Lajme nga vendi
Vettingu, kusht për qeverinë e re/Fronti Europian: Pa vetting, nuk ka progres në luftën ndaj korrupsionit
Fronti Europian si kusht për formim të koalicionit qeveritar ka vendosur edhe vettingun për bartësit e funksioneve publike, përcjell TV21. Siç thotë deputetja Arta Bilalli Zendeli, vetingu nevojitet për pushtetin ligjvënës, për eksekutivin, në gjyqësor, por edhe për çdo funksion tjetër në sektorin publik, në nivel qendror dhe lokal, për persona të zgjedhur ose të emëruar. Tha se nuk do të ketë aspak tolerancë dhe kompromis në luftën kundër korrupsionit.
“Pa vënien në lëvizje të një mekanizmi efikas dhe të një skaneri objektiv të pastërtisë së figurave që marrin përgjegjësi publike, siç është vettingu, nuk mund të arrihet progres optimal në përballjen me krimin dhe korrupsionin. Sundimi i ligjit, drejtësia dhe qeverisja e mirë garantojnë lojalitet dhe përgjegjësi të njëjtë për çdo qytetar para ligjit”, theksoi Arta Bilalli Zendeli – Fronti Europian.
Lajme nga vendi
53 emigrantë të vdekur pas përmbysjes së një barke në brigjet e Libisë, mes tyre edhe dy foshnje
Lajme nga vendi
Ali Ahmeti: Mbështetje për Marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt në Prishtinë
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka pritur sot drejtuesit e iniciativës “Liria ka emër”, znj. Eliza Hoxha dhe z. Ismail Tasholli, me të cilët ka diskutuar për organizimin e Marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.
Ahmeti theksoi se ky marsh paraqet një thirrje qytetare për drejtësi dhe dinjitet, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes për drejtësinë e luftës çlirimtare dhe për kthimin sa më të shpejtë të çlirimtarëve në shtëpi.
Sipas tij, kjo mbështetje është një mesazh i qartë i unitetit kombëtar dhe i dinjitetit, duke riafirmuar vlerat e lirisë dhe sakrificës.
“Drejtësi. Dinjitet. Liri.”, përfundon mesazhi i Ahmetit, duke mbështetur nismën #LiriaKaEmer. (INA)
Lajme nga vendi
PROVIMI I JURISPRUDENCËS NË SHQIP, MICKOSKI U JEP FUND POLEMIKAVE
Studentët shqiptarë do e mbajnë në gjuhën shqipe provimin e jurispodencës, thotë nënkryetari i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu. Ai thekson se pajtohet plotësisht me deklarimet e Kryeministrit Hritjan Mickoski, që studentët që duan t’i testojnë njohuritë e tyre juridike në gjuhën shqipe, mund ta bëjnë të njëjtën me një kërkesë të thjeshtë. Sejdiu thotë se kërkesa është e vonuar pasi që e njëjta është dashur të bëhet më herët.
Blerim Sejdiu – Nënkryetar i Lëvizjes Besa shton se më herë nuk ka pasur vullnet politik për të bërë një gjë të tillë, ndërsa me ardhjen e VLEN në Qeveri po bëhet realitet edhe kjo kërkesë e studentëve shqiptarë.
Ditë më parë, zv/kryeministri Bekim Sali tha se ligji ka një problem dhe se duhet të korigjohet dhe qartësohet.
Bekim Sali – Zv/kryeministër Por vetëm dy ditë më vonë, të shtunën që lam pas, i pyetur për kërkesën e studentëve shqiptar që provimi i jurispodencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, Kryeministri i vendit Hristjan Mickoskit tha se ligji është i qartë dhe preciz.
Hristjan Mickoski – Kryeministër“Ligji për gjuhët është i qartë, nëse dikush kërkon që të testohet në gjuhën shqipe, duhet që t’i mundësohet”
Aleanca për Shqipëtarët e Ziadin Selës sot kërkoi që ministri i Drejtësisë Igor Fillkov të jep dorëheqje. Thonë që provimi i jurisprodencës për studentët e fakulteteve të juridikut të mbahet në gjuhën shqipe.
“Kryeministri Hristian Mickoski sot konfirmoi dy fakte të pamohueshme e të cilat shumë vartës të tij tentonin t’i mohojnë ose manipulojnë. Juristët e rinj shqiptarë kanë të drejtë që provimin e jurispodencës ta mbajnë në gjuhën shqipe, ndërsa për refuzimin e deritanishëm dhe shkeljen e kësaj të drejtë, ministri i drejtësisë duhet të shkarkohet pasi ka shkelur edhe ligjet edhe vetë Kushtetutën si aktin më të lartë juridik në vend. Fakti i dytë që ne e kemi mbrojtur vazhdimisht duke besuar në përkushtimin tonë dhe në drejtësi, është se me ndryshimet e vitit 2018 të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, që ishte kusht i ASH për Qeveri asokohe, gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në gjithë vendin dhe në nivel qëndror”, thuhet në reagimin e ASH-së.
Edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali përmes një postimi në Fejsbuk, ka përgëzuar studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut në kërkesën e tyre për dhënie të provimit të jurisprodencës në gjuhën shqipe.
“Përgëzojmë studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut për angazhimin qytetar dhe mënyrën demokratike me të cilën kanë artikuluar kërkesën e tyre për përdorimin e gjuhës shqipe në përputhje me të drejtat e garantuara nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi. Vlerësojmë gjithashtu gatishmërinë e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht kryeministrit Mickoski dhe zëvendëskryeministrit Sali, për ta trajtuar këtë çështje me seriozitet dhe në përputhje me Kushtetutën dhe kuadrin ligjor të vendit”, shkruan Spiropali.
Shqetësimet e studentëve shqiptarë i bëri alarmante fillimisht Ambasadori Denion Meidani i cili tha se kërkesat e tyre i ka adresuar në instancat relevante. Ai madje filloi edhe fushatë me moton “Fol shqip o taj”.
I gjithë ky debat filloi kur 385 studentë shqiptarë nga tre fakultete të juridikut në Maqedoninë e Veriut përmes një peticioni kërkuan nga institucionet që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, në gjuhën në të cilën i kryejnë studimet, pasi siç thonë, u takon me ligj. Peticioni u dorëzuar te Ministra e Drejtësisë, Agjencinë për Zbatimin e Gjuhëve, Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, kryetari i Kuvendit dhe zëvendëskryeministri i parë.

