave të parashtruara në mënyrë anonime për zbatimin e mbikëqyrjes inspektuese për çështje nga fushëveprimi i punës së institucionit.
“Veprimet e ndërmarra mbi iniciativat e paraqitura në mënyrë të rregullt do të kryhen në përputhje me Procedurën për veprim mbi iniciativat për mbikëqyrjen inspektuese të AUV-së. Iniciativa mund të dorëzohet drejtpërdrejt te AUV përmes formularit të kontaktit DORËZO ANKESË të publikuar në ueb faqen e Agjencisë (https://fva.gov.mk/mk/contact/podnesete_predstavka), në mënyrë elektronike në info@fva.gov.mk, pretstavki@fva.gov.mk, si dhe personalisht në secilën njësi rajonale të AUV-së, në një formular të përshtatshëm për dorëzimin e iniciativave”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Nisma detyrimisht duhet të përmbajë emër të inspeksionit deru ku dorëzohet, emër, mbiemrë dhe adresë së parashtruesit, gjegjësisht emër dhe adresë të parashtruesit, përfaqësues ligjor ose autorizues nëse ka, përshkrim të shkurtër të shkeljes dhe emërimit të subjektit ndaj të cilit kërkohet kryerje e mbikëryqrjes inspektuese
Nëse iniciativa e paraqitur është e paplotë ose e paqartë, ajo do t’i kthehet paraqitësit, i cili duhet ta specifikojë/plotësojë atë brenda një periudhe jo më të gjatë se 7 ditë. Nëse paraqitësi nuk e plotëson iniciativën brenda periudhës së caktuar, ajo do të konsiderohet e tërhequr.

